Propozimi grek nëpërmjet jugosllavëve: Ta ndajmë Shqipërinë në mes, kufiri mbi lumin Osum!

766
Sigal

Konferenca e Parisit/ Rrëfimi i pjesëtarit të delegacionit, diplomatit Javer Malo, nëpërmjet ditarit

(vijon nga numri i kaluar)

Seanca e 10 gushtit ishte ndoshta seanca që pati më shumë luftë, më shumë pasion e më shumë kthesa të papritura. Ja, p.sh, pas fjalimit të Caldarisit, në tribunë u ngjit delegati jugosllav Moshe Pijade, i cili lëshoi atë që, duke u mburrur e quajti “bombën” e tij “Drejtuesit e Greqisë ndjekin një politike që ishte karakteristikë e monarkive të vogla ballkanike”, tha ai dhe shtoi: “Edhe tani, bile, ne na u bënë propozime nga ana e përfaqësuesit zyrtarë të Greqisë për ta ndarë Shqipërinë midis Jugosllavisë e Greqisë. Do të thoja gjithashtu se, ishte zoti Caldaris ai që na e bëri këtë propozim disa ditë më parë”. Sensacioni ishte i plotë për diplomatë e për gazetarë. Për këta të fundit Caldarisi po kthehej në një minierë floriri.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf