Prof. Selman Sheme: Kultura materiale iliro-arbërore në trevën e Çamërisë

1407
  1. Rindërtimi arkeologjik i jetës parahistorike në trevën e Çamërisë
Sigal

 Çdo popull, qofte antik apo mesjetar ka prejardhjen e vet gjenetike, nga e cila ka trashëguar territorin, gjuhën, kulturën materiale, kulturën shpirtërore dhe shoqërore dhe ne disa raste edhe emrin e tij. Te gjithë këto komponentë përbejnë bashkësinë e identitetit etniko-kulturor te një populli.

       Gjurmët më të lashta të vendbanimeve njerëzore në trojet iliro-shqiptare të Çamërisë i hasim në periudhën e fundit të paleolitit të mesëm (40.000- 30.000 vite më parë). Të kësaj periudhe janë vendbanimet shpellore në Shën Marinë, Konispol (shpella e Kercmoit), në vendbanimin e hapur prehistorik  të Xarrës etj.. (Grup autoresh – “Historia e Shqipërisë dhe shqiptareve”, SPRINT, Prizren, 2001, fq. 13-14).

       Stacione të ngjashme që dëshmojnë popullimin e hershëm human janë gjetur edhe në treva të tjera të Shqipërisë si vendbanimi shpellor prehistorik i Blazit në Mat, vendbanimi në shpatin e Malit të Dajtit, vendbanimi shpellor i Gajtanit në afërsi të Shkodrës etj..

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf