Prof. As. Dr. Zef GJETA: Mehmet Shehu, kërkonte për çdo vit farëra me rendimente sa më të larta.

1470
Sigal

Intervistë me Prof. As. Dr.  Zef GJETA

Për të pasur një informacion se si ka qenë formatuar Instituti i Misrit dhe i Orizit në Shkodër, po bëjmë një përmbledhje si më poshtë… Instituti i Misrit dhe i Orizit në Shkodër ka qenë një nga 24 qendrat kërkimore-shkencore të kohës, madje mund të them një nga më të mirat e më të përparuarat mes tyre. Puna ka filluar me kërkimin shkencor për bimën e misrit: fillimisht në Qendrën e Kërkimit në Lushnje, më pas në Ndërmarrjen e Zooteknikës në Shkodër e më pas si Stacion (më vonë Instituti) i Misrit (dhe i Orizit). Në këtë bërthamë kanë marrë pjesë specialistë të rangjeve dhe formimeve të ndryshme, por pikat kryesore ishin: Prof. Hysen Laçaj i diplomuar në Rusi, Prof. Ahmet Osja si drejtues të kërkimit dhe teknicienët Gjergj Dionisi dhe Ton Naraçi. Është e kuptueshme se gjatë rrugës janë bashkuar shumë specialistë e punonjës që janë marrë mirëfilli me punë shkencore, por edhe administratorë e drejtues të rangjeve të ndryshme, që kanë dhënë edhe ata kontributin e tyre në këtë drejtim. Me rëndësi është të thuhet se ky institut arriti të bëhet kombëtar jo si një relike, por falë punës shumë të madhe të bërë në drejtim të krijimit dhe të shumëzimit të farërave hibride që arrinin të mbulonin mbi 98% të sipërfaqes së mbjellë me këtë kulturë në vendin tonë. Aso kohe vendi kultivonte rreth 70.000 hektarë (rreth 10% të sipërfaqes totale të tokës bujqësore) me kulturën e  misrit.

Si organizohej sistemi i prodhimit të farërave dhe cilave fara u jepej prioritet në IMO?

Nga Albert ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf