Skënder Luarasi “Njeriu i Fjalës së Lirë”

660
Sigal

Dritëro Agolli e shquan si  intelektual me kulturë të  gjerë evropiane

Pikëpamjet e Skënder Luarasit mbi vdekjen e Ismail Qemalit

Këtë vit përkujtojmë 115-vjetorin e lindjes së Skënder Luarasit (1900-1982) “Nder i Kombit”,  ndër personalitetet më përfaqësues të inteligjencies shqiptare në shekullin XX. Në kushte të vështira, ai kreu veprimtarinë madhore të atdhetarit demokrat-antifashist, si mësues edukator e pedagog, publicist, biograf, përkthyes, dramaturg, historian, linguist poliglot, me shumëllojshmëri arritjesh cilësore. Për bindjet republikane e antifashiste, ai u burgos nga regjimi monarkist dhe vuajti kampet e përqendrimit fashist. Në sistemin diktatorial u përndoq si intelektual demokrat jokonformist, ndaj kultit të individit dhe tezave të ideologjizuara që i imponoheshin letërsisë dhe historiografisë shqiptare. E  përjashtuan për disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarëve, e akuzuan “për veprimtari armiqësore”, “historian borgjez” e “oportunist” dhe rrekeshin ta izolonin, censuronin dhe pengonin në botimin e veprave, i sajonin dhe e përgojonin me historiçka e shantazhe, por nuk e mposhtën dot “Njeriun e Fjalës së Lirë”! 

Petro Luarasi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf