Prof.dr. Eshref Ymeri: Përkthmi i librit “Titistët”, u bë nën kontrolline rreptë të oficerave të sigurimit

700
Sigal

Intervistë me Prof.dr. Eshref Ymeri: Jeta ime prej Studenti, pedagogu, përkthyesi

Pyetje: Si u ndjetë kur u caktuat pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse në UT?

Përgjigje: Studimet universitare i mbarova në fund të vitit akademik 1965-1966. Pas përfundimit të provimeve, studentët e fakultetit tonë dhe të fakultetit të mjekësisë, shkuan të punojnë një muaj në aksionin e rinisë në Radhimë të Vlorës, për të hapur brezare për plantacionet e agrumeve që do të mbilleshin në to. Studentët ishin të ndarë në brigada. Kur kishte kaluar mesi i muajit në aksion, nuk mbaj mend se kush erdhi nga fakulteti dhe na lajmëroi mua dhe Agron Duron, shokun e grupit tim, se na kishin emëruar me punë në fakultet: Agronin në Katedrën e Përgjithshme të Gjuhës Ruse, katedër kjo që mbulonte mësimdhënien në gjuhën ruse në fakultetet e tjera, kurse mua në katedrën që përmendët ju, si katedra e specialitetit. Sigurisht që ky ishte një gëzim shumë i madh për mua. Ishte edhe një shpërblim që fakulteti më jepte mua për rezultate shumë të larta në mësime.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf