Pse hyri Shqipëria në Traktatin e Varshavës dhe dalja prej saj pas grindjeve të Enverit me Hurshovin

4889
Sigal

Nga kujtimet e Ramiz Alisë: 45 vjet më parë ne dolëm nga blloku i vendeve të Lindjes, duke u bashkuar me Mao Ce Dunin për interesat e vendit

Shqipëria hyri në Traktatin e Varshavës në maj dhe doli në shtator. Vendi ynë u inkuadrua së bashku me Bullgarinë, Çekosllovakinë, Gjermaninë Lindore, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Bashkimin Sovjetik duke nënshkruar Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit. Dhe Shqipëria u tërhoq nga ky traktat, pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki, në 12-13 shtator të 1968-ës. Hyrja ndodhi më 14 maj 1955 dhe ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evropës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të menjëhershme ushtarake në raste të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 vjet tjera, nëse një vit më parë nuk është bërë tërheqja e ndonjë anëtari.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf