Prof. Stanislav Zuber, zbuluesi i zonave naftëmbajtese dhe autori i hartës gjeologjike të Shqipërisë

1073
Dekoratën e nderit “Bene Merito” e akordon Ministri i Punëve të Jashtme të Polonise, z. Grzegorz Schetyna. Në trashëgiminë e vet krijuese M. Dhrami ka dy vepra të lidhura me Poloninë: Monumentin e gjeologut të famshëm polak, Prof. Stanislaw Zuber, të torturuar në burg pas Luftës II Botërore dhe bazorelievin e Tadeush Mazovieckit, Kryeministrit të parë jokomunist në Europën Qendrore dhe Lindore. Monumenti i Prof. Zuber, zbuluesit të zonave naftëmbajtese dhe autorit të hartës gjeologjike të Shqipërisë, u inaugurua në Kuçovë në tetor 2011 në prani të Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, z. Bamir Topi dhe ministrit të Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, z. Bogdan Zdrojevski. Bazorelievi i Tadeush Mazovieckit u zbulua në qershor 2015 në prani të ministres së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, znj. Mallgozhata Omilanovska dhe asaj të Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro. Ambasadori i Polonisë, z. Marek Jeziorski e konsideron Mumtas Dhramin mik të Ambasadës, mik të popullit të Polonisë.
Skulptori, Mumtaz Dhrami
Polonia i ka dhënë shumë figura të shquara njerëzimit. Këtu mund të përmend Kopernikun, Papa Gjon Palin, Presidentin Les Valesa, Tadeush Mazovieckin, Stanislav Zuber (inxhinieri i naftës të cilën e kam bërë memorial në Kuçovë) dhe Mazojevski ish kryeministër i parë në vitet e demokracisë. Në periudhën postkomuniste mund të përmend figurat e këtij populli si Presidentin Les Valesa, Tadeush Mazovieckin, Kryeministrin e parë jokomunist në Europën Qendrore e shumë të tjerë që i dhanë emër këtij vendi. Unë frymëzim kam marrë sidomos nga piktori i madh Jan Matejko, i cili mbetet i veçantë në mënyrën dhe stilin e tij të pikturës. Por do të ndalem në figurën e Stanislav Zuber. Kur ishte në qeli me Petro Markon, hetuesi e pyet Petron: kush është ky i shtrirë në dysheme? Është një gjeolog i madh polak, përgjigjet shkrimtari i madh. E ccfarë do të thotë gjeolog, pyet hetuesi duke e goditur Prof. Zuber me shkelm. Këtu tashmë nuk ka asnjë lloj komenti. Edhe sot gjithë naftëkërkuesit shqiptarë punojnë mbi hartëat e prof. Zyber. Atë kompanitë italiane të naftës e morën nga Baku dhe e sollën në Kuçovë. Ai mbeti themeluesi i kërkim naftës shqiptare. Atë e bërën agjent të anglezëve, agjent të italianëve kundër shqiptarëve. U martua me një itliane dhe kur i vdiq ngeli në Kuccovë. Stanisllav Zuber ka qenë një ndër inxhinjerët e naftës më të mirë në Europë. Ai ka punuar për 20 vjet në puset e naftës në Shqipëri. Fillimisht ai ka punuar në disa vende të Europës, si në Baku, pastaj erdhi në Kuçovë.
Kush ishte Prof. Dr. Stanislav Zuber?
Prof. Dr. Stanislav Zuber, një nga shkencëtarët e famshëm të rangut evropian në industrinë e naftës, u thirr në vitin 1927 nga një firmë italiane dhe punoi për 20 vjet me radhë në Shqipëri, në kërkimin dhe zbulimin e fushave naftëmbajtëse në vendin tonë, kryesisht ne zonën e Kuçovës. Vdekja sa mizore dhe tragjike e profesorit të famshëm polak, e cila në atë kohë u mbajt e fshehtë, nuk do të mësohej kurrë, po të mos ishte bërë publike nga shkrimtari i famshëm shqiptar, Petro Marko. Ai, që në ditët e para të lejimit të shtypit pluralist, në prillin e vitit 1991, denoncoi publikisht atë krim të shëmtuar të diktaturës komuniste, duke përshkruar me hollësi çastet e fundit të vdekjes së shkencëtarit të famshëm polak të përmasave evropiane që dha shpirt në duart e tij, pasi edhe vetë autori i famshëm i “Hasta la vista”-s, në atë kohë ndodhej i arrestuar në burgun e Tiranës, i akuzuar si agjent i UNRRA-s.
Zuberin nuk e vrau Shqipëria, por diktatura
Në konferencën shkencore të mbajtur në tetorin e vitit 1992 me rastin e 45-vjetorit të vdekjes së shkencëtarit të famshëm polak, Prof. Dr. Stanislav Zuber, e mori fjalën edhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni, Leonard Zisi, i cili midis të tjerave u shpreh: “Dy ditë më parë, më 18 tetor të këtij viti (1992), u mbushën plot 45 vjet, që si rrjedhojë e torturave çnjerëzore që ju shkaktuan në burgun e Tiranës, vdiq gjeologu polak me prestigj ndërkombëtar, Prof. Dr. Stanislav Zuber. Në këtë mënyrë, diktatura komuniste ia shpërbleu këtij gjeologu të famshëm kontributin e tij më se 20-vjeçar në të mirë të Shqipërisë, në fushën e gjeologjisë. Ky ishte një krim i rëndë që në mënyrë të ndërthortë çdo shqiptar ndjen një përgjegjësi morale për këtë shtetas polak me vlera kulturore universale që u trajtua barbarisht. Por profesor Zuberin nuk e vrau Shqipëria, as populli shqiptar, për të cilët ai punoi me pasion për të mirën e tyre për 20 vjet me radhë, por diktatura komuniste, ajo diktaturë që popullit polak, nga shtetet e tjera, i kish shkaktuar më parë dhimbje të tjera shumë më të mëdha, si vrasja e 14 mijë oficerëve polakë në pyjet e Katnicës së Ukrainës. Në të kundërt, Shqipëria dhe populli shqiptar e ruajti kujtimin dhe veprën e ndritur të Prof. Zuberit dhe mbas 47 viteve të sundimit të diktaturës komuniste, ajo po heq këtë njollë dhe po i jep vendin e merituar kësaj figure të shquar. Hapin e parë në këtë drejtim e bëri shkrimtari i mirënjohur Petro Marko, i cili që në ditët e para kur filloi të fryjë flladi i demokracisë në Shqipëri, më 14 prill 1991, në faqet e gazetës “Republika”, denoncoi krimin e shëmtuar të vrasjes barbare të Prof. Zuberit, duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejt i momenteve të vdekjes së tij. Ndërsa sot bëhet hapi tjetër i rëndësishëm, ai i vendosjes në vend të veprës së tij në të mirë të Shqipërisë”.
Shkrimi i gazetarit polak Carnieciecki që erdhi në Tiranë në vitin 1993
Nisur nga interesi i madh që kishte pasur për Prof. Zuberin në atdheun e tij në Poloni, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, erdhën në Tiranë një grup gazetarësh polakë, të cilët filluan investigimet e tyre për të mësuar diçka më shumë për misterin e zhdukjes së tij në këtë vend të vogël të Ballkanit. Një prej tyre ishte dhe Stanislav Carniecki, i cili sapo u kthye në Varshavë, botoi një artikull të gjatë për Zuberin në revistën shkencore KAMIENIE. Në shkrimin e tij me kryetitull “Letra nga e kaluara”, midis të tjerash thuhej: “Krimi kundër kulturës botërore”, është titulli i shkrimtarit shqiptar Petro Marko, i dënuar i regjimit të Hoxhës, që përshkruan çastet e fundit të vdekjes së gjeologut polak, Stanislav Zuber, një gjeolog gjenial i naftës në vitin 1947, që u arrestua dhe u vra në burg pa gjyq. Stanislav Zuber lindi më 14.10.1893 në Lvov, në familjen e gjeologut të shquar, profesorit të Universitetit të Lvovit, Rudolf Zuber, i cili ishte djali i madh i familjes Zuber. Si Stanislavi dhe vëllai i vogël, Kazhimiezhi, u rritën me dashurine për shkencën e gjeologjisë e në veçanti asaj të naftës, drejtimi kryesor i studimeve te babait te tyre. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Stanislav Zuber vazhdoi studimet në Universitetin e Lvovit dhe më vonë kaloi në Krakov. Profesorët e tij, krahas të atit, ishin edhe Siemiradki, Raciborski e Morozoviec. Lufta dhe pushtimi i Lvovit nga ushtria ruse në vitin 1915 i ndërprenë studimet dhe ai u transferua në thellesi të Rusisë. Me ndihmën e miqve të të atit, ai gjeti punë në një firmë zbulimi nafte në Baku. Krahas punës, studioi strukturat gjeologjike të burimeve të naftës me prejardhje vullkanike. Botoi një sërë punimesh shkencore. Më pas mundi të kthehej në Poloni në vitin 1924, ku fitoi titullin e doktorit në Universitetin e Lvovit sidhe vazhdoi studimet në rajonin e Karpateve dhe në vitin 1927 mori titullin e profesorit në Universitetin e Jagelonit në Krakov. Punimi i tij u vlerësua lart nga profesorët recensues Shajnoh dhe Noëak. I ftuar nga një firmë italiane, ai u largua po atë vit nga Universiteti i Jagelonit dhe për 20 vjet punoi në Shqipëri në zonën e Kuçovës, deri në vrasjen e tij në burgun e Tiranës në vitin 1947. Krahas studimeve, kërkimeve dhe zbulimeve të vendburimeve naftëmbajtëse në Shqipëri, ai zhvilloi aktivitet edhe në Malin e Zi dhe Itali. Në Shqipëri u vendos në Kuçovë, e cila u zhvillua si një fushë e pasur naftëmbajtëse. Kërkimet e tij ishin rezultative: në drejtimin e tij u zhvillua prodhimi i naftës në atë periudhë. Krahas kësaj, zhvilloi studime stratigrafike të përmbledhura në hartimin e Hartës Tektonike në vitin 1942. Hartoi gjithashtu disa harta rajonale gjeologjike. Është autor i mbi 200 ekspertizave, shprehur nga shkencëtarët shqiptarë në atë sesion. Një pjesë e vogël e tyre u paraqitën të dokumentuara, së pari nga udhëzimi fillimisht i drejtuesve italianë të institucionit, e mandej, pas çlirimit këto dokumente nuk publikoheshin nën siglën e “Sekretit Shtetëror” të psikozës së qeverisë së Hoxhës. Pas çlirimit, fillimisht u trajtua si shkencëtar i famshëm, pastaj u persekutua dhe u akuzua për spiunazh, se kishte pasur lidhje me bashkëpunëtorët e tij në Baku. Në vjeshtën e vitit 1947, u arrestua dhe u torturua deri në vrasjen e tij në qelinë e burgut. Gjatë punës në Shqipëri, Prof. Zuberi mori pjesë gjallërisht në jetën shkencore në shumë kongrese ndërkombëtare me paraqitjen sidomos në Francë, të punimeve dhe kumtesave nga fusha e gjeologjisë. Në Kuçovë ngriti Muzeun Gjeologjik, përgatiti gjeologët e rinj dhe krijoi lidhje me shkencëtarët shqiptarë. Krahas vendit të tij të lindjes, ai kurdoherë vlerësoi Shqipërinë si njëlloj të afërt në frytdhënien e punës së tij. Në vitin 1942 u martua me Matilda Xhianpetro nga një familje italiane aristokrate, e cila dy vjet më vonë u vra gjatë bombardimeve të aleatëve në Kuçovë. Fati tragjik i Stanislav Zuberit, e vendosin atë në përbërjen e gjeologëve të famshëm polakë, që perifrazohen në titullin e “njerëzve pa çati”, sipas Zheromskit, ashtu si Ludvig Zaincer, Stanislav Zharecni, Viktor Kuzhmiar që u sakrifikuan në shërbim të shkencës. Puna e tyre shërbeu si gur në ndërtimin e gjeologjisë polake”.
Janina Kackovska(Luarasi) i dha dëshmitë për Zuberin gazetarit polka
Një pjesë të dëshmive dhe të dhënave mbi jetën e veprën e shkencëtarit të famshëm Stanislav Zuber, kryesisht atë të qëndrimit të tij prej 20 vjetësh në Shqipëri, gazetari polak, Stanislav Carniecki, arriti ti mblidhte nga biseda që bëri me shtetasen shqiptare me origjinë polake, Janina Kacazkovska, (bashkëshortja e ish-diplomatit shqiptar të periudhës së Monarkisë së Zogut, Thoma Luarasi), e cila jetonte në një shtëpi në rrugën e “Kavajës” që nga viti 1936. Gjatë vizitës që Stanislav Carniecki bëri në Shqipëri në vitin 1992, ai mori kontaktin e parë me znj. Janina, duke i bërë një vizitë në shtëpinë e saj. Kjo gjë veç të tjerash dëshmohet edhe nga një letër falënderimi që ai ia dërgon një vit më vonë zonjes Janina, ku në mes të tjerash i shkruan: “Shumë e nderuara zonjë. Edhe një herë ju falënderoj përzemërsisht për bashkëbisedimin interesant dhe të vlefshëm mbi Stanislav Zuber. Bashkë me fotokopjen e artikullit tim që u botua në një nga revistat gjeologjike, ju dërgoj edhe urimet e mija më të përzemërta. Në vitin e ardhshëm do të flas dicka mbi jetën dhe veprimtarinë e Zuberit ne Shoqatën e Gjeologëve të Polonisë, dhe mundet të shkruaj diçka. Dërgoj për ju dhe djalin tuaj, urimet e mija më të mira me rastin e afrimit të festave dhe ju kujtoj Juve. (Stanislav Carnieckieki). 
Sigal