Servet TARTARI: Uniteti fetar i shqiptarëve, bëri jehonë në gjithë botën

1048
(Fluturonim si shqiponjat, sepse përfaqësonim shqiponjën-Shqipëri ) 
Edmond Hysen Brahimaj ka lindur, më 19 maj 1959, në Tiranë, me orgjinë nga Brataj–Vlorë. Babai i tij Hyseni, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Tiranë, shquhej si një nga ekonomistët më të mirë, të asaj kohe. Edmondi rrjedh nga besimi bektashiane. Kryegjyshi Botëror ishte dede Ahmet Myftari, është nga i njëjti gjak, me baban e Edmondit. Pas vitit 1967, Ahmeti, jetoi tek vëllai i vet, tek Kadri Hamati. Shpesh vinte edhe te prindërit e Edmondit në Tiranë. Baba Ahmeti, pas viteve 1947-1948, pas vdekjes së, Hilmi Abaz Dede, u bë Kryegjyshi Botëror, deri në vitin 1958. Në këtë vit, u internua në Drizar të Mallakstrës, së bashku me dervish Reshat Bardhin, të cilët, kaluan një jetë me shumë vuajtje e persekutime, për shkak të bindjeve të tyre, si fetar bektashian. Megjithatë, ata, bënë një bahçe me lule, siç e kanë bektashianët, që të lulëzoi. I ndjeri Ahmet Myftari, do të kujtohet e nderohet për gjithë jetën, jo vetëm nga Bektashianët, por edhe nga fetë e tjera. Pasi për atë kohë, ishte i vetmi, që, i rezistoi besimit fetar. Për kohën, që ishte Kryegjyshi Botëror. Në vitin 1989, u krijua një situate e rëndë. Në këto kushte,-Edmondi i drejtohet Baba Reshatit: “O hapë kufijtë, ose hap Teqen”.
Ai u përgjigj: “Duro edhe një vit”. Ishte një parashikues, që e nuhaste gjendjen dhe të ardhmen, thekson Baba Edmondi. 
NË SHËRBIM TË BEGTASHIZMIT
Që kur u hap teqeja, më 22 mars 1991, Edmondi nuk është ndarë për asnjë çast, duke dhënë gjithë kontributin e tij. Mbasi u vesh Dervish, shkoi në teqenë e Turanit të Korçës. Atje ka shërbyer për 10 vjet. Nga teqeja e Turanit shkoi në Tetovë, në kohën, që ndërroi jetë, Baba Tahiri i Tetovës. Ai, ishte zv. i parë i dede Reshatit, e çoi atje, për të mbajtur gjallë, atë dritë, për të cilat , luftohet, për të marrë të drejtat e njohjes së besimit bektashian në Maqedonisë. Baba Edmondi, punoi me shumë përkushtim. Filloi të rregullonte, dhe të sistemoj gjithë ambientin, madje bëri edhe ndërtime. Vështirësitë, jo vetëm, që, të kalitin, por të bëjnë, që të qëndrosh, sa më afër, halleve e nevojave, që ka njerëzimi. Tu shërbesh në çdo moment. Ky është edhe misioni i tarikatit betakshianë. Të jesh i thjeshtë, midis të thjeshtëve, dhe këtu qendon madhështia e njeriut, që do të nderohet e kujtohet brez pas brezi. Një nga këta është edhe Hirësia Haxhi Baba Edmond Brahimi, që tashmë, është në krye, të Kryegjyshatës Botërore. S’ka titull më të lartë, që të jesh në krye të një besimi, që të përfaqësosh Botën Bektashiane, si, askush besim tjetër, në Shqipëri… 
Siç e thamë, baba Edmondi, punon me gjithë forcën e tij, shpirtërore dhe njerëzorë, për ta vënë sa më në eficencë Komunitetin Bekatshian. I përkushtuar, deri sa arriti të ndërtojë tempullin gjigand, që është në përfundim e sipër, dhe së shpejti do të inagurohet. Këto cilësi, Baba Edmondi, i ka marrë nga dede Reshati, i cili mbajti gjallë, gjithë jetën bektashiane në Shqipëri, bashkë me dede Ahmetin. U shquan, si, figura, që mbajtin të ndezur, dhe në zhvillim të traditave të bektashizmit dhe gjithë bektashinjtë, të kudo-ndodhur. Pas vitit 1991, u hap Kryegjyshata Botërore, me Seli në Shqipëri. Pse të mos e themi: Kjo, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm për bektashianët, por për gjithë popullin dhe Kombin Shqiptar. Në kët kohë, baba Reshti, u zgjodh Kryetar i Kryegjyshatës Botërore. Zv. u zgjodh, Edmondi, ishte 22 mars 1991. Baba Edmond Brahimi, do të kujtonte momentet, më të bukura, të jetës, me Haxhi Dede Reshatin. Bashkë kanë shkuar në Itali, sidomos në takimet nërkombëtare të feve. Ishin momentet më të vështira, për baba Edmondin,pas ndërrimit të jetës së Haxhi Dede Reshatit. I duhesh një punë e madhe, që ta mbante gjallë, dhe më të bashkuar, gjithë komunitetin bektashiane, Falë aftësive drejtuese dhe eksperiencës, duke qenë i lidhur ngushtë me besimin bektashianë. Për këto cilësi, por duke qenë, edhe Zv. i Kryegjyshatës botërore, dhe për respektin, që, gëzonte, nga i gjithë komuniteti i bektashianë. Edmondi, u zgjodh, për të udhëhequr Kryegjyshatën Botërore.
Tarikati bektashiane, ka 5 sharte: E para: Beson tek Zoti, dhe profeti Muhamed, që është i dërguari i tij. E dyta: Të falësh NAMAZ. E treta: Të bësh agjërimin. E katërta: Të japësh zeqatin (140 e fitimit). E pesta: Të shkosh në Qabe. Të pesta këto, janë të domosdoshme për besimin Bektashianë, dhe jo vetëm për Bektashianët, por për gjithë fenë myslimane… Feja Islame mbështetet në katër shtylla, të cilat janë:
SHERIHAT, Ligj. TARIKAT, Që do të thotë: urë mistike. MARIFET, që do të thotë: dituri, të dish të komunikosh, me të moshuar e sidomos me të rinjtë. Pra të komunikosh me të gjitha shtresat. HAKIKAT, që të thuash, vetëm të vërtetën. Në qoftë se nuk thua të vërtetën, duke u nisur, që nga familja, atëherë, nuk quhesh i vërtet. Dhe nuk të beson askush “Këto janë tipare të udhëheqësve të shenjtërimit. TARIKATIN bektashian, e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu”.
KU U MBËSHTET 
HAXHI BEGTASH VELIU
“Haxhi Bektash Veliu, u mbështet, tek Kurani i Profetit Muhamet. Baba Reshat Bardhi, gjithë pasurin i’a la vakëfit. Pra, ai, i përkushtohet Zotit”. Themeluesi i parë i tarikatit bektashiane, ka qënë, Haxhi Bektash Veliu, i cili ka lindur në Nishabur të Persisë (në Hoasan). Prejardhja, që, nga, Profeti Muhamet, e deri tek ardhja e Haxhi Bektash Veliut, dhe vazhdoi, deri tek dede Reshat Bardhi. Haxhi Bektashi, krijoi Tarikatin në Selixhuk të Turqisë, në Anadoll. E quajtur sot: Krahina- Haxhi Bektashi, në vitin 1281. Terhati, është përhapur në vitin 360, në gjithë botën. Bektashizmi, është ai, që, solli fenë Islame në Ballkan, në paqe dhe jo me luftë. Emisionar është: Sari Salltiku. Kurse Sari Salltiku bashkohës i Haxhi Bektash Veliut, është misionari i parë, që, ka sjellë fenë Islame në Ballkan. Si, në Korfuz, në Krujë, Ohër, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Rumani, Turqi. Në të gjitha këto vende, predikohet besimi bektashiane. Në vitin 1600, ka ardhur Haxhi Babai, i cili ka ndërtuar teqen më të madhe në Kolonjë, Ai mori një grusht dhe, për ta materializuar Abaz Alin. Po kështu, hapja e teqesë në Frashër, luajti një rol të madh patriotik, tek populli Shqiptar, nga të tre vëllezërit Frashëri, përveç, që, i ka dhënë Kombit Shqiptar, si, Rilindas, por edhe besimit bektashian. Përpara Frashllinjëve, është Skëndrbeu, i cili ka qënë, një Strateg i madh për kombin shqiptar, mori edukatën e besimit bektashiane në Turqi. Ai erdhi të luftoj për kombin e vetë. Ashtu siç thotë, Profeti Muhamet: “ Pa atdhe s’ka fe”. Erdhën të tjerë baballarë dhe dervish betakshian, si, në: Gjirokastës, Përmet, Leskovik, Kolonjë, Korçë, Pogradec, Skrapari, Elbasani, Krujës etj. Po kështu edhe në Dibër, TropojË, Gjakovë, që e përhapën besimin bektashian, për këto, anë, një rol kanë luajtur edhe dibranët. Tarikati bektashian, u përhap në Ballkan, dhe është shtrirë, në shumë shtete, që kishte atëherë. Kurse sot, është shtrirë në të gjithë botën. Mbas vëllezërve Frashëri, erdhi Rilindja Kombëtare Shqiptare e bektashijve. Një nga figurat, që ka bërë, për besimin bektashiane, është edhe Ali Pashë Tepelena. Në Turan,të Korçës, u mbajt kongresi i tretë bektashiane të Shqipërisë, në vitin 1929. Pasi në atë kohë, Turani, ka qenë qendra Botërore Bektashiane,- përfundon Baba Edmondi”. Më vonë Kryegjyshata Botërore u vendosë në Tiranë. Besimi bektashiane u qëndroi dhe rezistoi, kundër provacionit të sistemit socialist, kundër fesë. Tarikati bektashiane mbijetoi, pasi ishte një besim e pastër, ku motoja e saj ishte: “Paqe dhe dashuri” me njëri-tjetrin. Kurse fetë e tjera, në një farë mënyre, u treguan më agresive dhe kundërshtare e sistemit. Duhet theksuar,se Abaz Aliu, është flamurtari i Qerebelas, kjo në vitin 680, kohë, kur ra Qerbelaja. Dhe erdhi me kokë të prerë. Kokën e ka atje, trupin e ka këtu. Haxhi Bektash Veliu ka thënë: “Kur qiriri im të shuhet në Lindje, ai do të ndizet në Perëndim “ dhe vërtet ndriçoi qiriri në Detroit të SHBA, që ngriti teqenë Baba Rexhepi i madh. Haxhi Bektashi e kishte parashikuar në mënyrë hyjnore. Dy shenjtor të bektashizmit Baba Rexhep Beqiri dhe Baba Arshi Bazaj, dy dervish në teqen e Zallit Gjirokastër. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, teqetë e bektashinjëve ishin kthyer në lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Nga presekucioni komunist shënjtorët u larguan nga Shqipëria. Të dy u takuan në Taylor-Detroit ku me ndihmën patriotëve shqiptar si F. S. Nolit bëri të mundur blerjen e truallit dhe ngritjen e Teqes “Baba Rexhep”. Kjo bëri për të mbajtur gjallë e ndezur bektashizmin shqiptar. Ata i bashkonte dashuria për kombin shqiptar. Këta shenjtor gëzonin respekt në SHBA. Kjo si për koincidencë, dhe pse jo dhe një fat, gjithë ky trashëgim fetar, u përjetësua edhe në Paris. I tregoi gjithë botës unitetin e komuniteteve fetare në Shqipëri. 
Haxhi Babai, pruri një grusht me dhe, për ta materializuar atë. Këtë dhe, e mori në Qerbela, tek varri i Abaz Aliut, e pruri në Shqipëri e vendosi në malin e Tomorit. Kjo është arsyeja që i thonë: Baba Tomorri. Mali i Tomorrit, është një vend i shenjtë.
Po shkëpusim disa vargje të Çajupit:
“Baba Tomori i Shqipërisë/ Mal i lartë, fron i perëndisë/ Tek t’i vinin njerëzit që moti/ Për të mësuar se ç’urdhëron zoti…/ Të krishter’ e myslimanë/ Gjithë një Perëndi kanë;/ Ini një gjak, more të mjerë,/ Se në një vend kini lerë./ Hiqni dorë nga rreziku/ Shini se ç’punon armiku/ I pabesi dhe i ligu”…. Mesazhi i poetit të madh Çajupi. “Harmonia ekziston, atje, ku, njerëzit jetojnë e janë tok”. Tani, le të kthehemi, tek momentet më të rëndësishëme, në këtë bashkëbisedim, me Kryegjyshin Botëror, Hirësia e Tij, Haxhi Baba Edmond Brahimi, për vizitën në Francë (Paris). 
Harmonia dhe uniteti fetar në Shqipëri.
Gjatë ecjes në bulevardin e Parisit, Ishin të katër, përfaqësuesit, të feve në Shqipëri, ku morën pjesë, në solidaritetin e popullit të Francës, kundër terrorizmit, një krim i shëmtuar ç’njerëzor, në përkrahje të popullit francez. Dhe të katër, lidhur krahë për krahë me njëri-tjetrin, demonstruan në bulevardin e Parisit. Dhe pse të mos themi befasoi, gjithë popujt e botës. Vraponin më shpejtësi për të arritur tek homazhet, të përcjelluar me duartrokitje, dhe entusiazëm, të shoqëruar me ovacione, nga qindra-mijëra qytetar nga e gjithë bota: “Albania, Albania”. Të katër komuniteteve fetare: bektashine, myslimane, ortodokse dhe katolike, duke përshëndetur me dorë, gjatë gjithë ecjes në bulevard. Në gjuhën shqipe thërrisnin: Mondi, Mondi, bravo, bravo… Kjo tregoi, unitetin, që, kanë, komunitetet, dhe ndodh, vetëm në Shqipëri, si, në, asnjë vend tjetër të botës. Ishte një mesazh, për gjithë fenë botërore. E pse jo, për t’u marr shembull, nga harmonia dhe lidhja e ngushtë, e të gjitha feve në Shqipëri, në paqe e vëllazërim. Kundër luftës dhe krimit.
Marrëdhëniet e besimeve është: Toleranca dhe harmonia fetare. Ky unitet është misionare e rrugës së Zotit e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri, në paqe e vëllazërim. Kundër luftës dhe krimit. Ato dhanë e japin mesazhin e paqes dhe të dashurisë së mrekullueshme.
Baba Edmondi, si ndodhi, që ju, ishit, të katër bashkë, gjatë udhëtimit për në Francë, ishte marrëveshja e juaj, midis komuniteteve, apo këtë rolë e luajti qeveria? 
-Ju faleminderit për pyetjen. Qeveria Shqiptare, dhe konkretisht, Kryeministri Edi Rama, na thirri të katër komunitetet. Këtu na u komunikua, se, në, axhendën e qeverisë, të jemi bashkë me përfaqësuesit e të katër besimeve fetare. Për t’i treguar botës se, sa, të lidhur ngushtë janë të katër komunitetet fetare, midis popullit dhe shtetit shqiptar. Kjo ftesë, ishte e pa pritur, për të gjithë komunitet, madje e jashtëzakonshme, për të udhëtuar bashkë me Kryeministrin. Për këtë respekt, që tregoi, ndaj komuniteteve, të gjithë e falënderuam përzemërsisht, për vlerësimin dhe lidhjen e ngushtë me gjithë popullin dhe qeverinë, pavarësisht nga bindjet politike dhe partiake. Jemi vëllezër të një gjaku. Ky ka qenë dhe është edhe, mesazhi i besimit bektashiane, “paqe dhe vëllazërim, pa urrejtje e kërcënime.
Si i përjetuat, momentet, kur parakalonit përpara gjithë popullit të Francës në Paris, dhe pjesëmarrja nga e gjithë bota, duke ju përshëndetur, pasi në bulevard ishit vetëm ju të katër?
-Dua ta theksoi, që, në, fillim se, gjithë popujt e botës, janë të gjithë njësoi, përpara Zotit, dhe janë në harmoni me njëri-tjetrin, pavarësisht politikës dhe politikanëve. Janë politikanët, ata, që, përçajnë dhe mbjellin urrejtje në popull, për interesat e tyre të ngushta, për karrierë, në kurriz të popullit, në luftën për pushtet. Kurse feja, ka një emision të veçantë, nga politikanët. Ata predikojnë fenë, në shërbim të njerëzimit, dhe mesazhi është: “Paqe dhe vëllazërimi i popujve”. Këtë rol e luajnë më së miri komunitetet fetare në Shqipëri, gjithmonë në paqe e jo në luftë, që për ne bekatshianët rrjedhë, që nga koha e Profetit Muhamet. Për të plotësuar edhe pyetjen tuaj. Ishin momentet, më të veçanta, gjatë lëvizjes në bulevardin e Parisit, të katër komunitet bashkë. Të katër, ndodheshim përpara emocioneve, të pa përsëritshme, jo vetëm për ne, si, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, por për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar, e në mënyrë të vaçantë, besimi betakshinë, që janë shtrirë në të gjithë botën. Jo vetëm tek unë si, Kryegjyshi Botëror Bektashiane, por të katër përfaqësuesit e feve, do të kujtohen e do mbahen mend, për gjithë jetën. Për mua mbetet një nga ditët, më të shenjta dhe të shtrenjta, që, vetëm një herë përsëritet në jetë. Nuk gjej dot fjalë, për të përshkruar ato çaste të lodhshme, por edhe shumë të gëzueshme, përpara atij populli të mrekullueshëm Francez, si, dhe pjesëmarrja nga e gjithë bota, në solidaritet, kundër terrorizmit kriminal nga bandat e porositura dhe të paguara. Nuk ndjemë lodhjen, pasi ishim të lumtur, dhe një privilegj pjesëmarrja në këtë ceremoni botërore. Ne treguam, se, jemi vëllezër, s’kemi se, çfarë ndajmë në këtë botë. Pavarësisht diversitetit të mendimeve politike dhe partiake. Por kur vjen puna për evenimente të tilla, jemi të lidhur ngushtë dhe në solidaritet me njëri-tjetrin. Siç u pa, nga e gjithë bota, të katër komunitetet, lidhur krahë për krahë me njëri tjetrin”. 
Komunitetet fetare Shqiptare, dhanë edhe një mesazh, gjithë botës, uniteti dhe harmonia fetare, në Shqipëri”.
-Kujtomë vizitën e Papa Françeskut në Tiranë. Të gjithë komunitet e pritën dhe e shoqëruan në të gjitha ceremonit. Papa Françesku, falëndroi për pritjen madhështore nga populli Shqiptar. Për komunitet shqiptare, duke i parë të gjithë bashkë, Ai shprehu një kënaqësi të vaçantë, për harmonin fetare midis komuniteteve. Vetëm në Shqipëri ekziston kjo harmoni, që mbanë gjithë popullin të bashkuar. Këto janë edhe momente, historike, për gjithë Kombin Shqiptar, si, dhe, për brezat e ardhshëm. Është edhe një mësim, për të gjithë politikanët tanë, që, duhet të jenë, të lidhur, e në harmoni, për t’i shërbyer popullit, dhe jo, interesave të tyre, për pushtet. Duhet bërë një shtet, që t’i shërbej gjithë popullit, dhe jo t’a ndajnë popullin, më dysh e më tresh. Vetëm atëherë, mund të themi, se, do të bëhemi pjesë e bashkimit Evropian. Përndryshe do jemi, “tërhiq e mos e këputë”. Për aq kohë sa, opozitë, dhe pozitë, të bëjnë një luftë agresive dhe me kërcënime. Në një kohë, kur, popullin duhet ta çojnë, drejt paqes, drejt dashurisë, dhe jo, drejtë urrejtjes. Ky është emisioni i të gjitha feve, sidomos feja bektashiane, siç e përmendi edhe Baba Edmondi.
Baba Edmondi, Si mund t’i përkufizoni fetë në përgjithësi ?
-Besimet fetare ndahen në disa kategori: Të parët janë profetët. Shenjtorët, që janë të dukshëm dhe të pa dukshëm. Dijetarët. Profeti Muhamet thotë: Dijetarët janë zëvendësit e profetit. Filozofët, etj.
Takimet e Baba Edmond Brahimaj me personalitete europiane e botërore
-Me Ambasadorin e OSBs z. Wolfard.
-Sekretarin e shtetit të SHBA z. Ryker
-15 shtator 2014 në takimin me Papa Françeskun, së bashku me liderët fetare në Shqipëri.
-Takim me Presidentët dhe kryministra e Ballkanit: Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Bosnjë-Hrcegovinë, Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni. Kudo u prit me nderime të mëdha, si Kryegjyshi Botëror të fesë Bektashiane.
-Një takim i rëndësishëm kohët e fundit ishte me abasadorin Amerikan Donald. Lu. Ku zhvilluan beseda të redësishme dhe tepër miqsore. Hiersia e tij, Haxhi Baba Edmond Brahimaj i uroi mirëseardhjen e mikut të largët, ku u zhvillua një bised e ngrohtë si midis vëllezërish. Ambasadori Donald Lu e falënderoi Hiersin Haxhi Baba Edmondin, për pranin e tij në Paris. Më tej Ambasadori u shpreh se ka parë tek besimi Bektashian vlera të qëndrueshme, sidomos tek uniteti dhe harmonia fetare të komuniteteve fetare në Shqipëri, që e demonstruan edhe në Parisë, që i japin vlera jo vetëm komuniteteve fetare, por gjithë popullit Shqiptar.
Sigal