Shezai Kasa, komandanti i parë në brigadën e nëndetësve, Vlorë. Lundrimi në mesdhe dhe flota Amerikane

156

Kontributi në Nëndetësen e Dytë. Përgatitja politiko luftarake në Sevastopol të Bashkimit Sovjetik. Lundrimi i parë në detin Mesdhe në prani të Flotës Amerikane

Shezai Kasa – Komandanti i parë shembullor në Brigadën e Nëndetëseve, Pashaliman

Shezai Kasa ka lindur në fshatin Dhemblan të qytetit të Tepelenës, në datën 4 Maj 1937. Ai rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike dhe Atdhetare. Gjyshi i Shezaiut ka qenë pjesëtar aktiv i qeverisë së Ismail Qemalit, si dhe anëtar i delegacionit që shoqëroi Princ Vidin nga Austria në Durrës. Babai i Shezaiut, Fejzo Ismail Kasaj ka qenë pjesëtar aktiv i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si Komandant i Batalionit “Baba Abazi”, zëvendës komandant i Brigadës së Dytë, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Mbas çlirimit , ka qenë zëvendës ministër i kontrollit të shtetit, deputet i Kuvendit Popullor, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tepelenës e tjera. Prandaj , s’kishte si të ndodhte ndryshe, që në vijim të këtyre traditave patriotike Atdhetare, të shkëputej edhe veprimtaria e Shezaiut. Ai, jo vetëm që i mbrojti këto tradita, por i pasuroi edhe më tej bile, në një sektor mjaft të rëndësishëm, në atë të mbrojtjes, si është Flota Luftarake Detare, sidomos në brigadë e nëndetëseve , si një armatim shumë i rëndësishëm për kohën. Shezaiu nga viti 1948 – 1952 mbaroi shkollën “Skënderbe”, kurse prej vitit 1952 – 1957 , ka përfunduar shkollën e lartë të Marinës në Baku të Azerbajxhanit në Detin Kaspik të Bashkimit Sovjetik. Shezaiu nga viti 1957 deri në vitin 1971, ka shërbyer në brigadë e nëndetëseve Pashaliman, kurse nga viti 1971 deri në vitin 1973, kryespecialist pranë komandës së Flotës për nëndetëset, dhe në vitin 1992 doli në pension.

Kontributi i pazëvendësueshëm në Nëndetësen e Dytë

Dukë qenë dëshmitar okular, gjatë gjithë periudhës së shërbimit të nëndetëses së Dytë , që më krijimin e brigadës së nëndetëseve , ku Shezaiu ka qenë Komandant i saj, e ndjej obligim të brendshëm, që të evidentoj, rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të tij, në përmbushjen e të gjithë detyrave luftarake që ka realizuar efektivi i nëndetëses së dytë më numër C-242, me pseudonimin ‘Tufani’. Efektivi i katër nëndetëseve u nis për specializim, në orët e para të pasdites të datës së 10 dhjetorit 1957, me dy anije postare, Krimea dhe Bjellostov. Gjatë itinerarit të lundrimit, u ndalëm në portet; Pire të Greqisë, në Varna të Bullgarisë, në Kostancë të Rumanisë dhe në mbrëmjen e datës 18 dhjetor 1957, u akostuam në portin e qytetit Odesë. Këtu hëngrëm darkën e shtruar posaçërisht për ne dhe, me të mbaruar ngrënien, u nisëm me anije luftarake, gjuajtëse detare dhe në orët e para të mëngjesit të datës 19 dhjetor 1957 mbërritëm në qytetin hero të Bashkimit Sovjetik, Sevastopol.

Përbërja e komandës së nëndetëses së Dytë ishte si më poshtë:

Komandant Kapiteni parë Muharem Lulodhi, zëvendës komandant nëndetëse Toger Shezai Kasa, zëvendës komandant për punë politike Kapiten i Dytë Enver Kalluci, Inxhinier mekanik Nëntoger Korab Mejdani, Komandant i organit luftarak I-IV Kapiten i Parë Skënder Bega dhe ndihmës mjek Nëntoger Nikollaq Mone.

Kurse për efektivin sipas posteve luftarake ishin: Komandanti grupit të timonier sinjalistëve nënoficer Bilal Neli, për elektro-shturmanin detar Jani Pali, Komandat i grupit të radistëve nënoficer Kozma Gimbidhi, për elektrosiluristët detarë Vasil Pali, komandant i shërbimit radio teknik akustikë radiolokacion, nënoficer Fahri Perona, komandant i grupit të hambaristëve, nënoficer Mehmet Shima, Komandant i grupit të motoristëve, nënoficer Mehmet Kojani, komandant i grupit lëvizës të organit pesë, nënoficer Kristaq Teneqexhiu, komandant i grupit të elektricistëve, nënoficer Stefan Gjoni, kimist detar Festim Dauti, intendent detar Ramis Shkalla dhe kuzhinier detar Isuf Daci.

Përgatitja politiko luftarake në Sevastopol të Bashkimit Sovjetik

Me t’u stabilizuar, menjëherë filloi përgatitja politiko luftarake për përvetësimin e programit mësimor për nëndetëset një sfidë mjaft e madhe për efektivin e brigadës së nëndetëseve, për faktin se kishim mjaft mangësi e mungesa për ta asimiluar sa më mirë atë.

Së pari – efektivi detar nuk e kishte të mjaftueshme shkallën e arsimimit, për t’iu përgjigjur shkallës së lartë të teknikës luftarake, mbasi shumica e detarëve ishin me arsim fillor e shtatëvjeçar, dhe të pakët ishin ata me arsim të mesëm.

Së dyti- efektivi detar nuk dinte as gjuhën , për të kuptuar e përvetësuar, sa më mirë teknikën luftarake.

Së treti- koha e vënë në dispozicion për të asimiluar programin e përgatitjes për përvetësimin e teknikës luftarake të nëndetëses, ishte gati sa gjysma e kohës që i vihej sovjetikëve për këtë qëllim.

Por përballë kësaj gjendje, falë bindjes dhe vendosmërisë të efektivit të nëndetëses, vullnetit të tyre, mobilizimit dhe përkushtimit, për të kapërcyer këto vështirësi, duke punuar ditë dhe natë, me dhe pa orar mundëm të plotësojnë me sukses, këtë detyrë sa të vështirë, aq edhe të rëndësishme. Më duhet të nënvizoj se, kuadri oficer, u ndodh para detyrash edhe më të vështira se efektivi detar, për faktin se ata, nga njëra anë duhet të mësonin e përvetësonin për vete këtë teknikë, ashtu edhe artin e drejtimit ushtarak, dhe nga ana tjetër, duhet të përgatisnin edhe efektivin detar, nëpërmjet përkthimeve të literaturës ,se nuk dinim gjuhën ruse dhe se instruktorët ishin rusë. Pra përballë kësaj teknikë luftarake, mjaft të vështirë e të ndërlikuar për kohën, nivelit të ulët të arsimimit të detarëve, mos njohjes së gjuhës, kohës gati të përgjysmuar të vënë në dispozicion për përvetësimit të programit, në raport me sovjetikët, si dhe shkallës së kënaqshme të përvetësimit të teknikës luftarake, instruktorët sovjetikë bënin habi dhe ishin shumë të kënaqur. Ajo që limitoi më shumë dhe më mirë në këtë përvetësim ishte, prania e laboratorëve që dispononte teknikën luftarake të nëndetëses, nga ku ne ushtronim gjithë veprimtarinë tonë praktike, edhe gjatë kohës së lirë, duke plotësuar me këtë, disfavorin e kushteve tona që përmenda më lart. Drejtim tjetër që limitoi në përvetësimin e teknikës luftarake të nëndetëses, ishte dhe ndjenja e krenarisë kombëtare, mbasi në këtë specializim e bënim jashtë vendit, dhe zbatimi me sukses i detyrave të vëna ne na impononte, në mënyrë të ndërgjegjshme, t’i kryenim ato sa më mirë, për të nderuar jo vetëm veten, por edhe Atdheun. Kush ka studiuar jashtë, e ka shijuar këtë krenari, që kapërcimin e vështirësive, e konsideron si detyrë dhe kënaqësi.

Në krye të efektivit për realizimin e programit të përvetësimit të teknikës luftarake të nëndetëses, krahas gjithë të tjerëve , qëndronte zëvendës komandanti i nëndetëses shoku Shezai Kasa. Me aftësitë e tija organizuese, ai vuri në lëvizje gjithë komandantët e grupeve, që përvetësimi të bëhej sa më i plotë, që ndjenja e përgjegjësisë të rritej tek çdo pjesëtar i efektivit, që përkushtimi t’i shërbente sa më mirë realizimit të programit. Shezaiu aplikonte forma mjaft efikase që programi të asimilohej sa më mirë. Ai krahas detyrave konkrete që vinte për zbatim, asnjëherë nuk linte pa i kontrolluar ato, merrte takime ku jo vetëm jepte detyra, por dhe dëgjonte me shumë vëmendje mendimet e grupeve, të cilët ndesheshin me realitetet, dhe, mbi këtë bazë njohje jepte udhëzimet përkatëse. Mbi bazën e një ndërgjegjësimi gati absolute të të gjithë efektivit detar, për domosdoshmërinë e përvetësimit të programit të teknikës luftarake të nëndetëses, që e kishte bazën tek puna udhëheqëse dhe ideopolitike të bërë nga organizata bazë e partisë, si dhe të shoqëruara me masat tekniko organizative të komandës së nëndetëses, u bë e mundur që, efektivi i nëndetëses së dytë, të përfundojmë me sukses këtë specializim, duke arritur rezultatet më të larta në brigadë. Mbasi përfunduam këtë specializim, me datën 23 prill u larguam nga qyteti Sevastopolit për në Atdhe, ku me datën 30 prill në mbrëmje mbërritëm në qytetin e Vlorës. Të nesërmen festuam me popullin e Vlorës ditën e 1 Majit, ditën e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve. Në periudhën nga 1 Maji deri në fund të gushtit 1958, u vendosëm në qytetin e Orikumit në çadra, dhe jemi marrë me përfundimin e infrastrukturës së akomodimit të efektivit të brigadës së nëndetëseve e më gjerë. Me datën 31 gusht 1958, në orët e para të mëngjesit erdhën dhe u bregëzuan në Pashaliman katër nëndetëset dhe baza lundruese. Me datën 21 shtator 1958 , u ngrit flamuri shqiptar mbi direkët e nëndetëseve dhe bazën lundruese, që simbolizon dhe kalimin e tyre në pronësi të shqiptarëve. Në këtë kohë, Komandant nëndetëse u bë Toger Shezai Kasa dhe zëvendës komandant toger Skënder Doçi, pra fillimi i stërvitjes të përvetësimit të teknikës luftarake të nëndetëses për dhënien e detyrave kursore, u realizua nga komandant Shezaiu. Efektivi i nëndetëses së dytë, pas pesë muaj shkëputje nga specializimi që bëri në Sevastopol, dha e para detyrën kursore numër një, e cila ka të bëjë me përvetësimin e teknikës luftarake, për çdo post luftarak në nëndetëse, me organizimin luftarak të përditshëm, me luftën për jetëgjatësinë e posteve luftarake dhe krejt nëndetësen, gjatë qëndrimin e nëndetëses në bazë, me përgatitjen polumbarëve, kimike e të tjera. Për rezultate të larta në dhënien e kësaj detyre, të cilën e kreu e para nëndetësja e Dytë, komanda dhe partia në brigadë e shpalli nëndetësen e Dytë ANIJE SHEMBULLORE NË BRIGADË E NË FLOTË. Me përfundimin e dhënies së detyrës numër një, efektivi i nëndetëses së dytë iu përvesh punës për të dhënë detyrën kursorë numër dy. Kjo detyrë ka të bëjë, me shërbimin ndaj teknikës luftarake, gjatë lundrimeve në det me nëndetëse, mbi dhe nënuje, me përpunimin e gjithë elementëve të gatishmërisë luftarake, në këto lundrime, si zhytje, zhytje e shpejtë, diferencim, ecje në P.D.N., PUNIM I DIEZELVE NËN UJË, KARRIKIM BATERISH NË DET, LUFTË PËR JETËGJATËSINË Ë NËNDETËSES, eliminim defektesh e të tjerë elementë, si degazim dhe dezaktivizim të teknikës luftarake nga lëndët radioaktive, nga përvetësimi me sukses i të cilave, ritet siguria dhe gatishmëria luftarake ë nëndetëses.

Nëndetësja numër 2 – E para që Lundroi në Detin Mesdhe

Realizimi i dhënies së detyrës numër dy, koincidoi me vizitën e një delegacioni Kinez që do vinte në Shqipëri, dhe në plan ishte edhe brigada e nëndetëses dhe për rezultatet që kish arritur nëndetësja e dytë, u caktua ajo të mirëpriste këtë vizitë. Prandaj asaj iu vunë në dispozicion orë shtesë lundrimi që të plotësonte sa më parë këtë detyrë. Gjithashtu në tremujorin e parë të vitit 1959, organizatat bazë të partisë të ekuipazheve rusë, do të dërgonin delegatët e tyre në konferencën e partisë të Detit të Zi, mbasi ekuipazhet ruse vareshin, nga Flota e Detit të Zi. Këta delegatë pra, sovjetikë, dëshironin të vinin në konferencën e partisë me disa rezultate, dhe rezultati më i mirë do ishte dhënia e detyrës numër dy nga një ekuipazh shqiptar. Për këtë qëllim u caktua nëndetësja e dytë si më e avancuar në këtë drejtim. Kjo detyrë që iu caktua efektivit të nëndetëses së dytë, si një ndër komandanti Shezai Kasaj ia parashtroi për zbatim efektivit, i cili nga ana e tij iu përgjigj, me një mobilizim total, me një përkushtim shembullor për ta realizuar atë me sa më shumë rezultate. Mbasi përfundoi procesi i zbatimit të lundrimeve të planëzuara, për dhënien e kësaj detyre, erdhi dhe moment i kontrollit nga komanda e sovjetikëve për të marrë në dorëzim realizimin faktik të kësaj detyre. Dita kur dolëm në lundrim, për dhënien e detyrës kursore numër dy, që do kontrollohej nga shtabi komandës sovjetike, ishte një ditë me mot të keq, me një erë të fuqishme dhe me shumë dallgë. Në këto kushte, dalja nga baza, kërkonte veprime të shpejta, të sakta dhe të guximshme, për të siguruar si bazën lundruese, ashtu edhe nëndetëset të mos pësonin asgjë, nga era e fortë ato rrezikoheshin të dilnin në tokë ose të përplaseshin me njëra tjetrën. Por falë aftësisë komanduese të komandantit të nëndetëses Shezai Kasës, akostimi i nëndetëses u bë pa as më të voglin shqetësim nga bankina, dhe pas diferencimit që iu bë nëndetëses në poligonin e caktuar, u drejtuam për në poligonin e dhënies së detyrës kursore numër dy, me praninë e dy shtabeve drejtuese, atij shqiptar dhe atij sovjetik. Efektivi i nëndetëses së dytë, me komandantin e talentuar Shezai Kasën, realizoi me sukses të gjithë elementet luftarake të stërvitjes të kësaj detyre dhe në konkluzionet e dhënies së kësaj detyre u vlerësua shumë mirë. Dhënia e detyrës kursore numër dy dhe drejtim i pa varur i nëndetëses në lundrim vetëm nga efektivi shqiptar, përbën arritjen më të madhe në përmbushjen e marrjes në dorëzim të nëndetëses nga efektivi shqiptar. Në historikun e brigadës së nëndetëseve, merita e marrjes në dorëzim të detyrës numër dy, nga shtabi sovjetik, i takon efektivit të nëndetëses së dytë më komandant Shezai Kasën, si nëndetësja e parë që drejtoi në mënyrë të pavarur nëndetësen. Ky rezultat është një krenari e ligjshme e atij efektivi që e realizoi këtë detyrë, në veçanti e kontributit plot dëshirë e përkushtim i komandantit të nëndetëses, Shezai Kasa. Efektivi i nëndetëses së dytë me komandant Shezai Kasën, ka dhe një meritë tjetër, jo vetëm se ajo qe e para që drejtoi në mënyrë të pavarur në lundrim nëndetësen, por është pikërisht nëndetësja e dytë, që bëri lundrimin e parë në Detin Mesdhe, në muajin korrik të vitit 1959. Pra, në historikun e brigadës së nëndetëseve lundrimin e parë në Detin Mesdhe e ka bërë nëndetësja e dytë në muajin korrik 1959 për gati tre javë, vetëm nënuje, në prani të Flotës së gjashtë Amerikane, lundrim që përfundoi me sukses. Në këtë lundrim, krahas efektivit sovjetik, me komandant Kapitenin e rangut të Tretë Emiljanov, nga pala shqiptare ishin zëvendës komandanti i brigadës Kapiteni Parë, Dashamir Ohri, njëkohësisht edhe Komandant i nëndetëses së Parë, komandanti nëndetëses së Dytë Toger Shezai Kasa, zëvendës komandanti Toger Skënder Doçi, inxhinier mekaniku nëntoger Korab Mejdani, si dhe komandantët e grupeve si më poshtë. Për grupin e Timonier sinjalistëve, nënoficer Viktor Furkëza, për grupin e motoristëve nënoficer Mehmet Kojani, i grupit lëvizës nënoficer Kristaq Teneqexhiu, i grupit të shërbimit Radio-Teknik hidro-akustikë-radiolokacion, nënoficer Fahri Perona, komandanti i siluristëve Agron Shkëmbi, komandant i grupit të radistëve Kozma Cimbidhi. Nga Fahri Perona, ish-nënujësi i nëndetëses së dytë, komandant i shërbimit radioteknik – akustikë – radiolokacion