Spiro J. Koleka dhe fati tragjik i atdheut- Jorgo Koleka, mik i ngushtë më Abdyl Frashërin dhe Naim Frashërin

741

Në brigjet e Jonit, në krahinën e Himarës, në rrëzë të malit Mjegullosh ndodhet fshati Vuno me arkitekturën e tij të mahnitshme, që dëshmon kulturën e hershme e të re të këtij vendbanimi, përmendur nga mjaft autorë vendas si: Myzafer Korkuti, Neritan Ceka, Emin Riza, Kristo Frashëri, Rami Memushaj, Spiro Rusha, Natasha Sotiri, Minella Totoni, Moikom Zeqo, Aleko Rrapaj, Janko Pali, Petro Marko, Priamo Bollano, Foto Bixhili, Jano Koçi, Ilir Gjipali dhe udhëtarë e studiues të huaj si: Martin Lik, Hobbaus, Ami Bue, Hamond, Pukëvili, Henri Holland, Eduard Lir, Ugolini etj., për trashëgiminë e tij historike, kulturore, zakonore dhe banesat e tipit kullë, që shprehin një qytetërim të veçantë. Qysh në regjistrin turk të Halil Inalçikut, 1431, ky vendbanim shënohet me 22 familje, ndërsa në vitin 1583 regjistrohen 100 familje. Ajo që të tërheq më tepër vëmendjen në Vuno është kisha e Shën Mërisë në qendër të fshatit, shtëpia kullë e kapedanit Odhise Kasneci, kisha e Shën Gjon Pagëzorit (1785), manastiri i Shën Spiridhonit (1784), si dhe kisha e Shën Mëhillit (1783).
Ndërtesat e veçanta

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf