Si na përjashtuan në Konferencën e Tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve së bashku me S. Malëshovën e Y. Dishnicën

75

Kujtimet e Skënder Luarasit/ Romanet  ”Zgjimi” e “Pishtarë” dhe e vërteta e tyre historike

Portreti i deformuar i rilindësve

Në romanet ”Zgjimi” dhe ”Pishtar”, edhe patriotët më të dalluar të Korçës nuk kanë ndjenja thjeshtë kombëtare: Orhan Çerçiz Pojani, i cili që kësaj kohe ka hyrë në korrespondencë me de Radën për hallet e Shqipërisë, herë mendon si efendi, herë si bej, herë si zotni, si t’i teket autorit. Fehim Zavalanin, Kryetarin e Komitetit shqiptar të Manastirit që kur jetonte Naim Frashëri, Spasja na e paraqet si puthador të Hysen Hilmi Pashës, ndonëse qe ky pasha turk që ja dërgoi, më 1911, duarlidhur, gjyqit ushtarak të Dibrës që të dënohej se qe patriot shqiptar. Të nipin, Menduh Zavalanin, kapedanin e Çetës së Dangëllisë, që serbomëdhenjtë e Ohrit e vranë, më 10 korrik 1914, në Shën Naum, krah për krah me Telemakun, Spassja e quan ”tradhtar”, sikundër edhe Qani Ypin, që pat dalë komit që më 1905 kundër Turqisë dhe ra dëshmor në Badër, në maj 1914 në luftë kundër ushtrisë së Kostandinit të Greqisë. Kapedan Kajo Babienin e përshkruan si një kryehajdut që mbante Korçën gjithnjë në frikë se mos e sulmonte për plaçkë. (Madje, tani që është dekoruar!)

 Qëndrimi ndaj familjes Qiriazi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf