Stavri Kristo: Letër e Hapur e shokut Enver Hoxha, sekretar i parë i KQ të PPSH, na drejtohej neve

775
Sigal

KUJTIMET E gazetarit Stavri Kristo

-Në ambasadën shqiptare në Moskë  në mbledhjen e grup-organizatës mes përgjuesve të fshehtë

-vijon nga e shtuna-

“Nesër, në orën pesë pasdite, na tha Kristoja, me sytë përdhe, do të vemi në Ambasadë. Kemi mbledhjen e grup-organizatës, ku do të njihemi me një material të rëndësishëm partie… Dakord?”. Që të tre buzëqeshëm, duke ngritur supet: “Pyetje është kjo?! Sigurisht që jemi dakord! Në këtë situate që jemi, ne mezi po e presim fjalën e udhëheqjes së Partisë…”

“Tani ikim se mos biem në sy për keq”, tha Kristoja dhe, vetë, i pari, paksa i kërrusur e kokulur, u fut në dhomën e punës.

Të nesërmen, kur shkuam në Ambasadë, mora vesh se i deleguar në grup-organizatën tonë do të ishte vetë ambasadori, shoku Nesti Nase. Ai erdhi disa minuta pasi ishim mbledhur dhe, pa na thënë asnjë fjalë, me një buzëqeshje të ngrirë, na shtrëngoi dorën njërit pas tjetrit në heshtje dhe shkoi drejt e te radioja, që ishte në krah të djathtë të tavolinës ku kishim zënë vend ne. E ndezi, e la në një stacion kot, sa për të bërë zhurmë dhe, pasi na u afrua, me një zë shumë të ulët, belbëzoi: “Ç’të bëjmë, jemi të detyruar… Këta “miqtë tanë” kanë filluar të na përgjojnë… Prandaj, vazhdoi me të njëjtin ton, vendosëm të mos e lexojmë materialin me zë, e kemi shumëfishuar dhe ta lexojë secili për vete…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf