Stiljan Dedja: Të mos shpërqëndrojmë vëmendjen nga problemi Çam

799
Sigal

Të mos shpërqendrojnë vëmendjen nga PROBLEMI ÇAM

Problemi Çam është një një ndër problemet më të mëdha, dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar, sepse siç dihet kjo pjesë e madhe e territorit jugor shqiptar iu shkëput me forcë Shqipërisë në bazë të Konferencës së Londrës më 1913 dhe iu dha Greqisë, dhe pikërisht këtu nis gjenocidi grek kundër shqiptarëve të Çamërisë. Gjenocidi Çam, i cili fillon masivisht, më 17 qershor 1944, është një masakër e vërtetë shpërnguljeje me forcë e kësaj popullsie shqipfolëse nga territori i saj me arsyetime qesharake dhe me të pavërteta historike Në këtë gjenocid nuk u përfshinë vetëm myslimanët shqiptarë të Çamërisë, por edhe familje shqiptare ortodokse të cilët refuzuan të asimiloheshin nga kisha ortodokse greke. Por Shqipëria po përjeton sot një destabilizim politik artificial të shkaktuar nga politikanë të papërgjegjshëm të vendit. Vendi është përfshirë nga revolta të dhunshme, të cilat kanë shpërqendruar vëmendjen nga problemet kryesore që sot ka Shqipëria. Krahas problemeve të rëndësishme që ka sot vendi dhe kombi shqiptar, është edhe ai Çam. Ngjarje të tilla destabilizuese që po ndodhin sot, po shpërqendrojnë vëmendjen nga kjo çështje shumë e rëndësishëm e kombit shqiptar, sepse duke u fokusuar te protestat ne harrojmë dhe lëmë mbas dore një problem kaq madhor si ky, i cili patjetër kërkon një vëmendje dhe një përkushtim të vazhdueshëm. Çështja çame nuk është një problem i dorës së dytë, dhe për zgjidhjen e tij nuk mund të punohet me fushata, sa herë që na kujtohet që kemi një Çamëri. Krahas interesimit për zgjidhjen e problemeve shumë të rëndësishme që ne kemi sot si ai i grevës së opozitës apo plotësimi i kushteve për pranimin për hapjen e negociatave me bashkimin evropian, duhet të vazhdohet puna e bërë gjatë gjithë këtyre viteve për zgjidhjen e kësaj çështje shumë të rëndësishme të kombit shqiptar. Duhet patjetër të arrijmë qëllimin që dëbimi masiv i shqiptarëve çam myslimanë nga territoret e tyre nga klanet shoviniste greke, të cilësohet me të drejtë gjenocid i popullsisë çame. Në fakt në dhjetor 1995 në bazë të vendimeve të “organizatës së popujve”dhe” kombeve të papërfaqësuara” do të lejohej rikthimi në trojet e tyre i popullit të Çamërisë, si dhe do të realizohej zgjidhja përfundimtare e të drejtave të tij, por shteti grek edhe sot akoma nuk ka pranuar gjenocidin Çam dhe nuk pranon të zbatojë këtë vendim. Kjo situatë çekuilibri politik në Shqipëri shkon për shtat klaneve shoviniste greke dhe qeverisë greke, të cilët duan ta shtyjnë sa të jetë e mundur problemin Çam. Kjo kohë për ta është një kohë e artë sepse ato mendojnë se ky problem ka ngecur në vend, dhe do të mund të zgjatet pambarimisht. Detyra kryesore për zgjidhje i takon qeverisë shqiptare, por edhe partisë PDIU e cila nuk duhet të ketë prioritet përkrahjen e grevës së opozitës, por atë të përkrahjes së objektivit të saj madhor, atë të zgjidhjes së problemit Çam. Me çfarë po shohim kjo parti e cila u krijua për këtë qëllim, nuk po merret siç duhet me këtë problem. Kjo parti ka ngecur, dhe nuk po punon siç duhet për të propaganduar fort në Evropë dhe në Amerikë çështjen çame si një gjenocide i pastër etnik. Grekët tani po fërkojnë duart për situatën në Shqipëri, duke shpresuar të mos e dëgjojnë edhe për një farë kohe emrin Çamëri. Po ku janë shqiptarët dhe çamët e vërtetë që prindërit e tyre na kanë treguar për ngjarje të kobshme të vrasjes së fëmijëve nga barku i nënave nga shovinistët grekë? Në asnjë moment nuk duhet ta harrojmë Çamërinë, apo më keq akoma, të ulim zërin në moment të caktuara, duke mos qenë të vendosur në luftën që duhet të bëjmë për Çamëri. Asnjë moment hutimi nuk na lejohet pasi ky problem është zgjatur dhe stërzgjatur pambarim. Problemi i shpalljes dhe njohjes nga Amerika dhe Evropa si gjenocidi popullsisë çame, është një moment imediat dhe nuk kërkon moment stopimi dhe shpërqendrimi. PDIU si parti nuk rritet dhe forcohet duke pasur si prioritet kryesor të bëhet aleate me këtë apo me atë parti, por ajo forcohet dhe rritet duke luftuar fort çdo ditë dhe çdo moment për plotësimin e amanetit të prindërve çam të përzënë me forcë nga trojet e tyre. Kjo parti duhet të arrijë rezultate konkrete në përpjekjet e saj për shpalljen dhe njohjen nga të gjithë si “gjenocidi çam”. Stiljan Dedja