Sulejman Tomçini/ Kur sillnim eshtrat e Vaso Pashës në Atdhe

920
Në vitin 1978 qeveria komuniste, në kuadrin e kremtimit me sa më madhështi të 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më ngarkoi të ndiqja mundësinë e tërheqjes së eshtrave të patriotit të madh të Rilindjes, Vaso Pashës, vdekur në Liban në vitin 1892 dhe varrosur në “ Varrezën e Pashallarëve”, në lagjen Hazimie në Bejrut. Ai qe emëruar guvernator i Malit të Libanit, zonë e banuar nga popullsi katolike maronite në vitin 1883, i cili, në bazë të një marrëveshjeje, të garantuar nga shtetet e mëdha të kohës, gëzonte një status special dhe, në këtë kuadër, edhe qeverisjen nga një guvernator katolik, shtetas i Turqisë. Në atë kohe unë kisha rreth një vit që ushtroja detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit dhe mbuloja si jorezident edhe disa vende të tjera arabe si Libanin, Sirinë, vendet e Gjirit dhe dy Jemenët (se atëherë Jemeni kishte dy shtete: të Veriut me kryeqytet Sanën dhe të Jugut me kryeqytet Adenin). Kështu që, në kuadër të kursimit të buxhetit, unë koordinova çështjen e tërheqjes së eshtrave me atë të paraqitjes së letrave kredenciale në Liban, Siri dhe Jemenin e Veriut. Më 3 maj 1978 i paraqita letrat kredenciale presidentit të Republikës Arabe të Jemenit, Ahmed Husein Al-Gashmiu, më 9 maj ia paraqita ato presidentit të Republikës së Libanit, Ilias Sarkis, dhe më 16 maj presidentit të Republikës Arabe të Sirisë, Hafëz Al-Asad. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal