Ramiz Alia: Po të doni, shajeni Stalinin sa të keni qejf

1221
ARKIVA XV / Nga takimet e Ramiz Alisë me intelektualët e vendit në prag të ndryshimeve të mëdha të vitit 1990
“TAKIMI ME INTELEKTUALËT”
Kjo është pjesa e pesëmbëdhjetë dhe e fundit e bisedës së Ramiz Alisë me intelektualët, zhvilluar më 12 gusht 1990. Zhvillimi i ngjarjeve në Evropë pas përmbysjeve që ndodhën në vendet e lindjes padyshim që të çonte në mendimin se ajo që ndodhi andej do të ndodhte edhe në Shqipëri. Në atë kohë, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së, Alia ka biseduar për rreth katër orë në Pallatin e Kongreseve me rreth 60 intelektualë, mes të cilëve Dhimitër Shuteriqi, Luan Omari, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ylli Popa, Sali Berisha dhe Fatos Nano. 

Ramiz Alia: Tashti, për sa i përket këtij problemit tjetër, këtij Stalinit, çfarë thatë ju. Unë mendoj që ky është një problem tepër i… ashtu… kompleks më vete, por duhen parë qëndrimet ose më mirë veprimet në këtë drejtim duhet t’i kemi një çikë të matura, sipas mendimit tim. Pse? Nuk po diskutojmë me çështjen si është pozita ideologjike mbi Stalinin etj., etj. Ne që thoshim para disa kohësh, që thoshim për Stalinin, tani kemi dokumente të ndryshme dhe nuk mund që ne të themi se këto dokumente nuk vërtetojnë këtë apo atë tjetrën. Pikëpamja jonë ka qenë ajo, kupton, për atë rol që ka luajtur në luftën patriotike, për atë çka ka bërë për Shqipërinë lidhur me çështjen e Jugosllavisë, etj. Domethënë ky është pak a shumë trungu ku mbahemi”.

Dritëro Agolli: “Në vitet ‘47-’48, sepse përpara nuk ka pas ekzistuar”.
Ramiz Alia: “Po, po, nuk ka pas ekzistuar përpara. Shiko, ka shumë muhabete rreth këtyre çështjeve, ka shumë muhabete. Por, unë e kam këtu hallin, që ky problem, mos të harrojmë që mirë neve kemi një mendim, edhe jemi një masë, por në popullin tonë ka një masë të madhe njerëzish që nuk mendojnë kështu si mendojmë ne. Tashti ndonjëri mund të thotë epo mirë dhe ata mund të thonë për ne, epo mirë. Po nuk shtrohet çështja kështu, nuk diskutohet dhe nuk duhet të shtrojmë çështjen që epo ne kështu dhe mendojmë ndryshe. Pra të veprojmë në mënyrë të tillë”.

(Ndërhyrje nga salla)
Ramiz Alia: “Për sa i përket propagandës së botës jashtme, mos kini merak, ndaç lini bustin, ndaç hiqni bustin, ndaç shajeni atë…”.
Bashkëbisedues: “Do gjendet Daut Hoxha”.
Ramiz Alia: “Kush? Ja sa të dalim tani nga kjo mbledhje, mos u mërzisni. Kështu që stalinistët, nuk na hiqet kjo ne, nuk na hiqet nga monumenti. Por, neve sigurisht, kjo është edhe një pasqyrim i mungesës se demokracisë sonë, por dhe i edukatës demokratike. Ne jemi shumë sensibël, ne po na shanë, revoltohemi. Pse na thonë stalinist, ne nxehemi. Po mirë të mos nxehemi, të mësohemi dhe ne të mos nxehemi. Çfarë të na thonë nxehemi, kupton. Duhet të durojmë, duhet të mësohemi një çikë të durojmë. Ne edhe po na shanë për gjëra të tjera, po na thonë. Jo e kam këtu nuk dua të justifikoj që o burra të na shajnë. Por, edhe sikur të mos jenë monumentet e Stalinit, prapë do na shajnë. Po si të bëjmë? Të gjejmë një mënyrë. Ja e hoqën… ku the ti? (Reagim nga salla) E hoqën dhe në Shkodër. Po hiqini. Po pse autori ka të drejtë ta heq?!”

Bashkëbisedues: “Tha kryetari i kooperativës, kur u hodhën këto shashkat kështu, ç’të bëjmë tha se kam një mburojë këtu, pak kooperativiste kam. I tha ai, merre në çështje”.
Ramiz Alia: “Mua nuk më duket ndonjë problem që ne na zgjidh në planin ndërkombëtar. Urdhëro? Shiko ne pa nofka nuk shpëtojmë”.
Bashkëbisedues: “Të na e vënë skënderbegas”.
Ramiz Alia: “Jo mor, skënderbegas nuk ta vënë se je i madh për të thënë skënderbegas”.
Sali Berisha: “Në Kosovë ka një problem tjetër…”.
Ramiz Alia: “Çështja e Kosovës ti, shoku Berisha është një qëndrim, një çështje më vete dhe duhet ta kemi kujdes. Dhe unë e ti, që veçanërisht jemi shumë prokosovar, ndihemi pak kosovar, hë? Do kujdes pak. Çështja e Kosovës është tepër e komplikuar. Edhe mendimet për Kosovën dhe për kosovarët janë shumë ashtu. Për shembull, një burrë kosovar, që lexova diku thotë në Nju-Jork, Shqipëria duhet të shtrojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Unë mendoj që po të udhëhiqemi nga ato mendime, ne do biem pre e provokacioneve të rrezikshme, sepse kosovari përpara se ta thotë atë, duhet ta bisedojë me ne. Dhe kur nuk begenis ta thotë me ne dhe e thotë atje, do të thotë që është provokator. Kushdo qoftë ai. Për mua s’ka rëndësi. Tjetër … Më fal, më fal, më fal. Jo, jo, jo se e kam që duhet të bëhemi dhe ne një çikë… se është bërë si modë kjo Kosova, të ndjekim mentalitetin e tyre. Vajti Mark Krasniqi, kupton, që njohim ne dhe e kemi mik, po miku jonë. Po bën pajtimin kombëtar në Amerikë. Meqë po bëjmë pajtimin e gjaqeve, hajde bëjmë dhe pajtimin e gjaqeve në Amerikë. Pajtim me ballistët kupton, me Xhaferr Devën”
Sigal