Stavri Kristo: Hrushovi i tha Enverit duhet të normalizoni marrëdhëniet me Jugosllavinë.

846
Sigal

KUJTIMET E gazetarit Stavri Kristo

-vijon nga dje-

Është fjala për datën 17 prill 1957, kur në përfundim të bisedimeve të gjata dhe të vështira midis dy delegacioneve (ato ditë kishte ardhur në Moskë gjithë Byroja Politike e PPSH e kryesuar nga Enver Hoxha), u nënshkrua deklarata e përbashkët sovjeto-shqiptare, sipas së cilës, Bashkimi Sovjetik i falte Shqipërisë të gjitha borxhet, që arrinin një shumë prej 442 milionë rublash (një rubël asokohe ishte, sipas kursit zyrtar, e barabartë me 12 lek), duke i dhënë një kredi të re prej 31 milionë rublash që do të ndihmonte për të hequr sistemin e triskëtimit. (Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend i kampit socialist, ku ky sistem mbahej ende, pasi kishte vështirësi të mëdha në furnizimin e popullit me sende ushqimore dhe mallra të konsumit të gjerë). Në mëngjes, pra, pas nënshkrimit, “shpërthyen rrezet e ngrohta të diellit pranveror”, pjesëmarrësit u përqafuan dhe u puthën vëllazërisht, ndërsa, në mbrëmje, në pritjen zyrtare diplomatike që u dha me ketë rast, Hrushovi, faqe të gjithëve, “e shtrëngoi mengenenë” dhe i lexoi Enverit “një leksion të tërë për ato çka priste prej tij”, ose më mirë të themi, i bëri një dush të ftohtë, duke i përmendur disa nga “zullumet” dhe duke i kërkuar me këmbëngulje që të hiqte dorë një herë e përgjithmonë nga stalinizmi dhe të zbatonte plotësisht dhe pa rezerva vendimet e Kongresit të XX-të…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf