Si e krijoi në Pashaliman Luan Zhegu këngën “Vajza dhe deti”

103

Gëzim Llojdia

  1. Këngët kanë lindur nga dashuria apo nga ndenja. Muzika është artii shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve, thuhet nëpër manuale të ndryshëm. Kështu ka ngjarë me kompozitorin dhe këngëtarin Luan Zhegu, ndryshe si e quanin më humor: “S’luan Zhegu”. Këtë rrëfim ma solli të freskët ish-ushtaraku Stefan P. Miho. Orikumin e kam ende të memorizuar. Laguna që llapashitet dhe trofta e ngjalla. Erërat që vinë mblidhen aty dhe shpërthejnë si tjetër kund. Gjiri i hershëm përmendet që nga kohët antike. Një fotografi në liqen krijim im poetik: Shpezët flenë në lagunë, nën dritëzën e hënës. Një kaçurrel i vetmuar, pozon për mbi kërcu. Erdhën natën. Në fshehtësi. Kurkush nuk i pa. Si erdhën? Ishin ftohur nga rruga. Besoj kanë udhëtuar trumba-trumba. Viset e tyre i kishte mbyllur dëbora. U rehatuan anës liqenit në kallamishte. Zbardhëronte laguna nga tufa e tyre të ndarë dhe në çifte. Sot liqeni vajtonte. Mbytur nga vetmia. Ujërat dallgëzonin. Ikën shpesët. Kurrkush nuk i pa. Si ikën? Nuk e di. I kanë besuar natës. Për të udhëtuar. Me hënën e ngrënë. Në mëngjes, do të popullojnë, liqenin e viseve të tyre. Pika e lotit mbeti. Mbi hapësirën, pa skaj të liqenit. Pashalimani sot është një bazë detare. Dhe në të gjitha kohërat e këtillë ka qenë. Diku janë në kujtim katër siluruesit, nëndetëset e famshme, dragaminat. Aso kohe të luftës së ftohtë, ishin ndryshe gjërat. Aty ku dikur ishte shkolla i instruksionit më tej kapanonet e ushtarëve, fusha e futbollit, laguna, bunkerët dhe qyteti antik .Të gjitha këto u përshinë në një projekt për të ndërtuar muzeumet e Pashalimanit që do të kishin 3 muzeume në një të vetëm. Ky projekt sot është veçse një letër, nuk u bë dot realitet. Ja cilët do të ishin përbërësit:

1 -muzeu arkeologjik,

2-muzeu i Luftës së Ftohtë

3-muzeu i Marinës.

Kërshëria ishte se ku do të ndërtohen si dhe çfarë do të përmbajë muzeumet e parë të këtij lloji në vendin tonë. Pashalimani pozicionet në gjirin e Vlorës, gji detar i njohur dhe më i madh në jug të vendit. Gjiri i Vlorës 19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë. Kufizohet me Triportit duke u mbyllur me Kepin e Gjuhëzës. Brenda kësaj stereje gjendet ishulli i Sazanit. Ka një plazh, ku bregdeti thyhet nga shkëmbinjtë, distanca nga qyteti detar 17 km. Lartësia e ishullit kap kuotën 342 m. Sipërfaqja e ishullit shqiptar 507 km. Emërtimi Sason. Në lashtësi njihet prej kohëve të hershme V-VI p.e.s. Duke folur për vepra kulti I.Gjika historian shprehet :”Kështu admirali turk i shekullit XVI Pir Reizi në veprën tij KITABI BAHRIYE, thotë se në ishullin e Sazanit ndodheshin dy kisha rrënojë. Ndërsa Eqrem Bej Vlora dëshmon se në shekullin e XVII Sazan ndodhej një fshat i quajtur Shën Koll. Po kështu edhe Sami Frashëri në veprën e tij “Dheshkronja” thotë se, në Sazan ndodheshin 3 manastire. Stereja përshkohet nga male shkëmbore dikur e veshur në dru dhe më gurore të famshme si Grama me shpella, më e njohura e e Haxhi Aliut.

Muzeu i parë dhe më i hershmi arkeologjik

Në këtë gji gjendet qyteti i lashtë i Orikut. Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, thonë historianët e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari. Stereja ndahet me rripin e tokës dhe kodrën e Palokastrës. Oriku u shfrytëzua prej romakëve ne luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti rol në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit te Madh të Maqedonisë e pushtoi më 214 p.e.s. Në kohën bizantine dhe në Mesjetë njihet si nje port i vogël me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman Oriku u quajt Pashaliman.

Muzeu nr 2- Rikonstruksion i godinave ekzistuese për muzeun: “Luftës së ftohtë’

Do të rikonstruktoheshin godinat ekzistuese për muzeun “Luftës së ftohtë’.Godinat të cilat kanë shërbyer si objekte për ushtrinë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë. Sipas detyrës së projektim Emërtimi i godinave (ambienteve) Hyrja e repartitkomanda dhe shtabi, truproja, klasa, fjetore, depo, kuzhinë, mensë, parku, bibliotekë infermieri, banja. dushe kolektive, ambiente sportive, trashe, hendek lidhje, bunkerë. Pozicionohen nga shkolla e instruksionit deri tek hyrja e arkeologjikut. Janë gërmadha të mbetura me përjashtim të një godine të rikonstruktuar 3 vjet më parë. Hyrja ka mbetur origjinale si në kohën kur ekzistonte dhe një pamje origjinale na shfaq filmi “Ballë për ballë”. Brenda fjetoreve do të pajisen me rrobat ushtarake të asaj kohe, me citate nëpër mure për rregullin dhe disiplinën ushtarake, parulla dhe filma dokumentarë dhe artistikë të asaj kohe portrete dhe citat ushtarësh, pra gjithçka që ka ekzistuar gri si në kohë të saj kur lufta e ftohtë përfshiu edhe këtë zonë në vitet ’60 kur ngjau prishja me kampin socialist. Investimi në këtë zonë do të riktheje fytyrën e vërtetë të një periudhe, që bota dhe qytetërimet i njohin me emrin: “Lufta e Ftohtë”. Fillimi i saj kur dy kampet pozicionohen qenësisht drejt njëri-tjetrit. Vendi ynë atë botë e përjetoi në fillesë në kampin socialist dhe më vonë me daljen nga Traktati i Varshavës. Në këtë zonë në fillim të kohës së përjetimit të intimitetit më vendet socialiste në tetorit të vitit 1957, e vizitoi vendin tonë ministri i Mbrojtjes së ish-Bashkimit Sovjetik, mareshali Zhukov dhe më vonë ka mbërritur Hrushovi në bazën e Pashalimanit duke kërkuar që kjo të kjo zonë të kthehej në një qendër kundër trupave dhe anijeve të NATO-s në detin Mesdhe.

3-Ndërtimi i muzeut te “Marinës”

Muzeu i Marinës do të vendoset në pjesën midis detit dhe lagunës. Në detyrë projektimin që është realizuar është miratuar hapja e Kanali i futjes se anijeve Kuadrati i vendosjes se nëndetëses dhe te gjithë llojet e anijeve dhe Bankine betoni. Mendohet dhe sipas grupit të punës që po punon për realizmin e këtij projekti aty të vendoset një nëndetëse. Nëndetësja e përzgjedhur është një ndër më të mbajturat pas shkatërrimit që iu bë kësaj baze në vitin ’97. Do të vendoset edhe një anije luftarake e asaj kohe, katër silurues, si dhe mjete të tjera detare që kanë shërbyer në marinën shqiptare në 50 vjetet e fundit. Duhet të sjellim në kujtesë se, në nëntor të vitit 1957 u zhvillua në qytetin e Durrësit ceremonia e përurimit të Brigadës së Parë të Nëndetëseve. Nëndetëset u sollën nga Bazën detare të Baltikut. Ishin plot katër nëndetëse së bashku me bazën e tyre lundruese “Nemçinov”, e cila më vonë mori emrin “Tomorri”. Duke sjellë fakte për ‘gjitarët’ e detit: “fillimi i vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese. Ajo e kishte vartësinë nga Komanda e Flotës Detare të Detit të Zi, e cila asokohe komandohej nga admirali Kasatanov, i cili më vonë u emërua në detyrën e kryekomandantit të Flotës së ish-Bashkimit Sovjetik. Armatimi i nëndetëseve ishte dy llojesh: sulmues dhe mbrojtjes. Ato mund të asgjësonin në det që nga anijet e mëdha dhe deri tek aeroplanmbajtëset. Çdo nëndetëse kishte 10 silurë në gjendje gatishmërie për të goditur kundërshtarin. Armatimi ishte i vitit 1946. Nëndetëset që ishin në bazën e Pashalimanit kishin nga 224 elementë baterie, secila me peshë 620 kg. Në total, bateritë e një nëndetëseje kanë një peshë prej 130 ton dhe janë të vendosura në dy gropa në trupin kryesor. Me anë të baterive nëndetëset arrijnë shpejtësinë 30 km në orë nën ujë, ndërkohë që këto bateri prodhojnë dhe shumë hidrogjen. Kompleksi muzeal i Pashalimanit do të përbënte atraksionin më të parë në Ballkan për muze të kësaj natyre si dhe do të priste dhe përcjelle mijëra vizitor në ditë duke parë që kanë kërshërinë të njohin historinë e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, duke filluar me kohët e antikitetit ku gjenden ende gjurmët me teatrin e Orikut përtej mjegullave për të përshkruar historinë e luftës së Ftohtë si dhe mjetet luftarake detare që i shërbyen asaj periudhe. Stefan P. Miho sot emigrant në shtetin fqinjë ishte më të birin një ish-oficer në pension, që ka kryer në Pashaliman ushtrinë dhe më vonë punoi si nënoficer dhe më vonë oficer erdhi sot dhe më solli këto kujtime nga kohët e Pashalimanit.

Një talent në Brigadën e Nëndetëseve

Luan Zhegu, ish marinar i Ofiçinës së Silurave, talent i këngës dhe instrumentist i shkëlqyer i xhazit, kompozoi këngën :”Vajza dhe Deti” dhe më thotë:

-Shefo do ta dëgjosh, dhe filloi:

Pran detit një vajze rri e menduar,

Flokët era lehtë ja përkëdhel,

Rreze e dashurie hedh mbi të hëna,

Hëna ngjitet thellë e thellë në det.

0 det o det i kaltri det,

Ti këngën time ma dëgjo,

Ju iso mbamëni o valë,

Për dashurinë zemra këndon.

-Shume e bukur, – i them, – por përpara se ta vesh në skene do t’ia këndosh edhe komisarit!

Me qëllim që të mos kishte probleme me të, se atëherë ishte periudha që sapo ishte kritikuar Festivali i 11-të. Ajo ishte kënga e parë e Luanit me të cilën u paraqit në skenë. E dëgjoi komisari këngën dhe dha miratimin e tij. Ajo u këndua në të gjitha shfaqjet e estradave ku Ofiçina e Siluruesve mori flamurin, efektiv i së cilës ishte Luani. Ai dha një kontribut për kulturën në Ofiçine, në Brigadë dhe më gjerë. Kur krijuam grupin e Brigadës dhe zgjodhëm pjesët më të mira, përfshimë edhe këngën e Luanit, e cila beri jehone të madhe ne Repart. Shfaqja u dha disa herë. Dëshira jonë ishte qe shfaqjen ta jepnim në Vlorë, përveç Orikumit. U përgatitem për t’u nisur. Për çudi Luani nuk po vinte. I dërgova disa herë lajm, por qe e kotë. Luani ishte kryesori, sepse jo vetëm që kishte këngën e re për të kënduar, por ishte edhe instrumentist në xhaz. Më vonë mësova arsyen: Shefi i Shtabit i kishte dhënë urdhër shefit të Ofiçinës, Qemal Islamit, për qethjen e efektivit. Qemali i kishte qethur flokët Luanit. Ai nuk donte te vinte, sepse ca me fytyrën pikaloshe dhe ca me kokë te qethur i vinte turp të dilte në skenë. Me duket se ishte dhënë “ndalim kazerme” Ofiçinës për mos zbatim të detyrës. Këmbëngula dhe më në fund Luani erdhi dhe iu bashkëngjit grupit. Kuptohej gjendja e tij shpirtërore. U nisëm për në Vlorë. Filluam dhënien e shfaqjes në Shtëpinë e Kulturës në qendër të Vlorës, të titulluar: “Variete nga Shqiponjat e Detit”. Nga nami i mirë që i kishte dalë grupit artistik të Pashalimanit, salla ishte mbushur plot e përplot me të rinj) e të reja. I mblodha dhe u dhashë porosinë e nevojshme përpara shfaqjes. Luani më tha:

-Nuk mundem ta këndoj këngën, të tallen njerëzit me mua!

Më në fund arrita ta qetësoja duke i thënë ta këndonte ulur si ishte në xhaz. Me vete thosha:

-Kaq problem ishin flokët e këtij marinari për ata që dhanë urdhër ta qethnin!?

Filloi shfaqja, skeçet dhe paroditë. Unë isha në skenë dhe i ndiqja nga afër aktorët. I paharruar do me ngelet interpretimi nga Vladimir Zaho Alia. Filloi interpretimin i një skeçi të deputeteve në parlamentet e vendeve revizioniste. Ladi jo vetëm që e interpretoi atë shkëlqyeshëm, por shfrytëzoi në vend të podiumit një vazo të madhe druri që ndodhej aty, një nga reliktet e vjetra të shtëpisë së kulturës. Ai interpretoi i futur brenda vazos, ku papritur rrëshqiti disa herë, duke rënë në fund te saj, i dukej vetëm kapela republike prej kartoni te zi. U ngrit përsëri dhe vazhdoi… Salla u shkul së qeshuri, bashkë me ta edhe unë. (ç’dreq i vajti në mendje Ladit ta kthente në podium vazon prej druri!? Shfaqjen e mbyllëm me këngën e Luanit. Salla shpërtheu në duartrokitje, aq sa detyruan Luanin ta ri këndonte atë tri herë. Aty kuptova se Luani ishte dhe do të bëhej një talent me perspektive. Kënga e tij do të radhitej në fondin e këngëve të reja me vlera të mëdha për dashurinë. Ajo do të ngelej ne fondin e këngëve të Brigadës, por edhe më gjerë. Ky është rrëfimi interesant i ish-oficerit të Pashalimanit, Stefan P. Miho.