Prof. Gjovalin Shkurtaj: Letërsia dhe bota e arbëreshëve të Italisë në hulumtimet dhe botimet e Dhimitër Shuteriqit

874
Zonja Mynyvere Shuteriqi, në librin e saj “Një jetë në dashuri”, krahas kujtimeve të tjera të bukura e domethënëse për njohjen sa më të plotë të Jubilarit tonë të paharrueshëm, Akademikut Dhimitër S.Shuteriqi, shkruan:
“Cilido që ka pasur rastin të ketë udhëtuar nëpër Shqipëri me Dhimitrin, ka provuar kënaqësi të veçanta .Ai ishte një lloj ciceroni i palodhur, që të pasuronte me lloj-lloj informacionesh, veçanërisht për historinë e vendit.”[i]Dhe, duke iu përunjur Asaj, me nderimin e thellë që meriton, jo vetëm si zonja e një Burri të Madh si Dhimitër Shuteriqi, po edhe për vullnetin e zotësinë e madhe që po shfaq për ta mbajtur të gjallë kujtimin e vlerësimin që i takon atij, po e filloj me mbështetjen e këtij pohimi emblematik. Kam pasur rastin e këndshëm të kem qenë edhe unë me prof. Shuteriqin, në një udhëtim studimor në ngulimet arbëreshe të Kalabrisë dhe, kaq të shumta e të bukura i kam kujtimet prej asaj periudhe njëmujore saqë vitet, edhe pse tashmë bukur të shumta që kanë kaluar, nuk kanë mundur t’i zbehin aspak.

Për më tepër lexoni Gzetën Telegraf…
Sigal