Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/ 6 qershor 1944, fillimi i operacionit më të madh të historisë ushtarake botërore

1897
Sigal

70 vjet më parë -OPERACIONI NË NORMANDI

Hapja e Frontit të Dytë në Europë. Ishte një ide e hedhur nga SHBA-të dhe e përkrahur nga Rusvelti. Ky mendim i hedhur në fillim të vitit 1942, ishte mirëpritur dhe nga BRSS. Në librin “I dashur Stalin…”, që është letërkëmbimi i plotë i Franklin, Rusveltit dhe Josif V. Stalinit shkruhet se, Pentagoni kishin gati logjistikën e nevojshme që më 1 prill 1943 të sulmonin Francën, me një fuqi prej 48 divizione dhe 5800 aeroplanë, duke kaluar ngushticën në pjesën më të ngushtë të saj, midis Kalisit dhe Avrës.

Qëllimi i hapjes së Frontit të Dytë në Perëndim, ishte që: të lehtësohej pesha e Ushtrisë së Kuqe në frontin lindor, të tërhiqte sa më shumë divizione gjermane nga lindja dhe të shpejtohej dorëzimi i Gjermanisë naziste. Ruzvelti në letrën që i dërgonte Çërçillit shkruante se si populli im, ashtu edhe populli juaj kanë nevojë për krijimin e një fronti që do ta largojë sa të mund trysninë nën të cilën ndodhen sovjetikët. Kundërshtimi i Çërçillit se koha për një operacion të tillë, ishte ende larg, diskutimi u përqendrua mbi mundësinë e një mësymje në Afrikën e Veriut. Kështu u vendos për një fushatë ajrore kundër Gjermanisë, si dhe zhvillimi i operacionit “Torch” në Afrikën e Veriut, për të lehtësuar frontin lindor nga presioni i nazistëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf