Pulaha: Si na shpëtoi Kadareja pa na i thyer “Shkallët” në Teatrin Kombëtar në vitin 1990

771
Kjo intervistë e dytë me shkrimtarin dhe komedianin Ruzhdi Pulaha, ka të bëjë me figurën e një prej korifenjve të letrave shqipe Ismail Kadare. Ishin vitet dramatike për atdheun tonë. Ishin ato vite kur rinia po shikonte me sytë nga perëndimi dhe regjimit totalitar po i vinte fundi. Pikërisht në fundvitet 1980, Ruzhdi Pulaha vë në skenën e Teatrin Kombëtar dramën “Shkallët”. Kjo dramë për vetë tematikën që ishte, për vetë interpretimin, u prit me entuziazëm nga publiku i gjerë kryeqytetas. Personalisht kur e kam parë këtë dramë, jam kthyer në shtëpi me lloj-lloj mendimesh në kokë. Pashë një botë tjetër, një mendim ndryshe nga i kohës që më bëri të reflektoj më shumë se miqtë e mi që se ndoqën këtë dramë. Kur shfaqja u dha në Tiranë, në Gjermani kishte rënë muri i Berlinit ndërsa në Rumani, sistemi socialist kishte marrë rrugën e tatëpjetës. Po në Shqipëri çfarë ëpo ndodhte? A e kishte radhën vendi i shqiponjave për një përmbysje të tillë? A ishin intelektualët shqiptarë të ndërgjegjësuar për ndryshimin? Cili ishte roli i Ismail Kadaresë në këtë ndryshim? Personalisht në atë kohë mësova shumë nga kjo dramë në atë vit të çuditshëm 1990. Shumë të rinjve që si përjetuan ato ditë, kjo vepër do të duket paksa utopi, por për mua dhe brezin tim ishte leksioni më i bukur i kohës, për artin që çau kornizat hermetike të regjimit
  • Në pranverën e vitit 1990 në Teatrin Kombëtar u shfaq drama juaj “Shkallët” e cila bëri bujë dhe u prit me entuziazëm nga publiku, por shqetësoi së tepërmi Partinë dhe pushtetin e kohës. Si e kujtoni tani pas 25 vjetësh atë ngjarje?
  • Megjithatë drama u vu në skenë?
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal