Stavri Kristo: Thirrja urgjente e Nexhmije Hoxhës për tu paraqitur në Tiranë

748
Sigal

Kujtimet e gazetarit Stavri Kristo:

Gjithmonë e më shpesh them me vete se ato tetë vitet e qëndrimit tim në Bashkimin Sovjetik kanë qenë për mua si vizita e doktor Faustit të Gëtes në kantierin ku ngrihej diga për të mbrojtur tokat e Vendeve të Ulëta nga uji i detit: “O çast ndalu, ti je i mrekullueshëm!” i tha ai skenës së punës krijuese, duke gjetur atje kuptimin e vetë jetës… Atje, pra, në vendin e sovjetëve, mësova se jeta merr vlerat e saj të vërteta në aliazh me punën, krijimtarinë dhe se gjithë historia njerëzore, qytetërimi, krijimi i kulturës, artit, teknologjisë së lartë, s’janë veçse fryt i përpjekjeve të njeriut për t’u larguar nga bota shtazore me punë dhe nëpërmjet saj. Kësisoj, duke e parë punën si burimin e vetëm të të mirave materiale dhe shpirtërore, mu bë zakon ta kem atë si qëllimin kryesor në jetë, t’i falem asaj, si Zotit: Nder e lavdi Ty, o krijuese e njeriut dhe qytetërimit njerëzor!

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf