“Sali Veliu u vu në pranga 3 ditë pas dasmës së të bijës, ku të gjithëve u vuri para nga një kokë qengji”

1173
Sigal

Ekskluzive/Sarand Nikollo rrëfen ndalimin më 1984-n të titullarëve të Degës së Sarandës si ‘armiq e puçistë’

Nikollo: Ju rrëfej arrestimin e Kryetarit të Degës së Brendshme si bashkëpunëtor i Mehmet Shehut

Një dasmë e paparë kurrë më parë në qytetin e Sarandës ku çdo i ftuar kishte në menu një kokë qengji, e pas tre ditësh një ngjarje e rëndë, arrestimi i kryetarit të Degës së Brendshme të këtij qyteti e dy zëvendësve të tij shënon vjeshta e vitit 1984. Burime zyrtare të Kohës konfirmojnë se: “Sali Verdha, titullar i Degës, Panajot Barka e Sami Resuli nënkryetarë, u akuzuan si bashkëpunëtorë  të ‘armikut Mehmet Shehu’ dhe u arrestuan në të njëjtën ditë në grupin e 17 mallakastriotëve si miq e bashkëpunëtorë të kryeministrit të vetëvrarë”. Në krye të operacionit që shoqërohej me 200 gardistë, ishte zëvendësministri i Brendshëm, Zylyftar Ramizi. Jo vetëm kaq, por bashkë me ‘ta, në këtë arrestim të bujshëm,  në pranga ranë dhe disa hetues e oficerë kufiri.  Pas akuzave zyrtare si ‘puçistë’, si ‘bashkëpunëtorë të Mehmetit’, si ‘njerëz që dëmtonin vendin duke lejuar arratisjet jashtë kufijve'(sapo ishin arratisur në jug të Sarandës dy gra), ata u dënuan nga drejtësia e kohës me nga 15 vite burg. Këto e të tjera i rrëfen ekskluzivisht për ‘Telegraf’, Sarand Nikollo, ish-shofer i Kryetarit të Degës, të arrestuarit si ‘puçist’…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print