Safet N. Ramolli:Si u rrit dhe u forcua ushtria shqiptare, nga lufta partizane në traktatin e Varshavës dhe sot në strukturat e

125

10 Korriku 1943-10 korrik 2013, si e presim këtë vit, 70- vjetorin e Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Në vitet e para të pluralizmit (1993-1994, jam ndodhur jo rastësisht në një mjedis ushtarak. I etur për lajm, apo për të mbushur programet televizive, mbërrin një grup xhirimi i një televizioni dhe gazete me emër atë mot. Gazetarja komunikon me shefin e informimit të Njësisë Ushtarake në fjalë, dhe i kërkon shpjegime se si do të festohet 10 Korriku – si Dita e Krijimit të Ushtrisë Shqiptare -; nëse do të gatuhet ushqimi tradicional në kësi rastesh – hallva – dhe a do të jepen liridalje për në qytet për ushtarët; do të këndohen këngë dhe hidhen valle nga efektivat ushtarë; bile shkuan edhe në kuzhinë për të provuar shijen e hallvës tradicionale të festave ushtarake. Pyetën edhe ushtarë e kuadro, se çfarë përfaqëson 10 korriku, etj., etj.. si këto. Meqenëse kisha pak më shumë informacion për problemin në fjalë, sqarova gazetaren dhe ekipin e saj, se 10 Korriku nuk është më dita e Krijimit të Ushtrisë Shqiptare, se si e tillë është përcaktuar data 4 dhjetor 1912, dhe se 10 korriku mbetet si Data e Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf