Rrahman Parllaku: Letra e Shefqet Peçit dhe e vërteta mbi vrasjet në Buzëmadh

887
Sigal

DOSSIER/ Rrahman Parllaku, një legjendë në  kufirin  e  dy  kohëve

Gjatë qëndrimit në krahinën e Dishnicës organizuan dy aksione kundër forcave naziste. Në aksionin e parë goditën një kolonë me ushtarë gjermanë, të cilëve u kishin zënë pritë te Rrapi i Paramithit. I qëlluan në befasi, kur kolona qëndroi pranë çezmës për të pushuar. Prita ishte e maskuar, zjarri ishte i papritur për forcat naziste dhe prej tyre mbetën 10 të vrarë. Goditën si rrufe dhe u tërhoqën si shigjetë, por fatkeqësisht gjatë tërheqjes për në thellësi të pyllit u plagosën dy partizanë.

Aksionin e dytë e ndërmorën kundër një toge prej afro 25 ushtarësh gjermanë, të cilët ishin vendosur në çadra në fushën e Teqesë së Sukës. Qëllimi ishte të siguronin kalimin në rrugën Këlcyrë-Qafa e Kiçokut. Pasi u siguruan për vendndodhjen e trupave armike, dërguan një skuadër me partizanë vendas, të cilët të maskuar mirë, u afruan deri 200 metra larg vendndodhjes armike, bënë zbulimin e vendit dhe përcaktuan rrugë-afrimet. Pas kthimit të tyre, pajisën një grup partizanësh prej 20 vetësh, me armë automatike dhe 2 mitraloza që në mbrëmje hapën zjarr të dendur kundër armikut, duke lënë shumë të vrarë e të plagosur. Të mbeturit gjallë u çoroditën nga zjarri i befasishëm dhe nuk mundën të kundërpërgjigjeshin. Siç iu treguan fshatarët e zonës, autoambulanca gjermane kishte udhëtuar 3 herë drejt Përmetit për të çuar atje të vrarët e të plagosurit e shumtë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf