“Skënderbegasit ndër vite…”, enciklopedi për një shkollë elitare e nxënësit e mrekullueshëm të saj

890
Autorët e librit
Kujtim Boriçi
Maksim Fejzulla

Vlera dokumentare dhe historike që ka ky libër për një nga shkollat elitare jo vetëm në Shqipëri, në Ballkan e më gjerë që ka qenë nga më cilësoret dhe që ka nxjerrë personalitete të njohura në të gjitha fushat.
Nga historia e shkollës Ushtarake “Skënderbej” ndër vite e dekada
Duke filluar nga sot Gazeta Telegraf do të botojë një numër të madhë me kujtime,dëshmi ,ngjarje, emra të Shkollës së lavdishme Skënderbej. Në këto shkrime do jenë personazhe, heronj, dëshmorë dhe personalitete të pushkës,penës,dijes dhe politikës që kanë dalë nga bankat e kësaj shkole. Një falënderim special për dy miq me vlera Maksim Fejzulla, Kujtim Boriçi që ringjallën kujtimet dhe historin e kësaj shkolle e cila është shkruar me gjak dhe sakrifica në shërbim të atdheut, popullit dhe mbrojtjs së Kombit Shqiptar. Si familje dëshmorësh të LANCC dhe ushtarakësh kamë kënaqsinë dhe nderin të promovoj Skënderbegasit, këtë plejadë të lavdishme të historisë së popullit shqiptar. Ëngjëll Musai Drejtori i “Telegraf” 
1-Shkolla Ushtarake “Skënderbej”, një histori e shkurtër nga pikënisja, deri në mbylljen e saj
Referuar dokumenteve zyrtare, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” ka si datë zyrtare të hapjes së saj 28 marsin e vitit 1945 dhe si datë të mbylljes së saj më 25 gusht të vitit 1992. Por në fakt, udhëzimi për hapjen e kësaj shkolle është piketuar menjëherë pas çlirimit të vendit, përkatësisht që në ditët e para të muajit dhjetor të vitit 1944, nëpërmjet një urdhri (Udhëzimi) të firmosur nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ky urdhër mbanë datën 8 dhjetor 1944 dhe është firmosur nga Gjeneralkolonel Enver Hoxha. Ja çfarë thuhet në këtë dokument zyrtar: “Udhëzim drejtuar Shtabit të Korparmatës së I për t’i hequr nga ushtria partizanët në moshë të vogël dhe për t’i dërguar në shkollë. Dt: 8 dhjetor 1944. Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare/ Shtabit të Korpusit të I/Tiranë: Në rreshtat e ushtrisë sonë ndodhen mjaft partizanë me moshë prej 12 deri në 15 vjeç, të cilët kanë luftuar së bashkime shokët e tyre të madhej. Meqenëse për së shpejti çelen shkollat dhe duke marrë parasysh se ajo kategori ka nevojë më shumë se kushdo për arsim, kjo komandë ka vendosur që t’i heqë nga ushtria dhe të interesohet t’i vendosë nëpër shkolla të ndryshme sipas gjendjes arsimore të secilit. Prandaj do të na paraqitni urgjentisht listat e partizaneve dhe partizanëve që përfshijnë kategorinë e mësipërme duke shënuar në të: emrin e mbiemrin, moshën, vendin e lindjes e të banimit, repartin ku bën pjesë, vjetërsinë si partizan, shkollën që ka bërë, ku, çfarë shkolle, sa klasa, kur është larguar nga shkolla dhe për ç’arsye. Për ata që s’kanë bërë shkollë do të shënohet nëse kanë marrë pjesë në kurse analfabetizmi dhe në ç’gradë janë (kulturë) ose nëse janë krejt analfabetë. Listat e përpiluara me kujdes do të na paraqiten sa më parë, sipas reparteve që i dërgojnë, pa pritur që të vijnë të gjithë për t’i dërguar. 
-Shumica e luftëtarëve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare me moshë të vogël prej 12 deri në 15 vjeç u grumbulluan në Shkollën ‘Skënderbej’, e cila u çel më 28 mars 1945.

Vdekje fashizmit-Liri popullit. 
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare
Gjeneralkolonel Enver Hoxha

Ndërsa mbyllja e Shkollës Ushtarake “Skënderbej” u bë me vendim të qeverisë së kohës në gusht të vitit 1994. Ja urdhri për këtë vendim: “Republika e Shqipërisë/ Shkolla Ushtarake “Skënderbej”/ Nr.127. Regj. Sekret. Tiranë, më 25.8.1992./URDHËR PËR MBYLLJEN E AKTIVITETIT TË SHKOLLËS “SKËNDERBEJ”/. Për të gjetur zbatim të plotë sipas afateve, Vendimi Nr. 3, datë 14.8.1992 i Këshillit të Mbrojtjes dhe Urdhri Nr. 159 datë 17.8.1992 të Ministrit të Mbrojtjes “Për mbylljen e Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’,
URDHËROJ: 
1-Brenda datës 18.8.1992, të merren në ruajtje ambientet e shkollës nga truproja e Reparti Ushtarak Nr 2350 në Tiranë. 
2-Sektori i prapavijës dhe dega mësimore e shkollës të verifikojnë gjendjen fizike të ambienteve, kabineteve, laboratorëve dhe bazës tjetër materiale teknike dhe të dërgoj në Ministri, në Drejtorinë e Logjistikës, evidencën e materialeve.
2-Shefi i personelit, i financave dhe dega mësimore të përgatisin dokumentacionin shkollor(dëftesat, etj,) dhe trajtimin financiar për skënderbegasit dhe brenda datës 10 shtator t’i dërgojnë ato pranë degëve ushtarake të rretheve.
4-Shefi i personelit dhe financës, brenda datës 19.8.1992 të dërgojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtorinë e Personelit dhe Organizimit, listën e kuadrove ushtarakë sipas specialiteteve dhe deri në datën 15.9.1992, të përgatitet dokumentacioni për daljen në asistencë të personelit mësimdhënës dhe punonjësve civilë të shkollës.
5-Ky urdhër të punohet me të gjithë efektivin e shkollës brenda datës 17.8.1992
6-Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri ngarkohet shefi i degës mësimore dhe shefat e shërbimeve sipas përkatësisë.
KOMANDANTI/ Kolonel Petrit Malaj (Firma, vula). (Burimi: Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë; ‘ 
Nga matura në maturë, Shkolla Ushtarake “Skënderbej” në 7 dekada histori
(Kujtime)
Skënder Bulku, debatikasi dhe skënderbegasi i parë i vitit 1945
Skënder Bulku lindi më 28 janar të vitit 1932 në qytetin e Tiranës në një familje me tradita të hershme atdhetare. Skënderi, në moshën 12 vjeçare merr pjesë aktive në organizatën DEBATIK (Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Ideve Komuniste). Si debatikas është aktivizuar në detyra të ndryshme duke u udhëhequr nga shokët e njësitit gueril të lagjes 5 si Hysen Hyka, Riza Bulku (Xakja) etj… Veprimtaria e tij në këtë periudhë ishte: Shpërndarje e afishim traktesh, lëvizje e materialeve luftarake nga njëra bazë në tjetrën, fshehje armësh dhe sendesh të posaçme në oborrin e shtëpisë së tij, transportim me karrocë dore e biçikletë të armëve, ushqimeve e veshmbathjeve në bazat e luftës, të cilat niseshin nga shokët e njësitit gueril për në mal tek partizanët.

Pas çlirimit të vendit, Skënderi vazhdon aktivitetin e tij si i deleguar i Komitëtit të Rinisë Komuniste të Tiranës në shkollat “Kristoforidhi” dhe “Naim Frashëri”. 

Në vitet 1946-1951 vazhdon studimet në shkollën “Skënderbej” dhe më pas në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Në vitin 1951 titullohet oficer aktiv në armën e Artilerisë Kundërajrore dhe emërohet në repartin Nr. 3700 në Tiranë. Pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik emërohet Specialist I AKA në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Më pas caktohet në detyrën e komandantit të MKA në Br. 5. Me përfundimin e Akademisë Ushtarake “Mehmet Shehu” në Tiranë, caktohet komandant i Regjimentit Kundër Ajror në Gjirokastër dhe më pas në Cërrik. Në vitin 1985 është specialist i MKA në Divizionin e V-të në Tiranë dhe në vitin 1987 del në pension. Pas pensionit organizohet dhe kontribuon në strukturat e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Ai është martuar me shoqen e jetës Ardita në vitin 1957 dhe lindën dy vajza, Raimonda dhe Venera Bulku. Është vlerësuar me shumë medalje
210-Skënderbegasi Petrit Mamaj, komandanti
i fundit i Shkollës Ushtarake “Skënderbej”
Petrit Mamaj, është një nga ushtarakët e njohur të vendit, njëkohësisht studiues i historisë ushtarake, Doktor i shkencave. Por ai njëkohësisht, është komandanti i fundit i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, që për fat të keq, mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave në vitin 1992, ka firmosur mbylljen e kësaj shkolle të njohur. Petrit Mamaj lindi në Bolenë të Vlorës më 4 shtator të vitit 1947. Shkollën 7-vjeçare e kreu në Tiranë, më pas ndoqi shkollën e mesme Ushtarake “Skënderbej”, përkatësisht në vitet 1961-1965. Pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve në vitin 1967, në profilin e artilerisë tokësore, ai titullohet oficer aktiv dhe nis karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura. Më pas ai vazhdoi Akademinë Ushtarake në Tiranë në vitet 1981-1983. Më pas përfundoi edhe studimet e larta për Histori-Gjeografi në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe Shkollën e Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë. Në vitin 1987 bëri kualifikim pasuniversitar. Gjatë karrierës ushtarake ka qenë drejtues në nënreparte, reparte dhe njësinë e Kukësit. Në vitet 1983-1991, ishte pedagog në Katedrën e Historisë së Artit Ushtarak. Në vitin 1991 u ngarkua me detyrën e komandantit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” deri në vitin 1993. Në fakt, urdhri që ai ka firmosur për mbylljen e kësaj shkolle mbanë datën 25 gusht i vitit 1992. Në vitet 1993-1998, u nxor oficer në rezervë, për t’u rikthyer përsëri në vitin 1998 në Akademinë e Mbrojtjes me detyrën e shefit të Departamentit të Shkencave Sociale. Ka mbrojtur gradën “Doktor i shkencave” në fushën e historisë së artit ushtarak. Mban gradën kolonel në rezervë.
Sigal