Sevo Tarifa/ Vëllai ynë kosovar, Xheladin Ferizaj

981
Xheladin Ferizaj u rrit me trimëritë e Ahmet Delisë nga Prekazi i Epërm, Sadik Ramës, Azem e Shote Galicës, Bajram Curit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e Shaban Manxollit dhe më pas të Shaban Palluzhës, Nabi e Tahir Mehës, etj. Gjyshi i tij, Rexha, ka luftuar me osmanët, të cilët e kapën rob dhe e internuan në vendet arabe, ku dhe vdiq. Nga pjesëtart e fisit, janë dhjetra luftëtarë, që kanë zbrazur pushkën, kanë vrarë e janë vrarë nga çetat serbo-malazeze. Jeta e Xheladinit kalon përmes vorbullave e peripecive të shumta, në kapërcimin e të cilave ai është treguar i papërkulur. Rritej autodidakt, por kishte vullnet dhe mësonte vetë. Në shkollë nuk shkonte, për shkak se nuk mund të duronte dhënien e mësimit në gjuhën serbe. Kur ato u hapën në gjuhën shqipe Xheladini nisi shkollën 11 vjeç. Në dhjetor 1944 shkoi vullnetarisht në rreshtat partizane, ku u mbajt vetëm një muaj dhe e larguan për shkak se ishte i mitur. U kthye në fshat dhe në shtator 1945 vazhdoi shkollën e Prikazit të Epërm, ku mbaroi shpejt filloren e shtatëvjeçen. Me vullnetin që kishte hyri në gjimnazn e Mitrovicës, të cilin e la përgjysmë, se e emëuan mësues. Shërbeu në Açarevë, në shkollat e Vojnikut, Rezallës, Beqiq dhe Libovec të Drenicës. Dy vitet e fundit 1956-57 mësues në Tersiem të Shalës së Isa Boletinit. Në 1948 u martua. Krijoi familjen dhe u lindën tre djem. 
Sigal

Arratisja në Shqipëri

Represionet serbo-malazeze kishin ndezur zjarr zemrën e djaloshit Xheladin Ferizaj. Jetesa e tij në vendlindje ishte e pamundur. Para tij delnin dy rrugë: të shtronte kurrizin e tu nënshtrohej torturave serbe, apo të luftonte për liri. Xheladini ndoqi rrugën e dytë. Ra në kontakt me revolucionarë shqiptarë dhe u arratis për në Shqipëri. Sipas ligjeve të kohës, kaloi në procesin e hetimit, në kampin e emigacionit të Llakatunit Vlorë. U vërtetua shpirti i tij atdhetar, shqiptar. Mbaroi në Tiranë Fakultetin Histori-filologji, Degën Histori-Gjeogafi dhe u diplomua “Mësues për Shkollat e Mesme”. U emërua në shkollën e mesme “18 Tetori”. Këtu gëzonte respektin e trupit mësimor, të kolektivit e të qytetarëve dhe iu dha titulli “Qytetar Nderi i Lushnjës”. Largimi nga familja pas arratisjes në Shqipëri, e vuri jetën e tij në kushte të tjera, në rrethana të reja politike, familjare e shoqërore. Edhe pse ishte i qetë dhe kokën e kishte të sigurt, asgjë s’mud ta zëvendësonte praninë e familjes, jetën e saj. Situta në Serbi nuk lejonte të kthehej në vendlindje. Këtë e kuptonin edhe gruaja e djemtë e tij, që vazhdonin të jetonin në Kosovë. Ndaj, me sugjerimin e tyre Xheladini u martua edhe në Shqipëri. U martua me Shpresa Myftyun nga qyteti i Lushnjës, një grua dinjitoze. Lindën tri vajza, të cilat kanë krijuar familjet e tyre. Xheladini është baba me tre djem që banojnë në Kosovë dhe tri vajza në Shqipëri, gjysh 14 herë e stërgjysh 2 herë të cilët i quan “Trëndafilët e gjyshit”. Gati gjysmë shekulli nuk i kishte parë njerëzit e shtrenjtë të zemrës, vendlindjen e dashur dhe Kosovën. Kjo ishte një plagë e hapur për Xheladinin. Në shpirtin e tij digjej zjarr dëshira që një ditë do të kthehesh atje. Malli e përvëlonte si prush. Dhe ajo ditë erdhi e ëndrra iu realizua në Kosovën e Pavarur. 

Në Kosovë pas 42 vjetësh

Pas 42 vjetësh shkoi në vendlindje, takoi njerëzit e dashur, vizitoi varret e heronjve “Jashari”, që janë kthyer në “Mekë” të Kosovës. Ta shihje në fytyrë në ato çaste, dalloje një Xheladin tjetër: nga njëra anë dashuri e nderim për këta heronj, që dhanë jetën për Kosovën e lirë, nga ana tjetër urrejtje për serbët gjakatarë. Xheladin Ferizaj në Shqipëri ka një rreth të gjerë shoqëror e miqësor. Lidhje të vazhdueshme me lushnjarë, me kolegë e nxënës, si dhe me të tjerë në Tiranë. Nuk gjendet njeri që të flasë keq për këtë bir të Kosovës. Për 100-vjetorin e Pavarësisë botoi një poemë kushtuar djemve e vajzave, nipave e mbesave, miqve e shokëve në Kosovë e në Shqipëri. Botoi një tjetër poemë… Po i afronte 85 vjetori i lindjes. Grupi i shokëve donte t’i bënte një surprizë: t’ia festonte këtë ngarje të gëzuar juibilare. Kjo nismë do t’i thuhej një ditë më parë, se po ta dinte me kohë, nga modestia që e karakterizonte, nuk do të ishte dakord. Por 85 vjetori i Xheladinit u zhvillua pa praninë e tij, se vdekja e kolshme e rrëmbeu 20 ditë para datëlindjes…Ishe burrë zakoni. Burrëror. Shtatgjatë, trupdrejtë. Syndritur. Ishte modest dhe e quanin “Poet të heshtur”. Na le kujtim librat e tua dinjitozë. Xheladin Ferizaj, me emër/ Si me penë dhe me zemër/Na dhe poezi të tëndafilta/Një mozaik ngjyra-ngjyra/Erë baruti, çdo frazë e fjalë/Realisht, siç nxjer pasqyra. Kemi shumë për të thënë, o shoku ynë, Xheladin! Kur ulemi tani në mëngjes për kafe, se si na duket që ti na mungon, që karrigia ku zakonisht uleshe ti, në krye të tavolinës, qëndron bosh. Ka çaste që s’na besohet se fryma të ka pushuar, na duket sikur do vish prapë midis nesh! Një mëngjes na erdhën dy vajzat e tua, me të cilat pimë kafe dhe rikujtuam nga virtytet, nga sjelljet shembullore dhe fjalori yt i kulturuar. Sot në karrigen tënde është ulur Shpresa, në krahë të saj Vjollca dhe Teuta e në vazhdim shokët e grupit. Edhe pse s’je fizikisht mes nesh, ti jeton në zemrat tona. Na ke lënë kujtime të mendjes e të zemrës! Për ne mbetej i nderuar, i gjallë, në ballë, i rrallë, rrojmë me ty. Komiteti Kombëtar i Veteranwve të përcolll me nderim. Sekretari i Përgjithshëm, Odhise Porodini e veteranë të tjerë nga Tirana ngushëlluan familjen. Në ceremoninë e varrimit foli anëtari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve, Hetem Halili.