Prof. Klara Kodrën/ Arti pa mesazh s’mund të ekzistojë, pavarësisht nga fakti se forma në art nuk është as mantel, as rrobë, po

791
Sigal

Intervistë /Një kafe me prof. Klara Kodrën për problemet e historisë së letërsisë

 Të dashur lexues, siç jeni në dijeni këto ditë ka pasur një debat të ndezur midis shkrimtarit Ismail Kadaresë dhe Prof. Nasho Jorgaqit për çështje të inkuadrimit historik të veprave letrare dhe përkatësisë ndaj realizmit socialist të shkrimtarëve që kanë jetuar në dy periudha të historisë së Shqipërisë, prandaj mendova t’i bëj një intervistë Prof Klara Kodrës për të sqaruar disa detaje në lidhje me këtë.

H. G.- Prof. Klara, Ju si studiuese njihni mirë etapat e zhvillimit letrar në Shqipëri, ç’mendoni për ndikimin e strukturave politiko-shoqërore dhe ideologjike mbi letërsinë?

Prof. K. K.- Në kohën e të ashtuquajturit socializëm mbivlerësohej ndikimi i atyre strukturave mbi letërsinë, kurse sot reklamohet mbi të gjitha pavarësia e artit nga politika dhe ideologjia deri në teorinë e skajshme formaliste të artit si kod pa mesazh. Mendoj se është fjala për dy skajshmëri të ndryshme. Arti pa mesazh s’mund të ekzistojë, pavarësisht nga fakti se forma në art nuk është as mantel, as rrobë, po mish i gjallë. Arti është një raport i ekuilibruar mesazh-formë që i ngjan raportit trup-shpirt. Asnjë prej pjesëve të këtij organizmi s’ mund të shkëputet nga tjetra. Çdo mbivlerësim i njërës ose tjetrës dëmton vlerësimin e veprave letrare artistike. Jam për pranimin e parimit të historizmit në letërsi që nuk përjashton rëndësinë e madhe të estetikës dhe një autonomi relative të letërsisë prej periudhave historiko-politike.

Hasan Gremi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf