Sabie Alliu: “Tefta Tashko Koço më donte nuse për vëllain, por unë hezitova se isha e vogël”

954
Sigal

EKSKLUZIVE/Ditari i 90-vjeçares Alliu: Si më propozoi koço tashko gjatë kohës që po mbushja ujë në oborr

“Bashkë me këngëtaren, qëndisëm flamujt e demonstratave antifashiste të rinisë në Tiranë”

Sabie Alliu, sapo kishte kaluar të 17-tat. Për shkak të mentalitetit të kohës, ashtu si gjithë vajzat moshës së saj, ishte e detyruar që të rrinte brenda dhe të bënte punët e shtëpisë. Por ardhja e Tefta Tashko Koços si qiraxheshë në vitin 1937 së bashku me familjarët e saj, ishte një fat për Sabien. Ajo magjepsej teksa dëgjonte tingujt e pianos dhe zërin magjepsës të Teftës kur këndonte. Tek Tashkot, hynin e dilnin gjithashtu, njerëz të ndryshëm. Mes tyre ishte dhe një djalë i gjatë dhe i bukur, për të cilin, pas luftës, Sabia do të mësonte se ishte Enver Hoxha. Ai bisedonte me orë të tëra me Teftën dhe Koçon, ndërsa Sabia u përgatiste dhe u dërgonte kafenë… Por përballja e Sabies me Koço Tashkon, mëngjesin e një dite pranvere tek çezma e shtëpisë sjellë një të papritur. Koço i afrohet Sabies dhe i propozon për fejesë. Por argumenti i saj ‘jam ende e vogël’, e step disi propozuesin, i cili i thotë: “Mendohu dhe më kthe përgjigje!”. Këto dhe detaje të tjera interesante, jepen në ditarin e lënë nga 90-vjeçarja Sabie Bakiu, në shtëpinë e së cilës familja Tashko u strehua për 5 vjet….