Takimi i partizanes së ‘vdekur’ Sofi me ish-të dashurin në Tiranë pas 3 dekadash

820
Sigal

EKSKLUZIVE/Rrëfim i 65-vjeçarit Bizhga: Ju rrëfej historinë e patreguar të tim eti, Avdul Bizhgës

Bashkë me Sofinë, erdhi në Shqipëri dhe bashkëshorti, mjeku austriak që i shpëtoi jetën në luftë

(Vijon nga numri i kaluar)

Kanë kaluar gati 3 dekada nga përfundimi i luftës, e Avdul Bizhga, komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës së Pestë, vazhdonte jetën e tij në kryeqytet, Tiranë. Kishte vënë ‘gurin e dhimbjes’ në zemër për të dashurën e tij të rinisë, partizanen Sofia të vrarë në betejën e  ashpër në rrethinat e Sanxhakut… Ishte martuar, kishte lindur e po rriste tre fëmijë… Atë ditë korriku të vitit 1972, kishte dalë në punë si çdo ditë tjetër e po kontrollonte mbarëvajtjen e aktivitetit në njësitë tregtare të Hozrashotit nr .1 të ushqimit social në Tiranë, të cilën ai e drejtonte. Teksa po pinte një kafe në lokalin e njohur aty ku sot është Muzeu Kombëtar (në cep të tij e përballë Pallatit të Kulturës), i tërheq vëmendjen një tavolinë, ku bashkëbisedonin disa klientë (burra e gra), që nisur nga veshja, ishin nga jugu i vendit. Nga ajo tavolinë, ngrihet një grua e gjatë, bionde dhe e bukur e drejtohet në tavolinën ku rrinte Avduli.. Shikohen sy në sy, e disa çaste rrinë pa folur. ‘Ju jeni Avdul Bizhga! Jam Sofia e batalionit të dytë… Jam gjallë Avdul, jam gjallë!”… Përqafime, lot malli pa pushim, e dhimbje… Kishte ndodhur mrekullia…. Sofia e vrarë në luftën në Sanxhak, ishte ringjallur…. Po si është e vërteta e kësaj historie të rrallë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print