Skënderbegasit e suksesshëm në fusha të ndryshme të karrierës

1167
Skënderbegasit dhe pedagogët që i shërbyen interesave kombëtare dhe atyre qytetare
Profesor Zyber Konçi, trajner i ekipit kombëtar në futboll dhe mësues i skënderbegasve
Zyber Konçi, një nga ikonat e futbollit shqiptar, si futbollist, si trajner i ekipeve më me emër në vend për dekada e, veçanërisht, si trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë në futboll, ka lënë pas një emër të mirë dhe një eksperiencë të pasur që e ruajnë dhe do ta ruajnë brezat. Zyber Konçi, është i pari trajner i ekipit kombëtar që shënon fitoren zyrtare në turnetë kualifikues për evenimentin më të rëndësishëm evropian për këtë fushë. Duke u kthyer shumë vite më pas, pikërisht në vitin 1963, kur fillon dhe debutimi ndërkombëtar i Shqipërisë në Evropë (duke përjashtuar kampionatet ballkanike dhe ndeshjet miqësore), e para fitore historike i përket trajnerit Zyber Konçi, në triumfin 1-0 kundër Danimarkës në turin e dytë kualifikues të Euro 1964-s, me një gol brenda 180 sekondave të para të realizuar nga Panajot Pano. Zyber Konçi lindi në vitin 1927 dhe ndërroi në moshën 88 vjeçare, në janar të vitit 2015. Por Konçi do të mbahet mend dhe si mësues i edukimit fizik në shkolla, si modeli i mësimdhënësit për punën me njerëzit, përfshirë dhe nga brezat e skënderbegasve që patën fat ta kenë atë mësues gjatë viteve që ai punoi në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Në këtë shkollë, krahas edukimit fizik të nxënësve, ai zbuloi, përgatiti dhe edukoi dhjetëra skënderbegas, të cilët u bënë pjesë të formacioneve bazë të ekipeve sportive (kryesisht në futboll), për ekipin “Partizani”, ekipe të tjerë të vendit dhe ekipin kombëtar të Shqipërisë në Futboll.
Zyber Konçi e drejtoi kombëtaren shqiptare në dy periudha të ndryshme, përkatësisht në periudhën tetor 1963-maj 1965, si dhe nga shtatori deri në dhjetor të vitit 1980. I shkolluar në një prej akademive më të mira të botës, në Çekosllovaki, ai injektoi në Shqipëri, idetë dhe skemat e trajningut më modern të kohës. Profesor Dr. Zyrber Konçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në futjen e metodave shkencore në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve. “Shkëndija” e tij e vitit 1970, mbetet e paharrueshme për rezultatet e saj. 
Profesor Zyber Konçi ndërroi jetë më 19 janar të vitit 2015. 
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, me arsim ushtarak
Flamur Mamaj u lind më 01. 10. 2016. Në vitet 1979-1983, mbaroi me rezultate të mira shkollën e mesme. Në vitet 1983-1985 përfundon shkollimin e lartë ushtarak në specialitetin e xhenierit dhe emërohet oficer aktiv. Në vitet 1987-1992 punon në Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht në Divizionin e Xhenios në Tiranë. Njëkohësisht, nga viti 1988 ai ka qenë ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Në vitet 1992-1995, merret me biznes privat (tregti). Në vitet 2003-2007 është diplomuar për Menaxim-Biznes-Marketing në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Po në këtë universitet, në vitet 2013-2015, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Humane për të Drejtën Administrative. Krahas detyrave që ka kryer në Forcat e Armatosura, Flamur Mamaj ka kryer detyra të ndryshme dhe në pushtetin vendor (koordinator i Bashkisë Vlorë) dhe strukturat e PS të Vlorës. Ai njeh gjuhën angleze dhe ka kryer një sërë kursesh kualifikimi në profesionin si ushtarak dhe detyrat e tjera shoqërore e shtetërore që ka kryer. Në janar të vitit 2018, Flamuri emërohet Prefekt i Qarkut Vlorë. 
Braçe Braka, ‘prindi’ i papërsëritshëm i mijëra skënderbegasve që uron nga zemra…
Uroj me gjithë shpirt, të gjithë skënderbegasit kudo që janë, të keni gëzime, lumturi dhe begati në familjet tuaja! Në mënyrë të veçante uroj të gjitha bashkëshortet e skënderbegasve dhe u kujtoj fatin e tyre te mirë që kanë marrë për bashkeshortë skenderbegasit, ndër njerëzit më të mirë, më të dashur dhe më të ndershëm të popullit shqiptar! I kujtoj me mall dhe me nostalgji vitet që kam kaluar në shkollën “Skënderbej”. Këto vite, të kaluara mes rinisë më të bukur të kombit, me kanë rinuar edhe mua shpirtin dhe më mbajnë ende gjallë me kujtimet më të mira të atyre viteve. Duke qenë i rritur jetim, gjithmonë e kam pasur parasysh në punën time se çdo të thotë të shkëputesh nga gjiri i familjes që në moshën 13 vjeç. Mbase në punën time kam bërë edhe padrejtësi, mbase ndonjëherë i kam gjykuar ndryshe ngjarjet dhe fenomenet, por asnjëherë nuk kam pasur në shpirtin tim keqdashje dhe qëllime jo të mira. Gjithmonë kam pasur parasysh që skenderbegasit të edukoheshin mirë dhe të formonin një karakter të fortë për t’u përballuar me dinjitet me vështirësitë e profesionit. Nuk e di se sa ia kam arritur, por fjalët dhe komentet tuaja (në rrjetet sociale), më tregojnë se kam bërë diçka të mirë, aq sa kam lënë gjurmë në personalitetin tuaj.
Ju falënderoj nga zemra për fjalët e mira dhe dëgjofsha vetëm te mira për ju, skënderbegasit e mi! 
Rexh Ndreu, edukatori i skënderbegas, sportist dhe trajner i njohur i qitjes
Rexhë Ndreu është një nga personalitetet mësimdhënës-edukator i njohur i brezave në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” dhe njëkohësisht trajner i shquar legjendar i ekipit të qitjes “Partizani” dhe atij kombëtar të Shqipërisë. Shumë nga qitësit elitarë shqiptarë që kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në aktivitete ndërkombëtare, kanë pasur si trajner të njohurin Rexhë Ndreu. Ai ka lindur me 25.03.1939 në qytetin e Tropojës dhe që në rini, krahas talentit në disa sporte, u shqua veçmas në sportin e qitjes. Me këtë sport ai është aktivizuar që nga viti 1958 deri në vitin 2009, si sportist i niveleve të larta dhe si trajner i shquar. Për shumë vite, Ndreu ka punuar si komandues dhe mësues i edukimit fizik në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, duke qenë jo vetëm një mësues shumë i përgatitur, por dhe një edukator i mrekullueshëm, fjalëpakë e punë shumë, i gjendur dhe nxitës e inkurajues i talenteve të reja, kryesisht në fushën e sportit. Si sportist i sportit të qitjes, të cilës ai i kushtoi tërë karrierën dhe jetën, ka dalë plot 17 herë kampion i Shqipërisë, në ushtrimin pistoletë 50 m, nënkampion me pistoletë në garat e ‘Traktatit të Varshavës’, si dhe 2 herë fitues i ‘Medaljes së Artë’ ne Spartakiadën e 5-të Kombëtare ne disiplinën ‘pistoletë’. Ai ka qenë 17 vite si trajner i qitjes së klubit sportive “Partizani” ku ndër të tjera ka fituar: ‘Medaljen e Artë’ në Spartakiadën e 5-të Kombëtare; si trajner ka fituar 17 tituj kampion kombëtar; dy herë është shpallur me ekipin kampion i Ballkanit; dy herë të tjera nënkampion i Ballkanit; dy herë nënkampion Evrope; një herë kampion Evrope me qitësen që e rriti e stërviti vetë, Elisabeta Karabollin etj. Ai ka merituar gjithashtu dhe titullin e lartë sportiv “Trajner Kombëtar”. Në vitet 1980, ai ka qenë trajner i figurave të mëdha të qitjes së “Partizanit” për meshkuj dhe për femra, nga ku rriti e përgatiti qitës të kalibrit evropian e botëror si Karabolli, Shtrepi, Kuçana etj. Për aftësitë e tij si sportist dhe trajner është vlerësuar me shumë urdhra e medalje të ndryshme në afro katër dekada të karrierës së tij

Seit Vuçaj, drejtor i IEVP Kukës
Seit Sirantin Vuçaj ka lindur më 09.02.1962 në Vuç-Kurtaj dhe banon në Tiranë. Pas titullimit oficer aktiv në artileri në vitin 1986, nis karrierën e ushtarakut në Forcat e Armatosura. Gjatë viteve të karrierës si ushtarak, Seiti ka punuar në disa reparte dhe njësi të Tiranës. Kështu më 1996 emërohet komandant toge artilerie; më 1998, Sekretar i Komitetit të Rinisë (funksionar); në vitin 1991, patrullë garnizoni e komandant kompanie; në vitin 1993, komandant batalioni; në vitin 1994, shef personeli; në vitin 1999, shef i shifrës e sekretarisë; në vitin 2001, shef i zyrës së personelit të Forcave Ajrore’ në vitin 2009; oficer shtabi për planifikimin Forcës’ në vitin 2012, shef dege, në vitin 2016, specialist për pjesë këmbimi. Në janar 2018 emërohet drejtor i IEVP Kukës. Njëkohësisht, Seiti ka kryer një sërë kursesh që lidhen me aftësimin e tij profesional për funksionet organike që ka mbuluar në njësi e reparte. 
Sigal