Skënder Seferaj: Kishim ushtri të fortë, kur ne bënim bunkerë, të tjerët bënin tanke e bomba atomike

120
Fëmijërinë e kaloi në Neshtë të fshatit Gjorm, e cila si territor është një orë larg nga fshati. Të parët e familjes kanë pasur në këtë vend tokën e punueshme dhe kullotat për bagëtitë. Fillimisht Neshta ka shërbyer si vend dytësor për shtegtimin e bagëtive, ku me kalimin e viteve shumë gjormiotë ndërtuan konare, ndërsa shtëpitë dykatëshe i kishin në fshat. Pra fëmijërinë e kaloi në këtë vend të ashpër me pyje e me gërxhe, duke shkuar pas vëllait të madh me bagëti. 
Çfarë përmban historia e fshatit tuaj?
Në kryengritjen kundër Tanzimatit më 1839 Çeta e Gjormit e përbërë nga 23 vetë u vendos në fshatin Bolenë. Në këto luftime dhanë jetën 10 luftëtarë atje në përrua dhe sot ky territor quhet “Përroi i Gjormit”. Gjatë periudhës 1915-1920 pushtuesit italianë në Gjorm kishin vendkomandën me rajone tepër të fortifikuara si në Veshkuq tek ura e lumit dhe Majën e Bahait.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf