Prof.dr. Eshref Ymeri: E pabesueshme, Sofokli Venizellosi, i kërkoi Hrushovit në 1960 autonominë e Epirit të Veriut

1059
Sigal

Intervistë me Prof.dr. Eshref Ymeri: Jeta ime prej studenti, pedagogu, përkthyesi

Të dhëna jetëshkrimore për Prof.dr. Eshref Ymerin

Është i biri i Hasan Ymerit, veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë me medaljen“Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:

“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Ka lindur më 25 dhjetor 1938. Mbaroi shkollën fillore në fshatin e lindjes Mesaplik dhe shkollën 7-vjeçare në fshatin Ramicë të Smokthinës, me rezultate  shumë të mira. Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë e përfundoi më 1959. Për rezultate të larta në mësime, u dërgua për studime universitare në Bashkimin Sovjetik. I ndërpreu në vitin 1961 për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1966, në Universitetin e Tiranës, për gjuhë dhe për letërsi ruse. Në shtator të po atij viti u emërua pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse.

Nga Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf