INTERVISTA/ Flet Sadedin Benari: Si u njoha në Ankara me Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën
Jeta e tij është një aventurë. Arratisen familjarisht në Greqi, pastaj drejt e në Turqi. Vazhdon studimet për ekonomi dhe 6 vjet e 6 muaj ishte si asistent kontroll i studentëve në Vjenë, Gjermani dhe Zvicër.
Diçka për origjinën tuaj?
Unë quhem Sadedin Benari, por me të shkuar si emigrantë në Turqi na e ndërruan mbiemrin, duke na e vendosur Jayla. Gjyshi im ishte tregtar që punonte në gjithë Ballkanin. Tregtonte qe dhe qerre në Maqedoni, Greqi, Bullgari, Mal i Zi etj… Gjyshi im kishte ardhur nga Korça dhe ishte vendosur në Manastir, të cilën tashmë e kishte Jugosllavia. Pra ishim vendosur në Manastirin e famshëm, ku u zhvillua Kongresi i bujshëm i drejtshkrimit dhe për çudi ky qytet kaq i bukur, kaq historik ju hoq Shqipërisë me një të rënë të lapsit. Sot ky qytet i mrekullueshëm quhet Bitola, pasi maqedonasit duan që ta shuajnë historinë tonë. Pra të parët e mi u vendosën këtu që para vitit 1900. Edhe fundi i Luftës së Dytë Botërore na gjeti në Manastir pasi familja jonë ishte ndër më të pasurat dhe me një tregti të shtrirë në Ballkan.
Kur dhe pse ikët nga Manastiri?
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf