Shpresa Gashi: Kam kënduar tri herë përpara Titos, dy herë në Prishtinë

1495
Sigal

Personazh/ Flet këngëtarja e mirënjohur kosovare Shpresa Gashi

 Takimi im me ‘të ishte krejt i veçantë. Ishte poeti Jorgo Papingji dhe dirigjenti Ermir Dizdari që më krijuan mundësinë për të takuar dhe zhvilluar këtë intervistë me këngëtaren e mirënjohur kosovare Shpresa Gashi. Ajo na priti me një buzëqeshje që se hoqi nga fytyra gjatë gjithë bisedës. E them me bindje se kaluam disa orë të këndshme, ku ajo me çiltërsinë e saj, me fisnikërinë ju përgjigj të gjitha pyetjeve dhe na krijoi një atmosferë sikur të njiheshim prej vitesh. Kam dëgjuar në CD dhe radio shumë këngë të saj, por dhe në bisedë zëri i saj ishte po kaq melodioz. Zëri i saj mbetet ndër zërat më të spikatur të këngës shqiptare ose siç e ka përshkruar, studiuesi i madh i muzikës shqiptare, Ramadan Sokoli: “Shpresa këndon shqip dhe ka timbrin shqip”. Kujtimet e saj për Shqipërinë në regjimin komunist ishin befasuese. Ka ardhur mbi shtatë herë në atë periudhë, ku ka pasur mall, ëndrra, por dhe zhgënjime. Por ajo tashmë thuajse është bërë qytetare shqiptare. Ka vite që pushimet do t’i bëjë gjithmonë në Shëngjin, aty ku dhe ne zhvilluam këtë intervistë. Ajo është bërë si bijë e Shëngjinit, pasi aty të gjithë e respektojnë dhe e njohin sikur të jetë pjesë e kësaj qyteze të bukur bregdetare.

 Në një emision, Ardit Gjebrea ju përmendi si mbesa e Kol Indromenos, a është e vërtetë?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf