Selim Pira:Zemërimi i Nikita Hrushovit dhe largimi nga Riviera e detit Jon, ja çfarë diskutuan dy udhëheqësit e lartë për grekët

1457
Sigal

INTERVISTA / Flet Kapiteni i Rangut të Parë, Selim Pira: Si ndodhën përplasjet e para sovjetoshqiptare në Pasha Liman. Mehmet Shehu u tregoi rusëve kufirin e Detit të Zi

Shqipëria u bë mbretëresha e Ballkanit për pjesën detare. Askush nuk kishte më shumë armë luftarake detare dhe nëndetsëe sa ajo. Me katër nëndetëse flota Luftarakodetare shqiptare, pikërisht në vitin 1957, krijoi Brigadën e Nëndetëseve, e cila doli nga një marrëveshje e përbashkët rusoshqiptare, në kuadër të Traktatit të Varshavës. Në fakt ishte krjijuar kjo Brigadë vetëm në letër, pasi në ujërat tona nuk patrullonte asnjë nëndetëse. Për çudi, pikërisht një nga drejtuesit e parë të armatimit të ri, që do hynte në Shqipërinë e pasluftës, Selim Pira, e kishte marrë emërimin si komisar i nëndetëses së parë, ku komandant ishte Dashamir Ohri, por nëndetëse nuk kishte marrë në dorëzim. Gjithë baza e Pashalimanit ishte në pritje të këtij armatimi kaq shumë të diskutuar, për vetë përmasat e këtij armatimi që nuk ishte parë kurrë në armatimin shqiptar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf