Prof. Pëllumb Xhufi/ Shteti i Arbërit dhe shembja e Perandorisë Bizantine

2906
Sigal

Në kapërcim të shek. XII-XIII, në pjesën qendrore të trojeve shqiptare dëshmohet më së miri ekzistenca e një formacioni shtetëror mesjetar shqiptar, që në historiografi quhet Shteti apo Principata e Arbërit. Dokumentacioni historik e dëshmon këtë formacion me tiparet karakteristike të një shteti mesjetar, me një organizimin dinastik dhe hierarkik të tij me mbulimin e funksioneve kryesore shtetërore, duke filluar nga funksioni i mbrojtjes ai 1 politikes se jashtme, i financave, i ligjshmërisë dhe deri tek funksioni ideologjik i mbrojtjes se besimit. Duhet thënë, se proceset e mëvetësimit politik të shqiptarëve kishin ndodhur më herët ne bllokun qendror të trevave shqiptare, në Arbërin historik. Pozicioni shumë i rëndësishëm gjeo-politik i kësaj treve, ku ndodheshin disa bastione kryesore bizantine si Durresi, Ohn e Dibra dhe ku kalonte rruga më e rëndësishme strategjike e Perandorisë Bizantine, rruga Egnatia, i dhanë Arbërit një rol esencial në dinamikat politike e ushtarake të Perandorisë, veçanërisht në marrëdhëniet me Perëndimin katolik Ky rol i spikatur gjeopolitik përcaktoi edhe kryerjen më të hershme të proceseve politike në këto treva, në raport me trevat e tjera shqiptare. Zotërimi i Durrësit dhe siguria e qarkullimit përgjatë Rrugës Egnatia vareshin nga marrëdhëniet me krerët e Arbërit. Roli i tyre rezulton qartë gjatë përplasjeve që u bënë gjatë shek. XI-XIV për zotërimin e këtyre dy nyjeve strategjike midis Perandorisë dhe Normanëve, Hohenshtaufenve Anzhuinëve e Venecia neve. Në rast se Durrësi dhe rruga Egnatia u pushtuan prej tyre dhe u humbën nga Bizantine gjatë këtij harku kohor, ato u pushtuan apo u humbën sipas qëndrimit që mbajtën krerët e Arbrit në momentin e dhënë. Burimet bizantine që i referohen Themës së Durrësit, të njohura në shek. IX, nënvizojnë rolin e madh që kishin në kuadrin e mbrojtjes së kësaj province strategjike bizantine “forcat ushtarake vendase” (enkhoroi dynameis). Burimet bizantine pohojnë se midis Arbërit dhe Perandorisë Bizantine ekzistonte një marrëdhënie e rregulluar me marrëveshje të veçanta (synthekai) Në shek XI, historiani bizantin, Mihal Ataliati, na kumton se në marrëdhëniet me Perandorinë Bizantine shqiptarët gëzonin statusin e veçantë të isopolitisë. Ky status politiko-juridik kujton marrëdhëniet që kanë sot vendet e Commonëealth-it me kurorën britanike. Ai nënkuptonte nga njëra anë njohjen e sovranitetit bizantin nga krerët shqiptare, kurse nga ana tjetër, njohjen e një autonomie politiko-administrative të tyre nga Perandoria Bizantine. Në rastin e shqiptarëve, Ataliati sqaron gjithashtu se, isopolitia nënkuptonte para së gjithash një aleancë ushtarake midis dy kontraktorëve, që në rastin tone Ataliati e quan symmachia. Interesante është, që një status të tillë të isopolitisë e Venedikut, që siç dihet ishte shteti më i strukturuar dhe më modern i kohës. Në këmbim të privilegjeve që rridhnin nga statusi i privilegjuar i isopohtisë, Venediku detyrohej ta mbështeste Perandorinë Bizantine në luftrat qe kjo bënte me të tretë (pro Romania pugnare). Siç e thamë më sipër këtë detyrim e kryenin edhe krerët e ndryshëm të Arbërit. Këta dëshmohen të marrin pjesë bashkë me trupat e tyre në trupat bizantine, por si korpus i veçantë, i dalluar nga pjesa tjetër e ushtrisë bizantine dhe me emrin e vet kombëtar (Albanoi, Albanites). Dalja në skenën e historisë e shtetit të Arbërit, në fund të shek. XII, përkon me ngjarjet që parapërgatitën shembjen e Perandorisë Bizantine nga Kryqëzata e IV në 1204 dhe krijimin në territoret e saj të një numri principatash e zotërimesh feudale perëndimore. Në vitin 1204, në Traktatin e ndarjes së Perandorisë Bizantine mes fuqive kryqtare, Venediku mori për vetë Durrësin me Arbërin, të cilat në atë dokument shfaqen me emrin provintia Dirachii et Arbani. Me sa duket, venecianët e dinin mirë se Durrësi pa Arbërin ishte e vështirë të mbahej. Megjithatë, vetëm pas në viti, në tetor 1205, në dokumentet veneciane fillon të flitet thjesht për provincia Dirrachii, dhe pak më vonë për ducatus Durachii, ku ishte vendosur të qeveriste një fisnik venecian, Marin Vallaressi, me titullin dux. Siç shihet, me t’u vendosur praktikisht në Durrës, zotërit e rinj venecian e kuptuan se e kishin të pamundur ta shtrinin pushtetin e tyre edhe në Arbër, ku tashmë prej disa vjetësh krerët e atij vendi ishin bashkuar në një formacion shtetëror të pavarur nën drejtimin e dinastisë së themeluar nga Progoni. Shumë shpejt midis tyre dhe venecianëve, filluan konflikte lidhur me zotërimin e prapatokës bujqësore të Durrësit. Këto dëshmohen jo vetëm në kohën kur në Arbër sundoi Gjini, djalë i Progonit, por edhe gjatë sundimit të vëllait të tij Dhimitrit (1207-1215). Në fakt, në korrik të vitit 1208, dogji i Venedikut, Pjetër Ziani, nënshkroi një aleancë ushtarake me qeveritarin serb të Dioklesë, Gjergjin, sipas së cilës ky i fundit angazhohej ta ndihmonte Venedikun me ushtri për të sulmuar e për të nënshtruar Dhimitrin e Arbërit. Kujtojmë që Gjergji ishte djalë i Ulkanit, birit të Stefan Nemanjës. Dhe, duke qenë se Dhimitri i Arbërit ishte martuar me vajzën e Nemanjës, mund të dalim në përfundimin se kjo martesë nuk i kishte zbutur marrëdhëniet e princit të Arbërit me kurorën serbe. Po për çështjen e hinterlandit të Durrësit, Dhimitri hyri në konflikt me kishën katolike të Durrësit, e cila kishte prona të saj në territorin jashtë qytetit. Çështja mori përmasa, saqë në gusht 1209 papa Inocenti III e kërcënoi princin Dhimitër me censurë apostolike në rast se ai nuk i kthente arqipeshkvisë katolike të Durrësit pronat, që me sa duket ia kishte rrëmbyer kësaj të fundit jashtë territorit të qytetit. Kujtojmë, se vetëm ndonjë muaj më përpara, Dhimitri ishte kthyer në fenë katolike dhe kishte vendosur lidhje të drejtpërdrejta me Papën e fuqishëm, Inocentin III. Historia politike e kulturore e shtetit të Arbërit gjatë gjithë shek. XIII dhe deri në fund të shek. XIV, flet për luhatje të vazhdueshme të tij midis Lindjes dhe Perëndimit. Një gjë të tillë e vë në dukje në shek. XIV autori bizantin, Teodor Metochites, i cili pohon: “Banorët e llirisë e të Epirit, qoftë me dëshirë a pa dëshirë, i kanë ndryshuar vazhdimisht bindjet e tyre, duke kaluar herë me Perandorin Bizantin dhe herë me Perëndimorët”. Në fakt, deri në mesin e shek. XIII, luhatja mes Lindjes bizantine dhe Perëndimit katolik dëshmohet nga prova të shumta. Dhimitri i Arbërit përfaqëson padyshim një orientim perëndimor të principatës së tij. Në fakt, ne kemi të dëshmuara marrëdhënie të tij me realitete shtetërore perëndimore, siç është Republika e Venedikut, Republika e Raguzës apo Papati, qendra e Kishës katolike në Romë. Letërkëmbimi i tij me këto vende bëhej në gjuhën latine, siç e dëshmon marrëveshja e tij me Republikën e Raguzës. Por këtu, titullatura që ai mban na çon gjithsesi në botën bizantine. Në fakt ai vetëcilësohet aty si “panhypersebastos et magnus archon”. Në këtë rast të dytë, titulli magnus archon (arkond i madh) i përgjigjet saktësisht titullit bizantin megas archon, ku latinishtja magnus ka zëvendësuar formën bizantine megas. Nga ana tjetër, në të njëjtën marrëveshje shfaqet një larmi emrash e titujsh, që flasin për fluiditetin kulturor të trevës së Arbërit, të paktën në pjesën e saj pranë Durrësit. Në fakt, kjo marrëveshje, veç panhypersebastit e magnus archon Dhimitër, nënshkruhet edhe nga fisnikët e tij Andrea Stapani (Shtëpani), fisnikët Jonima, Martini, Kozmai, Lazari, Andrea. Ky i fundit mban titullin sundia, që flet për një ndikim të hershëm sllav në atë krahinë. Një shenjë e ndikimit politik e kulturor bizantino-sllav në Arbër është edhe martesa e tij me Komnenen, vajzën e lindur nga martesa e Zhupanit të Madh të Serbisë Stefan Nemanjes me të bijën e preferuar të Perandorit Bizantin, Aleks III Engjëll. Kjo martesë ishte para së gjithash një martesë politike: në vitet e fundit të shek. XII Stefan Nemanja realizoi pushtimin e Kosovës, duke iu afruar kufijve të Arbërit. Martesa me Komnenën ishte mbyllje e një rreziku në këtë krah. Pas vdekjes së Dhimitrit, duket se fluksi kulturor bizantin fiton përsëri epërsi mbi atë perëndimor. Një personazh me emrin Grigor Kamona, i cili u martua me Komnenën të venë e Dhimitrit, paraqitet tani si personazhi kryesor në Arbër. Por, duket se në kohën e tij lidhjet me Papatin e me shtetet e tjera perëndimore janë ndërprerë krejt. Përkundrazi ajo çka dëshmohet nga periudha e drejtimit të tij, është letërkëmbimi me kartophylax-in e metropolis së Ohrit, Dhimitër Komatjanoin, i cili i konfirmoi se martesa e Kamonës me Komnenën ishte e rregullt në bazë të së drejtës kanonike. Gjithashtu, ndërsa në kohën e Dhimitrit pushtetin kishtar në Arbër e ushtronte një ipeshkv katolik, Pali në kohën e Kamones flitet vetëm për një peshkop të Krujës të ritit ortodoks. Ky duhet të ishte vendosur sërishmi në atë post, përderisa Dhimitër Komatjanoi i Ohrit, në një letër të tij të vitit 1216, shprehet “se kishte dëgjuar të flitej për herë të parë për një peshkop të tillë” Me sa duket, një ndryshim i rëndësishëm kishte ndodhur edhe në kuptimin kishtar pas vdekjes së princit Dhimitër dhe ardhjes në pushtet të sebastit Grigor Kamona: vendin e një ipeshkvi katolik e kishte zënë një peshkop ortodoks. Megjithatë, nuk do të kalojnë vetëm se rreth 50 vjet, dhe ne do të shohim se disa nga familjet fisnike të Arbërit, si Topiajt, Skurrajt, Blinishtët, Jonimajt, Vranajt, Arianitët etj., ishin rikthyer ne besimin katolik dhe mbanin lidhje të ngushta me Anzhinët dhe me vetë kreun e kishës katolike, papën e Romës. Në vitin 1338 shfaqet si zot i Arbërit konti Tanush Topia. Territoret e tij përfshiheshin midis rrjedhjeve të lumenjve Shkumbin dhe  Drin. Atë kohë, në kuptimin feudal, Tanush Topia mbante një lidhje të dyfishtë, ndaj papës dhe ndaj kurorës anzhuine. Në fakt, Papati i kishte njohur me dokument të veçantë zotërimet e Topias. Për këtë arsye, papati pretendonte të ushtronte të drejta sovrane mbi kreun e Arbërit. Por, nga ana e tyre, duke njohur me gjysmë zëri këtë lidhje të Topiajve me Papatin, Anzhuinet e Napolit pretendonin se ata ushtronin mbi Topiajt të drejta feudale eprore (supenoribus iuribus). Sigurisht, princërit Topia u munduan ta shfrytëzojnë në favorin e vet këtë situatë. Në letrat e tyre ata deklaroheshin gjithmonë si ithtarë e partnerë të preferuar të Papatit. Por, nga ana tjetër, ata mbajtën lidhje të ngushta edhe me shtëpinë katolike të Anzhuinëve të Napolit. Madje, i biri i Tanushit arriti edhe të martohej me një princeshë franceze nga familja Anzhu. Një ngjarje e tillë i dha shkas më të famshmit të Topiajve, Karl Topisë, që të mburrej me origjinën e tij nga shtëpia mbretërore franceze (ex domo Francie). Megjithatë, ky progres i orientimit pro- perëndimor e pro-katolik i Arbërit historik, nuk rezulton të jetë realizuar nëpërmjet përplasjeve e konflikteve. Shembulli i Karl Topisë, sundimtari më i rëndësishëm i Arbërit pas Skenderbeut, flet për një qëndrim tejet liberal të princërve mesjetarë shqiptarë ndaj çështjeve të besimit. Ndërsa ishte ai vetë deklarohej si katolik, Karl Topia nuk nguroi të sponsorizojë ngritjen e kishave e të manastireve ortodoksë si dhe shkrimin e kodikëve në gjuhën greko-bizantine, gjë që flet për një ndjeshmëri të madhe ndaj ndjenjave fetare të njerëzve të tij.