Serri Tushi/ Vërmikaset, gra heroina, gra të sacrificës

902
Sigal

Më 18 nëntor 1943 krijohet Organizata e Gruas me 63 gra Vërmikase

Është obligim dhe detyrim për të shkruar për to në këtë 70- vjetor  të cclirimit. Fshati Vermik është ngritur në një kanion 300 m mbi lumin e Vërmikut, në rrëzë të malit të Gribës ku përball tij qëndron madhështor mali i Çipinit. Këta dy male ndahen nga ngushtica nëpër të cilën kalon lumi i Vërmikut.Ky lum gjatë rrjedhjes  në territorin e Vërmikut merr me vete mbi 50 burime  me ujë të ftohtë  e Kristal, gjatë rrjedhjes krijon shumë karaktere të vegjël dhe një luginë  të ngushtë me emrin lugina e  Vërmikut. Fshat malor me territor  tepër të thepisur por të  veshur  me pyje ku mbizotrojnë ilqja,Perralli,Bredhi,Pisha ,si dhe pyje gjethe gjerë, Lisi ,Shkoza, Panja , Vidhi etj. Bëra një përshkrim të fshatit për të dal aty ku une dua të shkruaj;  Gjatë gjithë kohërave dhe periudhave të ndryshme historike Vërmiku ka nxjerrë burra të pushkës dhe të penës.Por në këtë shkrim une do të flas  për gratë sorkadhe  Vërmikase, për punën, veprimtaritë dhe sakrificat që kanë bërë ato përkrah burrave të tyre  në kohë të ndryshme, ishin shumë puntore,bujkesha dhe stanare të shkëlqyera , por edhe amvisa  me duar të arta , ato dinin të prisnin e të përcillnin miq e mysafir në odat e stolisura me duart e tyre. Nga duart e tyre  dilnin prodhime bujqësore, blegtorale si :Gjalp, djath, gjizeë, urrël, patate, fasule, të cilat kërkoheshin shumë në treg. Përveç atyre që përmenda  gratë Vërmikase mbanin mbi shpatulla trasportin në krahë të prodhimeve bujqësore  e blegtorale,por dhe matërialeve të ndërtimit. Tërkuza ishte puna më  e rëndë por dhe më e dëmshme për shëndetin e tyre. Ato kanë përballuar shumë vështirësi,shumë sakrifica dhe sidomos gjatë luftrave .Gjatë luftës Nacional Çlirimtare u bënë pjesë e kësaj lufte duke e ndihmuar atë moralisht, materialisht por edhe me armë në dor si Xhevaire Braka, Bukuroshe Çiraku, Ramushe Sela etj. Ja disa fakte të tjera: Në 23 maj 1943 u krijua organizata e rinis në fshatin Vërmik me 23 të rinj dhe këta 14 ishin nuse dhe vajza  si; Miro Çiraku, Rakibe Lloi, Trëndelina Kondi, Teferie Ania, Raime Gjoni, Metushe Bleta, Myzafere Koçeri, Refije e Nexhmie Tushi, Ervehe GJoka, Tushe Mezuri, Fatime Çapi, Beire Mezuri, Xhevaire Braka. Më 18 nëntor 1943 krijohet Organizata e Gruas me 63 gra Vërmikase .Kryetare u zgjodh Zifli Lloi dhe sekretare Bule Çiraku ndërsa shtëpia e Mamude Çipes u bë spital partizan , aty u strehuan u mbajtën dhe u mjekuan dhjetra të plagosur të cilët qëndruan nëntë ditë .Ata u ushqyen dhe u veshën me çorape e fanella , bile edhe me rroba nga gratë Vërmikase .Pas 10 ditësh u larguan të plagosurit për në kurvlesh . Aty mbeti një i plagosur rëndë me emrin Elmaz Teme që Mamudeja e mbajti edhe gjatë operacionit ajo e strehoi në shpella e pyje bashkë me femijët e saj deri sa u shërua plotesisht. Pas tre ditësh lufte dhe rezistencës që ju bë forcave Gjermane në Operacionin e Dimrit 1-3 shkurt 1944 dhe banorët e vërmikut dhe partizanët e shumtë kishin ardhur aty për tu strehuar si zonë e papushtuar .Gjermanët mundën të hynin në vërmik jo prej rrugës po prej malit duke u dal mbrojtësve nga mbrapa krahëve . Në këtë luftë tre ditore u tregua heroizëm i lartë jo vetëm nga burrat dhe partizanët por edhe nga gratë të cilat çonin në fronte ushqimet ,rroba edhe armatime . Më 3 shkurt pasdite gjermanët u futën në fshatin Vërmik, banorët burra gra edhe fëmijë me vështirësi u larguan në drejtim të pyjeve dhe shpellave në Çipin, Zagori, Meva, Korita e Ploda. Duke lënë prapa shtëpi të mbushura me plaçka e orendi shume bagëti në kasollet e tyre .Gjermanët sa u futën në fshat u vunë zjarrin shtëpive , stallave biles edhe kotecave të pulave. Bashkë me shtepitë u dogjën edhe banor që nuk mundën të largoheshin si :Mijase Gega, Shefiko Veshi dhe Xhemil Sela. Gjithashtu u vranë dy vellezërit Hajdin dhe Hajro Mëzuri. Gra e fëmijë të llahtarisur shikonin zjarrin dhe tymin ku digjej pasuria e disa brezave : 85 shtëpi , 45 krerë kafshë lopë e mushka. 750 koshere bletësh . Por Vërmikasit nuk e humbën kurajon, ata po në këtë ditë vranë 8 gjermanë që ishin praparojë. Qëndrimi prej 5-6 ditësh në pyje dhe shpella dhe rënia e borës së madhe që në shumë vende e kaloi  1 m, ishte një sakrificë dhe një vuajtje e madhe, por gratë vermikase të cilat jo vetëm mbanin fëmijët dhe pjestarët e familjes por ata ndanin me partizanët qullin, lakrën por edhe çullin. Në lagjen Përze mbeti një banesë gjysëm e djegur, atë e shpëtuan Nefua ,Nexhmia dhe Vasijea të cilat nuk u larguan dot në male por mbetën në një pyll afër shtëpisë .Në kohën kur u largua gjermani ato shkuan dhe e fikën shtëpinë. Pra kjo shtëpi mbeti gjysmë e djegur por pa rënë çatia. Më 5 shkurt në mbrëmje  zbritën 7 familje Vërmikase pasi në këto shtëpi ishin rrezikuar nga bora e madhe . Në mëngjes pa u hapur, gratë ndezën zjarre dhe filluan të gatuanin nëpër kusira qullin për fëmijët dhe pjestarët e tjerë që ndodheshin aty. Në këtë kohë ndodhi një breshëri automatiku ,gjermanët kishin pareë tymin dhe ishin drejtuar për të rrethuar shtëpinë, 200 m poshtë shtëpisë u ndeshën me Hetem Capin të cilin e vranë me bresherinë  e automatikut. Sa dëgjuan automatikun tetë burra Vërmikas dhe tre Italian u larguan në pyllin që ndodhej pranë shtëpisë, ndërsa Hava Tushi mori dy çanta dhe dy gjerdan me fishekët e gjermanëve të vrarë më parë dhe me shpejtësi i mbuloi me dëborë mbrapa shtëpisë (në ofaj). Gjermanët erdhën te shtëpia dhe konrtolluan çdo gjë me imtësi ,në çdo cep dhe allakat të shtëpisë (kërkonin gjurmë nga gjermanët e vrarë më parë ) po për fat nuk gjetën gjë .Fati dhe jeta e 68 grave dhe fëmijëve  që na rreshtuan në oborrin e shtëpisë dhe para nesh qëndronte një gjerman me automatik në drejtimin tonë . Po të kishin gjetur çanta dhe municione ne do ishim të gjithë të vrara. Në prezencën tonë një komandant gjerman vrau katër burra që mundën të kapnin ,Toto e Asllan Çapi , Abedin Llojin dhe Nebi Lizën. Kështu gratë dhe dhe fëmijët të rreshtuar në oborr dhe në këmbët e tyre bora nga gjaku i të vrarëve përpara tyre. Pasi u larguan gjermanët gratë Vërmikase teze e xhixhi Çapi , Hava e Vasije Tushi , Tufan e Trëndelina Kondi, Habibe Bleta e Ziflli Lloi, morën trupat e pesë të vrarëve i pastruan me duart e tyre dhe i ngritën në krahë, hapën borën dhe bënë varre dhe i varrosën. Tre Çapajt dhe Abedinin në Memi ndërsa Nebi Lizën në atë të Zallit. Vërmikaset përveç vështirësive dhe sacrificës së luftës ato kanë dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e fshatit pas luftës. Brenda 3 vjetësh 1945-1948, u ndërtuan 45 shtëpi banimi gratë mbajtën peshë  më të madhe. U dogjën tetë kamina gëlqerjeje, trasportuan në krahë lëndë ndërtimi dërrasa petavra  dhe qereste nga Korita ,Vashtja ,Golemidovi e Çipini . Mbi 2000 m3, pllaka guri për mbullimin e çative të shtëpive ,mbi 800 m3 zhavor ,gëlqere etj . Vërmikaset kanë kontribuar edhe në rindërtimin e vendit si në hekurudha, rrugë objekte të tjera duke marë pesë në dhjetra të reja edhe gra vërmikase .Gruaja Vërmikase gjatë gjithë kohrave ka qënë përkrahë burrit si në punë në edukimin dhe mirërrritjen e fëmijëve, por edhe në problemet shtetërore ,shoqërore e kulturore. Ajo ka qënë pjesmarrëse në mbledhje në Kuvend  apo Kongrese ,duke marë pjesë dhe duke dhënë mendime për zhvillimin dhe  emancipimin e shoqërisë . Po japin disa shembuj : Akije Alimuci deklaratë në Kongresin e Parë të Gruas në vitin 1944, pjesmarrëse në kuvendin e Ohrit ku bëri edhe një bisedim që bëri bujë në gazetën e kohës për emancipimin e gruas .Xhane Koçerri deklaratë në Kongresin e  4 të Gruas në Durrës 1978 .Vërmiku ka pasur gra që u peshonte fjala dhe u shkëlqente mendimi si : Selfixhe Bleta, Sade mezuri, Hava Tushi, Zilfi Lloi, Bule Çiraku, Salushe Veshi, Ladife Zheku, Sabo Mezuri,Sabedie Habili, Fatime Capi ……etj.

Po e mbyll me një thënie të shokut Kadri Azbiu në festën e çlirimit të Kurveleshit më 25 qershor 1961 që u zhvillua në Progonat .Kur erdhi në Vërmik në vendin ku ndodheshin burrat dhe grat Vërmikase pjesmarrëse në këtë festë ,ku u takuan me Hava Tushin pasi e përqafoj ajo i tha : A më mbanë mend shoku Kadri ?Ai qeshi dhe e përqafoi duke thënë :Si mund të të harroj ,nuk harrohet ajo natë e dhjetorit 1943 ku në atë tufan dhe stuhi dhe në atë natë të errrët pus, kur trokitëm në kasollen tende dhe ti  na the :Urdhëro .Na fute brenda ,na ngrohe me zjarr ,na ndërrove me rrobat e  burrave dhe grave dhe ne fjetëm ne çujet me fëmijët tuaj .Në mëngjes kur u ngritëm rrobat tona ishin të thata ,ato i kishe tharë ti gjatë natës .Ju na shpëtuat jetën kater kuadrove të luftës .Ju jeni gra Vërmikase heroina ,kështu janë gratë kurveleshase ,kështu janë gratë Labe .