Tasim Aliaj: Koço Plaku, për mua ishte një gjeni i gjeologjisë, Lipe Naçi korrekt

953
Sigal

INTERVISTA/ Flet shrimtari dhe satiristi Tasim Aliaj: Për shkollën e lartë i shkrova letër Enver Hoxhës

Një njeri që të bën përshtypje me zërin e tij metalik, por kryesisht me llullën e tij të bukur që se heq kurrë nga goja. Atë llullë e ka mike të sinqertë në gjithë rrugëtimet e jetës. S’mund ta lejë kurrë në shtëpi, por dhe i jep një kënaqësi të veçantë. Me origjinë nga krahina e Labërisë, por rritur në Fier. Por asnjëherë si ka harruar traditat e krahinës nga është, por duke respektuar dhe traditat e fierakëve që i hapën dyert e shtëpisë familjes së tij në kohën e luftës. Në vitet e shkollës vizatonte portretin e Enver Hoxhës, pasi kishte talent për pikturë. Kur mbaroi Shkollën e Mesme Ekonomike filloi bashkëpunimet me revistën “Hosteni” dhe më vonë u bë dhe pjesëtar i redaksisë së saj. Por puna e tij vazhdon në Fier, ku  ai veçon punën në Kuçovë, pastaj në  kooperativën e Vrapit, ku puna e tij si ekonomist ra në sy. Pikërisht për të shkuar në shkollën e lartë u desh vetë ndërhyrja e Enver Hoxhës. Ai flet me respekt për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, si një institucion i rëndësishëm ku PPSH bënte shumë kujdes.

 Jeni me origjinë nga Labëria, por jeni rritur në Fier, çfarë keni marrë me vete nga Labëria?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf