Si e pengoi Enveri, artistin shkodran që të luante rolin e Skënderbeut në opera

761
Sigal

Mehmet Shehu e donte, ndërsa Enver Hoxha e sulmonte, Lukë Kaçajn. Sherri midis dy udhëheqësve për shfaqjet operistike

Nga: Vasil Kaçaj

Shpeshherë miq dhe shokë të mi, të cilët i dinë lidhjet e afërta të gjakut që kam patur me bas-baritonin e përmasave botërore Lukë Kaçaj, më kanë kërkuar të shkruaj diçka për këtë figurë të papërsëritshme të skenës operistike. Që të jem i sinqertë, nëse nuk e kam bërë diçka të tillë deri më sot, them se shkak nuk ka qenë mungesa e dëshirës, por thjesht pasiguria që ndjen çdo njeri kur kërkon të marrë mbi vete detyrën e të shkruarit mbi çdo njeri të këtyre përmasave. Tani që jemi në përvjetorin e 90-të të lindjes së artistit të papërsëritshëm, unë nuk do të marr përsipër të sjell ndonjë kujtim rreth kësaj figure, por kam dëshirë të risjell edhe njëherë në kujtesë analizën e thellë që i bëri avokat Ngjela këtu e 4 vjet më parë burgosjes politike të Lukës dhe kjo ndodhi  pikërisht atë natë kur në sallën e Akademisë së Arteve atij i jepej titulli më i lartë “Nderi i Kombit”. Mund të them se atë natë, nga diskutimet kompetente dhe serioze të kolegëve, të cilat ishin aq të ngrohta dhe të sinqerta, unë dhe shumë të tjerë arritëm të kuptojmë vërtetë se kush ishte njeriu që po ngjitej në atë piedestal.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf