Prof.dr. Eshref Ymeri: Për përkthimet e veprave të udhëheqësit Enver Hoxha interesohej direkt  Ramiz Alia.

735
Sigal

Intervistë me Prof.dr. Eshref Ymeri: Jeta ime prej Studenti, pedagogu, përkthyesi

– Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste a ju dërgoi materiale për përkthim me rastin e demonstratave të fuqishme që studentët kosovarë shpërthyen në Prishtinë në pranverën e vitit 1981 për Kosovën Republikë? Asokohe qenë botuar ca artikuj të fortë në gazetën “Zëri i Popullit”.

 Jo, ai institut nuk na dërgoi materiale për përkthim për ato ngjarje. Artikujt e“Zërit të Popullit” me siguri që do t’i jenë dërguar për përkthim Radios së Jashtme në Radio Tirana, ku përkthimet bëheshin në 20 gjuhë, si edhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Por me Redaksinë tonë ndodhi diçka me të vërtetë e paimagjinueshme. Pasi kishin kaluar ca muaj pas shtypjes së përgjakshme të atyre demonstratave nga ana e shovinizmit serbomadh dhe pikërisht në muajin shtator, instituti në fjalë na dërgoi në gjuhën shqipe për përkthim në gjuhë të huaja Përkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili, në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Pëkujtesë ai kishte hartuar projektin për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf