Selman RAMA*/ Si u rikrijua 50 vjet më parë Baza Ushtarake Detare e Durrësit

1425
Sigal

Ish kuadri i Detarisë: Ju rrëfej lundrimin e parë të anijeve luftarake nga Ishulli i Sazanit për në Bazën Detare të Durrësit

Nga fundi i vitit 1964 Këshilli i Mbrojtjes të asaj kohe vendosi ristrukturimin e FLD, e cila deri në atë kohë ishte e centralizuar, me vendbazim Ishulli Sazan. Kështu u vendos që anijet mbiujëse luftarake të ndahen e të krijohen Flotilja e Durrësit dhe Flotilja e Vlorës.

Kuadrot e asaj kohe Polo Guga e Mexhit Çiku tregojnë se si kriter bazë i caktimit të kuadrove do të merrej vendbanimi Durrës, dhe kjo për efekte strehimi. Po në ndonjë rast pati edhe subjektivizëm dhe qejfmbetje të ndonjë kuadri. Në përbërje të Flotiljes Durrës u caktuan anije minaheqëse, gjuajtëse kundër ND si dhe anije ndihmuese. Komandant ishte caktuar Dashamir Ohri. Ai vinte nga një përvojë e pasur siish-komandanti i bazës së nëndetëseve të Pashalimanit, pikërisht në periudhën kur ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e atëhershëm, Bashkimin Sovjetik. Ai është dhe një nga 17 oficerët e parë shqiptarë që ka mbaruar studimet në vitin 1947 në ish-Jugosllavi. Është, ndërkohë, edhe një nga specialistët e parë të përgatitur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe më pas, një ndër personat e parë, i përgatitur për nëndetëse po në ish-Bashkimin Sovjetik. Dashamir Ohri ka qenë pikërisht komandanti i nëndetëses së parë shqiptare, të ardhur me një katërshe nga Bashkimi Sovjetik.

Vitin e ri 1965 e festuam së bashku në Sazan.

Në mesditën e 4 Janarit 1965, Kap. Rangut III-të D.Ohri i emëruar komandant i Flotiljes Durrës organizon një takim me kuadrot e Shtabit të Flotiljes dhe komandantët e anijeve; i njeh me planin e lundrimit të Flotiljes nga Sazani në Durrës. Rreth orës 20:00 fillon dalja e anijeve nga Sazani. Ky moment ishte shumë prekës. U ndamë me shokët e familjes e kuadrove, me të cilët kishim vite që jetonim në Ishullin e Sazanit. Dalja e anijeve u shoqërua me rënien e sirenave si përshëndetje tradicionale e FLD. Lundrimi për në Durrës u bë natën, në formacion lundrimi dhe në kushtet e një deti të trazuar.

Në mëngjesin e datës 05 Janar 1965 anijet mbërritën në Radin e Durrësit, e më pas u akostuan në Kalatën Lindore të Portit Detar Durrës. Kishin dalë për të përshëndetur e për të uruar mirëseardhjen kuadro vendorë, qytetarë durrsakë e familjarë të kuadrove që ishin nga Durrësi. Kështu data 5 Janar 1965 shënon ditën e rikrijimit të Bazës Detare Durrës. Para komandës e shtabit të Flotiljes dilnin detyra për konsolidimin e vendbazimit. Nisi gjithçka nga e para sepse mungonte infrastruktura, si bankinat, godina e komandës, kushtet e përgatitjes speciale, depot, baza materiale për përgatitjen e efektivave etj.

Në saj të punës vetëmohuese të kuadrove dhe efektivave u arrit që të ndërtohej bankina e silurë hedhësve, ofiçina e silurëve si domosdoshmëri për anijet që pritej të vinin në vitin 1965 nga RP e Kinës. Ndihmesë të madhe për sigurimin e kushteve të vendbazimit dhanë edhe ndërmarrjet e qytetit të Durrësit si NN Porti, Porti Detar etj.

Rruga në të cilën ka ecur Baza Detare e Durrësit gjatë këtyre 50 viteve është e mbushur me sakrifica në kryerjen e detyrave për mbrojtjen e ujërave tona territoriale nga veprimtaritë e paligjshme të anijeve të huaja, ndalimin e tentativave për kontrabandë etj.

Në vite, Bazës iu shtuan anije të tjera si silurë hedhëse, gjuajtës detar; u ndërtuan vendbazimi në B. Pallë, ofiçina të riparimit të anijeve, godinat e komandës, shkolla e përgatitjes së efektivave etj.

Janë të shumtë ish-detarët që kanë kryer shërbimin ushtarak në Bazën e Durrësit që punojnë në profesione të ndryshme në Flotën Tregtare, në Flotën e Peshkimit etj. Në këtë 50-vjetor të rikrijimit të Bazës Detare të Durrësit, për punën plot përkushtim në shërbim të atdheut kujtojmë me nderim e respekt kuadrot e para që hodhën themelet e rikrijimit dhe konsolidimit të Bazës, të cilët janë ndarë nga jeta, si: komandantët e Bazës në vite Kap. Rang. III D. Ohri, Kap Rang I M.Plani, Shefi i Shtabit të Bazës Kap Rang III M.Lulolli, komandantët e skuadriljeve silurë hedhëse Kap Rang III Selam Qejvani, Kap Rang III Ali Canosinaj, komandantin e grupit të anijeve mbiujëse Petro Treni, Ing. mekanikët Piro Tushi, Ismet Beluli,  Sami Shyti, Mark Berdufi, M.Hysi; kuadrot me përvojë Xh.Bujari, Vasil Petro, Spiro Kote, A.Sevrani, B.Demko, Mihallaq Papadhopulli, B.Shehu, T.Gërveni, Skënder Sulku, Halit Hima, Thoma Rubia, B.Këlmendi, S.Beluli, I.Rexha etj, si dhe Tasim Sinani, Hektor Meçe, A.Daja, D.Hoxha,  që u larguan nga jeta shumë para kohe. Le t’u shërbejë përvoja e tyre brezave të kuadrove të reja të Bazës Detare të Durrësit. Me ndryshimin e sistemit politik në vitin 1990, Baza detare e Durrësit pësoi ndryshimet e veta në konceptin e detyrave, organizim dhe strukturë. Si rezultat i hapjes me botën, në ujërat tona u rrit intensiteti i lëvizjeve të anijeve të huaja për qëllime ekonomike, turistike e kontrabande. Për rrjedhojë u rrit edhe mundësia e shkeljeve të ujërave tona; u shtua veprimtaria për peshkim të paligjshëm, përpjekja për trafiqe të klandestinëve, të drogës, të armëve etj. Mendoj se Baza Detare e Durrësit i ka përballuar të gjitha detyrat në ndalimin e këtyre veprimtarive të paligjshme. Në këtë aspekt kontribut ka dhënë edhe bashkëveprimi me anijet e Flotave Ushtarake të NATO-s. Vlen të përmenden veprimtaritë e përbashkëta të mjeteve të Bazës Detare të Durrësit për embargo ndaj ish Jugosllavisë duke ndaluar misione kontrabande, anije naftëmbajtëse etj. Në të gjitha stërvitjet e përbashkëta, kuadrot tona kanë treguar përgatitje profesionale, kanë qenë në të njëjtin nivel me kuadrot e flotave të huaja partnere. Rol të rëndësishëm në zbatimin e detyrave kanë luajtur sistemi i vëzhgimit detar nëpërmjet PRT të vendosura në vendet e studiuara për këtë qëllim, të cilat janë pajisur me teknikë bashkëkohore. Tashmë anijet me të cilat u rikrijua Baza Detare kanë dalë jashtë strukturës së Flotës dhe vendin e tyre e kanë zënë anije të reja të ardhura nga vendet aleate si SHBA, Holanda, Italia etj, të cilat i përgjigjen plotësisht kryerjes së detyrave të ruajtjes së ujërave tona territoriale.

*Ish oficer marine dhe kuadër i Bazës Detare Durrës

Rreth orës 20.00 të datës 4 janar 1965, fillon dalja e anijeve nga Sazani. Ky moment ishte shumë prekës. U ndamë me shokët e familjes e kuadrove, me të cilët kishim vite që jetonim në Ishullin e Sazanit. Dalja e anijeve u shoqërua me rënien e sirenave si përshëndetje tradicionale e FLD. Lundrimi për në Durrës u bë natën, në formacion lundrimi dhe në kushtet e një deti të trazuar. Në mëngjesin e datës 05 Janar 1965 anijet mbërritën në Radin e Durrësit, e më pas u akostuan në Kalatën Lindore të Portit Detar Durrës. Kishin dalë për të përshëndetur e për të uruar mirëseardhjen kuadro vendorë, qytetarë durrsakë e familjarë të kuadrove që ishin nga Durrësi. Kështu data 5 Janar 1965 shënon ditën e rikrijimit të Bazës Detare Durrës.

Me 25 dhjetor1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat domethënës “Shqipëria” dhe “Skënderbeg

 Historiku i Forcave Detare të Shqipërisë

 1912-1944

Me shpalljen e pavarësisë me 28 nëntor1912 u bënë përpjekjet e para për organizimin e FD shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit, por fillimi i Luftës së Parë Botërore e ndërpreu këtë angazhim. Në vitin 1925, ushtria shqiptare filloi të organizohej mbi bazën e Statutit të Shqipërisë hartuar me 7 mars1925. Mbi bazën e këtij statuti u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive. Me 25 dhjetor1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat domethënës “Shqipëria” dhe “Skënderbeg“. Këto anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën kryesisht në detyra policie/roje bregdetare kundër kontrabandës. Në 1925 u dërguan katër studentë për studime në Itali për të plotësuar nevojat e Flotës Ushtarake për oficerë marine. Në 1928 u krijua Komanda e Marinës dhe me 24 qershor1928, u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë. Në 1934 u blenë po nga Italia edhe dy anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan “Saranda” dhe “Durrësi“. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua gjithçka.

1945-1990

Çlirimi i Shqipërisë e gjeti Flotën Luftarake shqiptare në gjendje të mjerueshme. Në prill1945 u krijua Kantieri Detar Durrës për riparimin e varkave ekzistuese dhe nxjerrjen e anijeve të mbytura gjatë Luftës dhe përgatitjen e tyre për detyra luftarake. 15 gushti1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, (FLD). Atë ditë u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafeve trofe me numër MS-10 dhe MS-12. Këto motoskafe u armatosën me mitraloza të lehtë dhe filluan patrullimin e ujërave bregdetare në Vlorë e Sarandë. Në këtë kohë regjistrohen disa incidente me anije luftarake greke. Me 6 korrik1945 dy anije greke u futën në kepin e Qefalit dhe rrëmbyen një qytetar shqiptar dhe e morën me vete në Korfuz. Anijet greke u tërhoqën pasi artileria bregdetare shqiptare hapi zjarr. Me 17 korrik1945 tre anije luftarake greke u afruan në bregun e Himarës dhe qëlluan me mitraloza shtëpitë e banimit.

Në periudhën 19461947, u dërguan në një kurs 1-vjeçar në Jugosllavi, kuadrot e parë të Flotës Luftarake. Në përbërje të këtij grupi ishin oficerët Selam Qejvani, Petro Treni, Rami Mborja, Xhavit Selimullari, Hajri Binaj, Vaskë Themeli, etj. Në vitin 1948 dërgohen dy grupe studentësh në Bashkimin Sovjetik, njëri prej 23 vetash, në Baku dhe tjetri prej 5 vetash në Shkollën e lartë të inxhinierisë detare në Leningrad (sot San-Petërsburg). Në vitin 1949, dërgohet për kualifikim afatshkurtër një grup tjetër oficerësh të Flotës Luftarake Detare, në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Grupi përbëhej nga 10 vetë: Xhemal Shani, Aziz Hasa, Mark Plani, Stavri Çika, Andrea Papadhimitri, Piro Kola, Muharrem Lulolli, Mehmet Karashabani, Shaqir Kapexhiu dhe Shefqet Pinari. Në këtë periudhë u punua me një vizion të qartë për zhvillimin e perspektivën e Flotës Luftarake Detare. Kështu mund të përmendim vitet 19531954, të cilat shënuan fillimin e një etape të re zhvillimi të FD me pajisjen e tyre me katera silurues e më vonë me dragamina, gjuajtëse detare dhe anije ndihmëse të llojeve të ndryshme. Me 14 shkurt1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues e dislokuar në Sazan, e cila shënon edhe fillimin e një përvoje të re. Me 14 maj1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit. Në periudhën 19561968, Flota Luftarake kreu çminimin e Kanalit të Korfuzit në bashkëpunim me Flotën Luftarake të Greqisë. Nënshkrimi i Paktit të Varshavës solli si pasojë përshpejtimin e modernizimit dhe kompletimit të Flotës Detare të Shqipërisë, sidomos pas vitit 1957. Në tetor 1957, bëri një vizitë në Shqipëri, Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, mareshali Zhukov. Zhukov vlerësoi pozicionin strategjik të Pashalimanit për të kontrolluar hyrjet në Mesdhe, ngushticën e Gjibraltarit dhe kanalin e Suezit. Flota Sovjetike synonte të zgjeronte fushën e saj të veprimit dhe të krijonte baza të përhershme në Mesdhe. AdmiraliIvan Kasatonov, komandanti i Flotës së Detit të Zi në fillim të viteve 90-të do të rikujtojë një bisedë me një nga marinarët e nëndetëseve të dislokuara në Vlorë në 1959 gjatë shërbimit të parë afatgjatë të Flotës sovjetike në Mesdhe: “Mua mu duk atëherë se, marinarët e kuptonin rëndësinë e prezencës së forcave tona detare në Detin Mesdhe”. “Anijet e Flotës Ruse kanë qenë këtu, në Detin Mesdhe, që në kohën e mami Katerina (Katerina II, e Madhe)- më tha nënoficeri i grupit të torpedove- Ne e dimë se marinarët nën komandën e Spiridovit, Ushakovit, Senjavinit kaluan dhe luftuan këtu”. Në fund të nëntorit1957, në qytetin e Durrësit u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Brigadës së Parë të Nëndetëseve. Gjatë vitit 1958, u krye specializimi i personelit drejtues të nëndetëseve në Akademinë e Specialiteteve të Nënujëseve, në Sevastopol, Krimea, Bashkimi Sovjetik. 4 nëndetëset e para arritën në bazën e Pashalimanit në shtator1958. Me 17 shtator1958, në nëndetëse u zhvillua ceremonia e uljes së flamurit të Bashkimit Sovjetik dhe në to u ngrit flamuri shqiptar. Në fillim të vitit 1960, Brigadës së Nëndetëseve iu shtuan edhe 8 nëndetëse të tjera të tipit Projekti 613, klasi Whiskey.

SHKOLLA E MARINËS

Në vitin 1960Vlorë u hap Shkolla e Marinës, sot Akademia e Detarisë, e cila ka luajtur një rol shumë të madh në përgatitjen dhe kompletimin e Flotës me kuadro oficerë.

Me 4 qershor 1961, pati një përplasje të ashpër, deri në prag të përdorimit të armëve mes ushtarakëve sovjetikë që kërkonin që në ikje të merrnin nëndetëset e Pashalimanit dhe detarëve e eprorëve të tyre shqiptarë, që ishin të vendosur që të mos lejonin largimin e nëndetëseve. Me 15 gusht1961, në bazën e Pashalimanit vjen për inspektim Enver Hoxha i shoqëruar nga Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu e të tjerë. Enver Hoxha përgëzoi detarët e oficerët për qëndresën me çdo kusht në mbajtjen e nëndetëseve luftarake. Periudha e viteve 19611980 shënoi zhvillimin e mëtejshëm të Forcave Detare, krijimin e disa reparteve të KS, kompletimin me anije luftarake moderne të kohës. U krijua Shërbimi Hidrografik si organizim sigurimi lundrimor detar e të veprimeve luftarake, i cili përgatiti e ngriti një varg fenerësh në gjithë bregdetin. U ngritën e u modernizuan mjaft pika sinjal-vrojtuese dhe u pajisën ato me një rrjetë të gjerë radiolokatorësh. Periudha e viteve 19801990 mund të konsiderohet si periudha e vijueshmërisë së lundrimeve, mbijetesë në drejtimin e sigurisë së gatishmërisë teknike të anijeve mbiujëse e nënujëse. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Kantieri Detar i Riparimit të anijevePashaliman.

1990-1997

Mbas vitit 1990 për FD shtrohej detyra e ristrukturimit, rikonceptimit të reparteve të saj për një integrim të natyrshëm në strukturat e NATO-s dhe BEP-it. Në këtë periudhë vlen për t’u theksuar mbështetja që dhanë efektivat e FD në proceset demokratike, falë pjekurisë politike, shpirtit atdhetar e demokrat të kuadrove e efektivave të FD. Në këtë periudhë u rrit në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimi me Flotat e vendeve perëndimore e veçanërisht ato të NATO-s, ku u zhvilluan me shumë sukses mjaft stërvitje të përbashkëta, si “SAREX-I“, “SAREX-2“, “MAREX-I“, “MAREX-2” etj, në të cilat kuadrot tanë treguan një nivel të lartë profesional.

1997-2015

Ngjarjet tronditëse të marsit1997 shkaktuan në repartet e FD dëme shumë të mëdha. Gjysma e dytë e vitit 1997 dhe vitit 1998 shënon një etapë ringritjeje dhe riorganizimi të reparteve të FD pas shkatërrimit total. Pas një pune të madhe, falë përkushtimit maksimal të kuadrove e efektivave të FD, u bë e mundur ringritja dhe funksionimi i Distriktit Detar të Durrësit e Vlorës, si dhe BNd Sarandë e Shëngjin. Vlen për t’u përmendur në këtë proces ringritjeje ndihma e partnerëve tanë perëndimorë, SHBA, Italia, Greqia, Turqia, etj. Mbas vitit 1997 u synua ringritja e FD. Anijet e FD, të cilat në ngjarjet e marsit 1997 u strehuan në Itali, falë marrëveshjes së përbashkët të të dy shteteve, pas riparimit u kthyen në Shqipëri. Në 1998 me ndihmën e SHBA, FD u pajisën me 5 motovedeta amerikane. Në 1998 si rezultat i kohës së gjatë të përdorimit dolën jashtë strukturave luftarake të FD të 4 nëndetëset e saj pas një veprimtarie 40 vjeçare. Në 2002 me kontributin e qeverise italiane pas miratimit të Ligjit të Rojës Bregdetare Shqiptare, të datës 4 prill2002, FD u pajisën edhe me 6 motovedeta nga Italia, të cilat së bashku me anijet amerikane u futën në strukturat e Rojës Bregdetare. Në gusht2002, 14 anije të FD morën pjesë në operacionin e gjerë antitrafik “PUNA“, i cili u realizua me sukses dhe bëri të mundur bllokimin e këtij trafiku. Në qershor2004, Italia i dhuroi 6 motovedeta Rojës Bregdetare Shqiptare, duke e çuar në 12 numrin e tyre. Më 24 qershor2006, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu deklaroi se: “Prej vitit 1997 e deri në vitin 2005 rreth 42. 317 klandestinë kanë kaluar kufirin dhe ujërat detare. Ndërsa prej fundvitit 2005 e përgjatë vitit 2006, vetëm 19 persona janë ndalur nga autoriteti i Guardia di Finanza“. Mediu e konsideroi këtë si rezultat të punës dhe bashkëpunimit të Rojës Bregdetare Shqiptare dhe Guardia di Finanza.