Prof. Dr. Hamit KABA*/ Noli për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë luftës së dytë botërore

752
Vendi i diasporës shqiptare në SHBA, sidomos i “Vatrës” dhe Nolit për periudhën që po trajtojmë, është i veçantë, jo thjesht për numrin e të mërguarve shqiptarë të grupuar rreth saj, por për angazhimin e spikatur për çështjen kombëtare dhe problemet e mëdha, me të cilat është përballur kombi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas mbarim të saj. Shumica e shqiptarëve të Amerikës për periudhën që trajtojmë ishin qytetarë amerikanë, por kulturalisht ata kishin mbetur shqiptarë, me ndjenja të forta kombëtare, pavarësisht se shumica e tyre kishin lindur në Amerikë. Roli i Nolit për emigracionin shqiptar në SHBA dhe botën shqiptarë në përgjithësi ka qenë i veçantë. Me të drejtë në një manual britanik për Shqipërinë e vitit 1943, Noli cilësohet si “shqiptari më i shquar në Amerikë”, i cili, së bashku me Konicën ishin dy udhëheqësit natyralë të lëvizjes kombëtare.

Instituti i Historisë/QSA, Tiranë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal