Skënderbegasit kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në strukturat e FA

2375
Sigal

Ju tregojmë skënderbegasit që kanë studiuar dhe janë specializuar në institucionet prestigjioze jashtë vendit

Në 70 vjetorin e krijimit të Shkollës Ushtarake Emërmadhe “Skënderbej”, shumë prej nesh, pjesëmarrës ose jo në këtë Jubile, kemi të drejtë morale dhe të ligjshme të krenohemi, sepse pas mbarimit me sukses të studimeve në shkollat dhe Akademitë Ushtarake prestigjioze sovjetike, u kthyem si oficerë dhe kuadro në strukturat e Ushtrisë Popullore, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në rritjen, forcimin, modernizimin dhe perfeksionimin e strukturave të Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe në krijimin nga fillimi të disa shërbimeve në Ushtrinë Shqiptare. Një kontribut po ashtu të pazëvendësueshëm kemi dhënë edhe  në përgatitjen e kuadrove ushtarake të llojeve të armëve dhe shërbimeve.Skënderbegasit e parë, që kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik, kanë qenë pionierët partizanë, që zëvendësuan pushkën me libra dhe krijuan edhe shkollën tonë. Ata janë shumë, por më shumë janë ata që erdhën në shkollë pas tyre dhe që për fat të keq nuk ka një evidencë të saktë për këtë gjë. Kështu, nga pyetjet që u janë bërë shokëve nga armët dhe shërbimet e ndryshme, kemi mundur të evidentojmë disa, që do rendisim më poshtë sipas armëve dhe shërbimeve të ushtrisë. Nëse kemi lënë pa përmendur dikë, kjo vjen nga mungesa e informacionit dhe shprehim shumë keqardhje për këtë gjë.Aviacioni është një armë, e krijuar pothuaj nga skënderbegasit, e përgatitur në shkollat ushtarake sovjetike me pilotët dhe teknikët e talentuar: Bajram Hitaj, Bardhyl Taçi, Anastas Ngjela, Flamur Micko, Mahmut Hysa, Azbi Serani, Kosta Dede, Çobo Skënderi, Hektor Lako, Refit Jazo, Gezdar Vehipi, Bajazit Jaho, Zebo Durmishi, Sokrat Basha, Faslli Bega, Dhori Simaku, Andrea Toli, Agron Daci, Luan Milori, Muço Muçaj, Pandeli Prifti, Sulo Gorica, Sybi Koçi, Ahmet Sulejmani, Manush Kreshpa, Ndue Jaku, Tajar Ramadani, Ramadan Mejdia, Muhamet Horjeti, Muhamet Alite, Lyfto Memushi, Mikel Janku, Nazmi Dauti, Vehbi Punavia, Sadik Punavia, Sadik Sadiku, Hamza Koçi, Servet Murati, Atllan Buzo, Razip Shyti, Bashkim Gjoliku, Irakli Bajrami, Drini Shtylla, Dhori Simaku, Farudin Bardhi, Shyqyri Alushi etj. Disa prej tyre u bënë komandant e komisarë të aviacionit shqiptar. Këta dhe të tjerë, me punën dhe përkushtimin e tyre e perfeksionuan dhe e ngritën armën e aviacionit në nivele vërtet të admirueshme dhe e bënë hapësirën tonë ajrore të paprekshme. Jo vetëm kaq, por teknikët dhe inxhinierët skënderbegas, të përgatitur në Bashkimin Sovjetik, ngritën dhe zhvilluan ofiçinat dhe uzinat për mirëmbajtjen e kësaj flote ajrore. Përgatitën pilotët e rinj shqiptar në Shkollën e Aviacionit.

Flota Luftarake Detare është krijuar në vitet e para të çlirimit me mjetet dhe kuadrot e trashëguara. Por ajo mori hov dhe zhvillim, duke u bërë një ndër flotat më të mëdha e moderne të Mesdheut, vetëm me kthimin e skënderbegasve të parë, që mbaruan shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Dhe këta skënderbegas ishin: Fatosh Voshtina,  Tahir Hoxha, Ylber Sevrani, Niko Gjeçi, Piro Tusha, Dashamir Ohri, Ndue Jaku, Beqir Gerbi, Sabri Kasimati, Skënder Doçi, Petrit Myftiu, Aleko Pojani, Tasim Meçe, Muharrem Kuçana, Ndrec Zefi, Theofillo Gjoka, Kasem Spahiu, Rustem Shakaj, Diogjen Gjergji, Lutfi Gjika, Hasan Jonuzi, Ferit Gjinali, Kozma Paskali, Perikli Xhixho, Lekë Lleshi, Agim Halili, Kristaq Çito, Spiro Gjika, Fadil Nika, Abdyl Halili, Sadik Demiraj, Nuro Brati,Aleko Nasto, Maksim Alikaj, Spiro Mitrushi, Haxhi Haxhiu, Habil Alemi, Azem Lamaj, Resmi Islami, Ibrahim Lila, Ibrahim Jakupi, Piro Gjondeda, Llesh Tarazhi, Shezai Skëndaj, Nuri Leskaj, Shezai Sala, Haxhi Sala, Halo Hyseni, Faik Sinani etj. Një pjesë prej këtyre, pas kthimit në Atdhe ndryshuan profil dhe dhanë kontribute të shquara në fusha të tjera të ushtrisë dhe në terren.

Këta kuadro të devotshëm, përballuan me sukses të gjitha sfidat që i dolën përpara flotës sonë detare në rrugën e konsolidimit dhe perfeksionimit të saj, duke e komanduar atë, për të arritur të kemi flotën nënujëse më të fuqishme në Mesdhe. Jo vetëm kaq, por krijuan fidanishten e përgatitjes së kuadrove të reja detare, të devotshme për mbrojtur kufijtë e Atdheut. Këta specialistë e nisën nga e para krijimin e bazës së mirëmbajtjes dhe riparimit të kësaj flote të fuqishme, duke krijuar uzina bashkëkohore.

Artileria është zot i luftës, por zot të artilerisë u bënë skënderbegasit. Si mund të modernizohej kjo armë e fuqishme pa mjeshtrit e përdorimit të saj skënderbegas si: Gaqo Joro e të tjerë.Artileria bregdetare, ashtu si armët e tjera të ushtrisë, u zhvillua, u konsolidua edhe me kuadrot skënderbegas të përgatitur në shkollat dhe akademitë sovjetike. Këto kuadro jo vetëm përgatitën pasardhësit e tyre por edhe vetë u bënë drejtues kryesor në strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare si Rustem Peçi, Gjergji Titani, Halit Zhupa, Xhafer Matuka, Fadil Zeqiri, Tomorr Saraçi etj.Edhe armatimi nuk mbeti pa drejtimin e skënderbegasve të përgatitur në këto institucione si Kleanthi Petriti, Servet Derraj, Skënder Shtino etj.

Artileria Kundërajrore dhe Lokacioni, ashtu si gjithë armët dhe shërbimet e tjera të ushtrisë, u zhvilluan dhe perfeksionuan edhe si pasojë e kompletimit të tyre me kuadro të ardhura nga Shkolla Ushtarake Skënderbej dhe të përgatitur në ato sovjetike si Pali Prifti, Niko Trëndafili, Shaban Duka, Jorgo Koçi, Sino Memushi, Luan Çakërri, Faik Buzali, Paskal Shllaku etj., të cilët arritën deri komandantë të Mbrojtjes Kundërajrore të Republikës.

Krahas zhvillimit në sasi dhe në cilësi të Mbrojtjes Kundërajrore kërkohej edhe krijimi dhe zhvillimi i shërbimit radiolokator dhe të shërbimit të mirëmbajtjes së kësaj teknike të sofistikuar, pionierët e parë të të cilave u bënë skënderbegasit Qani Xhebraj, Todi Prifti, Ramazan Cani, Polikron Ballabani, Dule Hoxha, Jashar Gaba, Eqerem Imeri, Koço Kita, Simon Lesko, Shyqyri Gjoleka, Pandi Janko, Tajar Agolli, Ahmet Aga, Arjan Beqari, Tomorr Hasani, Qebir Bisha, Reiz Sinani, Pasho Alimerko, Safet Malaj, Sulejman Myftiu, Sokrat Gjerasi, Barçella Havari, Halo Nanaj, Dhimitraq Gegeni, Myfit Shabani, Agim Sako, Ismail Pulaj, Reshat Çela, Muhamet Burimi, Azbi Çela, Nedin Gjoni, etj.Tanket morën zhvillim shumë të madh, që vepruan si njësi autonome dhe në përbërje të njësive të bashkuara, duke u bërë kështu forca kryesore goditëse në veprime të ndryshme luftarake. Bërthama e kësaj arme u bënë edhe skënderbegasit e përgatitur në uçelishtet dhe akademitë sovjetike si Petrit Mançe, Luan Hakani, Xhevdet Tartari, Astrit Çobani, Jaçe Mullai, Filip Marku, Resul Ahmeti, Ibrahim Llapi, Rexhep Alimema, Zihni Kullolli, Hajdar Mrku, Pjetër Lleshi, Halil Hajdari.Ndërlidhja, pa të cilën s’ka komandim dhe pa komandim s’ka fitore, u perfeksionua edhe në saj të mendjes dhe punës së palodhur të skënderbegasve, që u diplomuan në shkollat dhe akademitë sovjetike si Xhelal Veseli, Sotir Tiko, Llazi Dino, Pavllo Dede, Aqif Gozhita, Prel Gjoka, Rasim Imami, Nasi Nako, Rasim Imami, Xhemal Ymeri, Anesti Leka, Anesti Mitri, Muke Koçollari, Misir Binaj, Nasi Nako, Ylli Llupo, Ahmet Neziri, Reis Nikaj, Zoi Risto, Nexhip Memushi, Anastas Ristani, Jorgo Moçka, Eqerem Burba, Bashkim Qatipi, Haki Balliu, Lavdosh Pulaj, Tomorr Muho etj.Topografia ushtarake u ngrit nga një repart i Topografisë Ushtarake në Institut të Topografisë Ushtarake të pajisur me teknikën e fjalës së fundit, në sajë të punës vetëmohuese të skënderbegasve të talentuar e të përgatitur në shkollat sovjetike si Gafur Shyti, Myfit Guxholli, Flamur Gagani, Limoz Alimuçi, Vait Tartari, Dhimo Dhaskali, Vangjel Gaçe, Gani Mustafa, Vasil Fara, Klearko Dhimitri, Thoma Koka, Elmaz Gjata, Hysen Shehu, etj.

Edhe shërbimi i armëve të dëmtimit në masë u zhvillua edhe në sajë të skënderbegasve të përgatitur ne shkollat ushtarake Skënderbej si Shyqyri kondi, Lame prifti, Jahja Jaho, Esat Xhepa, Xhelal Hyseni, Selam Hoxha, Piro Begvarfaj.Por ka edhe skënderbegas që studiuan në këto institucione dhe u bënë legjenda në fushat ku punuan e kontribuuan, si Petrit Muzaku e të tjerë.

Kontributi i këtyre skënderbegasve ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në armët dhe shërbimet e tjera të ushtrisë si, në gjithëarmësh, në prapavijë, në kulturë etj.

Këta, me siguri janë vetëm një pjesë e skënderbegasve që kanë studiuar në uçelishtet dhe akademitë e huaja. Kërkojmë falje atyre që s’kemi pasur mundësi dhe informacion për t’i përmendur, sidomos ish partizanëve që studiuan në shkollën tonë.

Ingxh. Arjan Beqari

Dok. shk. kimike Piro Begvarfaj