Selfo Allka: Dënimi i bujshëm në vitin 1974 për “sabotazh” në ekonomi, përfaqësohej nga ish- Drejtori i Përgjithshëm i Naftës, L

767
Sigal

INTERVISTA/ Flet poeti dhe ish- nëpunësi i naftës, Selfo Allka

– Me cilët nga Sekretarët e parë të rrethit je takuar? Cilat janë bisedat që keni zhvilluar?

Takime të rastësishme në mbledhje dhe në aktivitete të tjera kam patur me të gjithë sekretarët, por në zyrë për probleme të veçanta jam takuar disa herë me Naunka Bozon. Katër takime me Naunkën kanë qenë miqësore, konsulta, shkëmbim mendimesh e debat për probleme pune, pasi më thërriste shpesh për të përfaqësuar ekipe kontrolli me grup pune në ekonomi të ndryshme, si në kooperativën bujqësore Cakran, në atë të Pojanit, në Azotik dhe me një ekip kemi ushtruar kontroll në disa ekonomi si në ndërmarrjen e Ndërtimit, të Bonifikimit, N. B. Roskovec dhe në kooperativën bujqësore Libofshë, ku në bisedat e zhvilluara me ‘të, kemi shkëmbyer mendime për problemet specifike të secilës ekonomi. Në shtator 1982 me Sekretaren e parë, Naunka Bozo dhe një punonjëse të aparatit (M. K.) kam patur një debat e përplasje në zyrën e saj. Unë isha me punë në Ndërmarrjen Tregtare Fier, por kur ajo më thirri në zyrë, isha për kualifikim tremujor në Shkollën e Instruksionit të oficerëve rezervistë në Skelë, Vlorë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf