Sevo Tarifa: 912 shqiponja partizane formuan Brigadën e VI Sulmuese

1162
Sigal

Flet veterani Sevo Tarifa:  70- vjetori i Brigadës VI, histori që la gjurmë të thella në Luftën e Dytë Botërore

 BETIMI PARTIZAN

    “Betohem dhe jap besën përpara popullit shqiptar, se do të jem besnik i Luftës Nacionalçlirimtare, se do të luftoj me armë në dorë deri sa të shfarosen nga faqja e dheut fashistët okupatorët dhe shërbëtorët e tyre, se do të vazhdoj gjurmët e heronjve tanë të rënë për çlirimin e Atdheut, se do të marr hakun e fshatrave të djegura, të foshnjave dhe mëmave të martirizuara, gjersa të fitojmë një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike dhe popullore. Do t’u bindem dhe do t’u zbatoj urdhrat komandantëve superiorë. Në rast se shkel betimin unë jam gati të pranoj dënimet që më jep rregulli ushtarak”.

  PAK HISTORI

       Themelet e Brigadës VI janë në katër çetat: “Çerçiz Topulli”, “Hajredin Tremishti”, “Avni Rustemi” dhe “Toto Bolena”. Me këto çeta, më 7 gusht 1943, u krijua batalioni i parë që mori emrin “Asim Zeneli”. Mitingu u zhvillua tek “Rrepet e Kardhiqit”. Merrnin pjesë dymijë vetë. Mitingun e zjarrtë e hapi Miho Xhani. I deleguar i Komitetit Qendror të PKSH ishte kryetari i Këshillit Krahinor të Kardhiqit, Shefqet Peçi, me pseudonimin “Tërmeti”, të cilit iu dha fjala. Ai mbajti një fjalim luftarak, të shkëlqyer, që u brohorit disa herë. E nisi me fjalët:

     “Kurveleshas, vëllezër e motra, familje të dëshmorëve. Batalioni që shihni këtu është mishi dhe gjaku juaj. Me armë supit janë këtu djemtë dhe vajzat tuaja. “Shkoni djem e vasha malit, na thatë ju, luftoni e nderoni vatanë që na i ka zaptuar dushmani… Populli derdhi gjakun qysh më 7 prill, katër vjet më parë. Shqiptarët s’mund të presin 400 vjet “të piqet koha për luftë”, siç thotë Balli. Ne, partizanët, edhe sot u themi ballistëve të heqin dorë nga marrëveshja “Dalmaco-Këlcyra”. Ajo marrëveshje është tradhti…Dhe na do u nerojmë…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf