Rrëfimet e inxhinierit të minierës së Rubikut

3626
Sigal

Nga uzina e bakrit janë prodhuar rreth 2 ton flori i pastër. Si nisi procesi i elektrolizës për nxjerrjen e arit, argjendit dhe bronzit, depozitimi në bankat e Zvicrës dhe si e grabitën  në vitet e trazirave të 1990-1992

Dosier/ Ari, agjenti dhe bronzi, ku dhe si gjenden metalet e rralla, vendet më të pasura

 

Që nga viti 1966 deri në vitin 1990 Uzina e Bakrit Rubik prodhoi rreth 1850 kg ar

Fillimisht, karati si njësi matëse u përdor që në lashtësi nga tregtarët e Lindjes së Mesme

Dritaret e veshura me ar, e lejojnë dritën të depërtojë. por jo nxehtësinë

Dritaret e kabinës së një aeroplani të sofistikuar vishen me ar

Në vitin 1935 në Rubik filloi punën miniera e parë e bakrit në Shqipëri

Në vitin 1966 fillon punë Uzina e Përpunimit të Bakrit Rubik ku nxirrej ar

SH B A kanë në depot e tyre numrin më të madh të lingotave të arit

Sot rreth 80 % e arit që nxirret (rreth 1600 ton) përpunohet për të bërë bizhuteri

Çdo vit rreth 200 ton ar përdoret për të prodhuar pajisje elektronike, televizorë, vidio, celular, kompjuterë

(Nikoll MARKU-ish përgjegjës në Uzinën e Bakrit Rubik në linjën e prodhimit të arit)

Sa ar ka prodhuar Shqipëria dhe si ruhet sot ari në botë

 

Ari

Mendohet se ari është metali i parë që ka filluar të përdorë njeriu që prej kohërave të lashta. ngaqë u gjend në natyrë në gjendje të pastër (native). Ari është element kimik me numër atomik 79 dhe peshë atomike 196,976, është me ngjyrë të verdhë. shumë i telëzueshëm e i petëzueshëm, fortësia sipas Brinelit, kg/cm2 është 18, ndërsa sipas Mosit është 2.5, temperatura e shkrirjes është 1063°C, është përcjellës i mirë i elektricitetit. Pasqyron shume mirë dritën dhe nxehtësinë. Krijon lidhje metalike (aliazhe) me shume metale. Sipas metalit shtesë për formimin e aliazhit merr dhe ngjyrën. Lidhjet e arit me argjend janë të buta, të farkëtueshme, me ngjyrë të verdhë në të gjelbër ose të verdhë të zbehtë.

Lidhjet e arit me bakër kanë ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe kanë fortësi. Lidhjet e arit me palladium (80% Au e 20%Pd) quhet ar i bardhë dhe përdoret për sende zbukurimi etj. Lidhje të tilla bëhen për të rritur fortesën e qëndrueshmërinë e tij si dhe për ta kursyer atë.

Për te vlerësuar përmbajtjen e arit ne këto aliazhe bota sot po mban sistemin e karatit

Shpjegoj, se fillimisht karati si njësi matëse u përdor që në lashtësi nga tregtarët e Lindjes së Mesme. Ata e përdornin “Karatin” për matjen në sasi të floririt (arit) dhe gurëve të çmuar. Një KARAT ishte e barabarte me 200 miligram nga ky mall. Me vonë Karati kaloi në vlerësimin cilësor të arit. Ari i pastër është sipas kësaj njësie 24 Karat, d.m.th, 100% Au ose 1000/1000, 18 Karat =750/1000 ose 75% Au, 14 Karati = 583/1000 ose 58%, ndërsa 8 karati është 333/1000 ose 33% Au. Deri ne 8 karat ari është mjaft rezistent ndaj agjenteve kimikë dhe atmosferikë. Atë e gërryen vetëm “ujë mbretëror” (3 njësi HCL: me një njësi HN03). Aliazhi i arit poshtë 8 karat, pra me poshtë se 33% Au nuk është rezistent ndaj agjenteve kimikë dhe atmosferikë Shpesh herë përdoret “Onci” në vlerësimin e Arit në sasi. Një 0nc (0unce)=31.1034807g Au. Ndërsa 32,1507425 Onc=1kg Au

Ari. kimikisht është pak aktiv

Edhe në temperatura shumë të larta ai nuk bashkëvepron me oksigjenin, hidrogjenin, azotin dhe gazin karbonik. Nuk reagon me agjentet e jashtëm. Humbet shkëlqimin kur takohet me squfurin. Nuk tretet në acide dhe baza, tretet në cianure në prani të oksigjenit. Mbi këtë veti bazohet metoda kryesore për nxjerrjen e arit (cianurimit). Me mërkurin formon me lehtësi amalgam, gjë që shfrytëzohet edhe ky fakt për nxjerrjen e arit me amalgamim. Pra as uji, as ajri dhe as agjentët nuk e dëmtojnë arin. Kjo rezistencë, kjo bukuri dhe ndërthurja edhe me vetitë e tjera e bën këtë element ideal. Ari është rezistent ndaj baktereve. Ndaj e përdorin dentistët për të zëvendësuar dhëmbët e dëmtuar. Është një metal ideal për t’u përdorur në kirurgjinë e venave dhe arterieve të dëmtuara. duke i përforcuar me tuba ari. Shtresat e holla të arit shfaqin disa karakteristika jo të zakonshme. Për shembull. mendoni bashkëveprimin e këtij metali me dritën. Kur përpunohet në shtresa tepër te holla, ari bëhet i tejdukshëm. Kur është kaq i hollë ai lejon që valët e dritës jeshile ta përshkojnë, por reflekton rrezet infra të kuqe. Dritaret e veshura me ar, e lejojnë dritën të depërtojë. por jo nxehtësinë. Kështu pra dritaret e kabinës së një aeroplani të sofistikuar vishen me ar, njësoj si dritaret e shumë ndërtesave të sotme moderne. Po ashtu. një shtresë e trashë ari që nuk është e tejdukshme, lidhet rreth e qark pjesëve me delikate te anijeve kozmike. duke i mbrojtur nga rrezatimi i fortë dhe nxehtësia.

Ari në Shqipëri

Në disa materiale biblike dhe në librat e shkrimtarëve antikë përshkruhen format e përdorura që para 5000 viteve të fiseve llire (ne zonën e Mirditës se sotme) në përpunimin e arit dhe argjendit. Kultura mineralogjike e ilireve zinte vendin kryesor ne historinë antike të Evropës. Për këtë flasin dhe zbulimet e bëra në Mirditën e sotme në Gëziq (kodër-pazari), Perlat, Fushë-Fregen, Fane, Ungrej, Bulgër, Malaj, Kaluer, Tene, Rubik, Vele, Rrasfik si dhe në disa krahina të tjera.

Në këtë kohe filluan të duken elementet e parë teknikë të përpunimit të elementeve të çmuar. U bë ndarja selektive e Arit nga Argjendi, u bë bluarja e mineraleve dhe ndarja e metaleve të çmuara me gravitacion nëpërmjet metodës hidrante etj. Historiani Klin përshkruan se në kohën e perandorit Neron në një zonë të banuar nga pirustët (në Mirditën e sotme) nxirrej rreth 25 kg.ar (Au) në ditë. Siç duket këtu ishin përqendruar damarët kuarcorë dhe shtresat shkëmbore që mbartin solucione të ngurtësuara të arit apo depozitime sedimentare të tij. Gjatë rrjedhjes së përrenjve copëzat e arit të pastër dolën në sipërfaqen e tokës dhe tashmë ishte e mundur grumbullimi i tij. Një fenomen i tillë, në grumbullimin e përkohshëm të arit nativ neper lugina përrenjsh, kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe sot në disa vende të botes si në Kaliforni, në Austri, Amerikë, Australi etj

Më pas, para 2000 vitesh. meqenëse ari nuk gjendej më në gjendje të pastër e të dukshme, mbështetur dhe në vetitë kimike të tij u përdor metoda e amalgamimit dhe më pas metoda e cianurimit për nxjerrjen e arit. Që nga koha e ilirëve e gjer në Mesjetë vendi ynë ka pasur shumë mjeshtra të talentuar dhe aftësitë e tyre artizanale janë trashëguar edhe në ditët tona. Dihet ekzistenca e një qyteti tipik metalurgësh me emrin Demastion. Këtu u prodhuan shumë lloje monedhash dhe stoli Ari dhe Argjendi ku në to simbolizoheshin minatorët dhe metalurgët ilirë. Studiues të ndryshëm antikë por edhe ilirologët e mëvonshëm tregojnë se trevat ilire kanë patur burime ari, argjendi dhe metalesh të tjera. Ata jo vetëm se ishin mjeshtra në përpunimin e metaleve por ishin dhe ndikues në zhvillimin evropian.

Edhe gjatë Mesjetës në shekujt VI-VIII banorët e Mirditës së sotme nuk e kishin humbur traditën e pirustëve si metalurg dhe argjendar të zot. Zona e Mirditës dhe Dukagjinit ishte mbushur me parallike, unaza, vathë, stoli nusërie shumë të bukura prej ari dhe argjendi, që janë trashëguar deri në ditët e sotme. Mirdita, vendi ku banuan pirustët qëndroi shumë e populluar deri në shekujt 11-12 dhe nuk pati ndikim nga kulturat romake, bizantine e sllave. Por gjatë periudhës së sundimit Osman krahas lindjes së elementeve të parë të kapitalizmit, u vërejt se tashmë Shqipëria po rënkonte, kishte marrë tatëpjetën ekonomike dhe kulturore. Tashme industria nxjerrëse dhe përpunuese minerare futet në paralizë të plotë për t’u ricikluar vetëm pas disa qindra vitesh.

Në vitin 1935 në Rubik filloi punën miniera e parë e bakrit në Shqipëri.

Më pas, përveç minierës, fabrikës së pasurimit dhe furrës së shkrirjes së bakrit në Rubik, filluan të hapeshin një pas një miniera të tjera, fabrika pasurimi, fabrika shkrirje minerali dhe koncentrati si dhe uzina përpunimi.

Në vitin 1966 fillon punë Uzina e Përpunimit të Bakrit Rubik.

Ky ishte momenti i fillimit të prodhimit të bakrit elektrolitik dhe sipas skemës së përpunimit filloi të duket dhe Ari shqiptar, që do fillonte të dorëzohej në Bankën e Shtetit (në vitin 1968). Theksojmë se prodhimi i arit dhe argjendit në uzinën e bakrit në Rubik, erdhi si nënprodukt i përpunimit të mineraleve bakërmbajtëse. Pra pas procesit të elektrolizës se bakrit, në fund të vaskës se elektrolizës depozitohej shllami anodik.

Shllami anodik

Shllami anodik kishte një përbërje heterogjene, përbehet nga te gjithë elementet qe përmbante anoda dhe qe nuk treteshin ne elektrolit apo nga disa elemente që nga jono-shkëmbimi krijonin komponime të patretshme dhe bien neëshllam. Dalja e shllamit anodik kundrejt sasisë se bakrit që rafinohet ishte rreth 0.4 %.Ky shllam kishte një përbërje qe varionte nga 0.25-0.35% Au,3-4%Ag, 40-50% Cu,7-9% Se,rreth 0.35 % të rreth 3% Si02 etj. Elementet e çmuara gjenden në shllam në formë metalike dhe kryesisht në formë selenitesh dhe teluritesh. Ky shllam largohet në mënyrë periodike nga vaskat dhe i nënshtrohet skemës së përpunimit për nxjerrje e arit dhe argjendit. Fillimisht përpunimi i shllamit është realizuar me shkrirje direkte në furrë duke e përzier atë me Si02 dhe NaCO. Me këtë lloj procesi, pas heqjes se skorjes fitohej durometali (Au +Ag). Më vonë u fut metoda e shkrirjes së shllamit me plumb. Metalet e çmuara treten në masën e shkrirë të plumbit duke formuar një aliazh me 40-70 % metale të çmuara. Procesi më pas vazhdonte me oksidimin e plumbit dhe avullimin e tij duke gurgulluar në masën e shkrirë oksigjen, deri sa koncentrimi i metaleve të çmuara të arrijë 95%. Në të dy metodat e mësipërme krijohej shumë skorie me përmbajtje elementesh të çmuara si dhe humbiste Se,Te. Cu, Ni etj.

Me pas uzina e bakrit në Rubik, shllamin e përpunoi sipas këtyre operacioneve:

1-         Fillimisht         hiqet bakri nga shllami me metodën e sulfatizimit. Ky proces realizohet ne temperaturën 150-300°C, në një furrë tubulare rrotulluese me veprim te pandërprere. Cu dhe Ni ne kontakt me acidin sulfurik ne këtë temperature kalojnë ne CuS04 dhe NiS04.

2-         Behej   pjekja sulfatizuese e shllamit për heqjen e Selenit dhe përfitimi i tij. Ky proces realizohet ne temperaturën 300-600°C. Pa u futur në hollësira theksojmë se në këtë fazë ndodh formimi intensiv i Se02

3-         Shkrirja            e shllamit të ç’bakëruar dhe fitimi i durometalit (Au+Ag).

4-         Ndarja e Arit nga Argjendi me anën e procesit te elektrolizës dhe përpunimi i mëtejshëm i tyre për të prodhuar ar dhe argjend të pastër.

5-         Përpunimi        i llumit që ngel në fund të procesit të elektrolizës se Arit dhe që i përket grupit të Platinit. Gjatë këtij përpunimi, prodhohet ar me 99.95% Au, argjend me 99.90% Ag, si dhe selen teknik (rreth 95%Se). Gjatë elektrolizës së arit, në fund të vaskës, (siç theksuam me sipër) precipitojnë ca kripëra që përfaqësojnë grupin e platinit (Platini, Palladiumi, Rodiumi,Osmiumi, lridiumi, Ruteni). Gjatë përpunimit të pjesshëm të këtyre kripërave është prodhuar rreth 1 (një) kg Platin shpuze me 99% Pt dhe pak me shume kripëra Palladiumi.

Theksojmë se duke parë lidhjen kimike të arit në mineralin bakërmbajtës. duke ndjekur dhe bilancin del se gjatë procesit të flotacionit në fabrikat e pasurimit, ari nuk kishte rikuperim më të lartë se 20%. Pra ari mori rrugën e sterileve për t’u depozituar nëpër dampa. Një gjë të tillë e vërtetuam edhe me analizat që bëmë ne dy institute shkencore ne Rusi. Në fabrikën e pasurimit në Kurbnesh (vënë në punë në vitin 1961) për pak kohë u përdor metoda e cianurimit për flotimin e arit. Ky veprim ishte shumë rezultativ dhe ndikoi në rikuperimin e arit, por e keqja ishte se përpunimi i këtij minerali me reagjent flotacioni kripëra cianuri nuk zgjati shumë, ngaqë këto cianure ishin helme të fuqishme dhe niveli teknik i punëtorëve që përdornin këto helme ishte i ulët. Që nga viti 1966 deri ne vitin 1990 uzina e bakrit Rubik prodhoi rreth 1850 kg ar (Au) . Për çdo kallëp Ari që do dorëzohej pranë Thesarit të Shtetit (në B.SH.SH.) uzina prodhuese e shoqëronte me një vlerësim cilësor dhe i vendoste stampën:

482058527

[~Uzina e Bakrit Rubik 99.95% Au Toleranca e gabimit për Arin ishte 0,02%.

 

Nesër do të lexoni:

– Si nisi procesi i elektrolizës se bakrit në uzinën e bakrit Rubik

– Në vitin 1988 ari dhe argjendi i prodhuar nga Uzina e Bakrit Rubik u depozitua në një Bankë të Zvicrës

– Viti 1968 Shqipëria prodhoi 21 kg ar, në vitin        1989 plot 120.22 kg