Salma 15 vjeçe: Ja netët e tmerrit me Gadafin. Si më përdhunonte nën efektin e uiskit dhe heroinës

827
Sigal

Dëshmi rrëqethëse të vampirit të seksit, Muhamar Gadaf, përfshirë në librin Bestseller “Haremi i Gadafit”, botuar nga “Morava”

(Vijon nga numri i kaluar)

 Dëshmitë rrëqethëse të “vampirit” të seksit, Muhamar Gadaf, dhënë nga viktimat 14-15 vjeçe, janë një makabritet çnjerëzor i diktatorit. Po sa janë vajzat që kanë pasur këtë fat!? Cilat janë tmerret që kanë provuar?!…

RRËFIMI RRËNQETHËS

Po cili ishte kaluari i vajzave që përzgjidheshin e përdhunoheshin nga Gadafi?….“….Ecëm me makinë për një kohë të gjatë. Nuk e kisha idenë e orës, por m’u duk se s’do të merrte fund. E kishim braktisur Sirten dhe po çanim drejt shkretëtirës. Shikoja drejt përpara vetes, nuk guxoja të bëja pyetje. Dhe pastaj mbërritëm në Sdadah, në një lloj kampi. Kishte disa tenda, fuoristrada, një karvan të madh, ose më mirë një rulotë tejet luksoze. Mabruka u drejtua për nga makina, duke më bërë shenjë ta ndjek dhe aty, në një makinë që po merrte kthesë për t’u kthyer mbrapsht, m’u duk se pashë një nga ato nxënëset që ishin zgjedhur si unë një ditë më parë, për të pritur Udhërrëfyesin. Kjo duhet të më kishte dhënë pak siguri, por megjithatë, në çastin kur po hyja në karavan, më kapi një angështi e papërshkrueshme. A thua se e tërë qenia ime nuk po e pranonte situatën. Sikur ta dinte, kështu me nuhatje, se po thurej diçka shumë e keqe. Muamar Gadafi ishte brenda. I ulur në një kolltuk të kuq masazhi, me telekomandë në dorë. Perandorak. Eca përpara që t’ia puthja dorën, të cilën e kish lëshuar të squllët duke vështruar gjetkë.- Ku janë Faiza dhe Salma?- e pyeti Mabrukën me një zë të nxehur.

– Po vijnë.

Isha e shastisur. Asnjë vështrim për mua. Nuk ekzistoja. Rrodhën disa minuta. Nuk dija ku të zija vend. Më në fund u ngrit dhe më pyeti:

– Nga është me origjinë familja jote?

– Nga Zlinteni.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf