Robert Kote. Enver Hoxha ishte ideuesi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit

504

Monumenti “Nëna Shqipëri”  ndodhet në hyrje të kompleksit të “Varrezave të Dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore” në Tiranë dhe është 12 metër i lartë. Statuja është në beton dhe është përuruar në varrezat “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1971. Realizues janë Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri. Është një statujë e vendosur mbi një piedestal, 3 metra i lartë, ku është shkruar “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”. Idenë për ndërtimin e “Varrezave të Dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore” e hodhi Enver Hoxha. Në këtë bisedë me arkitektin, inxhi. Robert Kote do të lexoni gjithë historinë e ndërtimit të tyre dhe kalvarin e ndërtuesve gjatë raportimit para Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

 Si filloi projektimi dhe zbatimi për punimet e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Tiranë?

Për projektimin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, u vendos të shpallej një konkurs kombëtar me pjesëmarrjen e instituteve projektuese, zyrave të projektimit nëpër rrethe (ZUP-et), katedrës së arkitekturës së universitetit dhe individëve. Arkitektët do të bashkëpunonin me skulptorë, piktorë. Ne të katedrës së arkitekturës bashkëpunuam me grupin e skulptorëve të përbërë nga Kristaq Rama, Shaban Haderi dhe Muntaz Dhrami. Ishte vendosur që të gjitha punimet grafike, maketet, bocetet, do të vendoseshin ne hollin kryesor të Pallatit të madh të Kulturës në Tiranë, ku populli mund të shikonte dhe të linte me shkrim vërejtjet dhe preferencat për variantet, mandej ato do të përzgjidheshin nga udhëheqja më e lartë e Partisë: Byroja politike e PPSh-së (Partia e Punës së Shqipërisë).

Po ju vetë çfarë kishit skicuar?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf