Prof. Dr. Mark TIRTA/ Mary Edith Durham, e pavdekshme për Shqiptarët Në 150-vjetorin e lindjes

713
Sigal

 Një eksploruese e shquar, që u lidh së tepërmi me jetën, me traditat, me fatet e Shqiptarëve

 Në 150-vjetorin e lindjes

Në shek. XIX e fillimi i shek. XX një vargan i tërë udhëpërshkrues të huaj: diplomatë, politikanë, ushtarakë, po disa dhe thjeshtë kërkimtarë-eksplorues, bënë vëzhgime në vise të ndryshme shqiptare, në mënyrë të veçantë në krahinat malore, më tepër në ato që vetëqeveriseshin me doke, tradita, me ligje popullore të hershme. Ata zbuluan në etnokulturën shqiptare dukuri të panjohura e me shumë vlerë; shkruan me dashuri e respekt, me çiltërsi për Shqiptarët, për pasuritë e tyre kulturore.

Një eksploruese e shquar, që u lidh së tepërmi me jetën, me traditat, me fatet e Shqiptarëve, qe studiuesja angleze M. E. Durham. Më 1901, për herë të parë, zbriti në Shkodër ku u mrekullua nga natyra tërë magji e nga njerëzit e këtij vendi. Kështu në vazhdim për disa vite, deri më 1914 do të shëtisë e do të bëjë vëzhgime të natyrës etno-kulturore, historike e sociale në disa krahina fshatare, po dhe në qytete shqiptare. Do të shëtisë dhe vende të Malit të Zi, të Serbisë, të Bosnjës, të Maqedonisë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf