Sot 98 vjet nga shpallja e krahinës autonome të Korçës

827
Sigal

U themelua më 10 dhjetor 1916. Si hyri ushtria franceze në Korçë, çfarë ndodhi me ushtrinë e Venizellos. Gjithë detajet nga dita e parë deri te shpallja e krahinës autonome

 “Ishte dit’ e dielë, 22 tetor 1916, shkruante “Gazeta e Korçës”, një dëborë kishte zbardhur tërë faqen e kazasë së Korçës, kur pasdarke hyri në Korçë ushtria franceze. Ishte i pari regjiment i kalorësve të gjatorëve të Afrikës, nën komandën e kolonel De Burnazel, i cili pasi zaptoi gjysmën e katundarisë, (bashkisë së Korçës), dhe vuri karakoll atje, deklaroi që erdhi të shkelë Korçën në emër të kryekomandantit të ushtrisë aleate dhe urdhëroi komandarë dhe prefektin grek të Korçës të xbrazin qytetnë, dyke larguar ushtrinë, (të 42 regjiment grek), si dhe xhandarmërinë, mbretëroren, drejtim për në Janinë; të paktët ushtarë venizelistë mund të drejtoheshin për në Selanik ose mund të rrinin të prisnin në Korçë. Sa për nëpunësit grekër, mbretërorë, komandanti frëng pas udhëheqjet e Venizelos ndaloi për të ikur në Athinë dyke pandehur që do shtrëngoheshin të ktheheshin venizelistë dhe të mbeteshin në Korçë; po u gënjye. Kështu u ngrys e diela e 22 tetorit 1916 dhe populli i Korçës e kuptoi që qeveria greke po ngriheshe megjithsej nga Korça, dhe çështja ishte, çfarë lloj qeverie do ta zinte vendin e saj… Me një fjalë, Korça ndodheshe në rrezik, buzë prishjes; gjë e tmerruar dhe e keqe për të gjithë po thua, po jo dhe për ata të paktit që kuptonin nevojat ushtarake dhe kishin hyrë brenda në të fshehtat të politikës ballkanike dhe më tepër shqiptare”. Kështu shkruante “Gazeta e Korçës”, e datës 16 nëntor 1920 dhe e ditëve në vijim, e cila po i sillte ngjarjet e vitit 1916 në formën e kujtimeve. Autoritetet mbretërore greke të Korçës, dyke kuptuar që prej kohe të ardhurit e afërm të francezëve, kishin marrë tërë masat e duhura që me kohë.

Përgatiti Vepror Hasani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf